Gabimet biblike ne analizen teologjike dhe shkencore Nëse - TopicsExpress



          

Gabimet biblike ne analizen teologjike dhe shkencore Nëse do të analizonim biblën fjalë për fjalë do të gjenim më qindra dhe mijëra gabime porse ky nuk është qëllimi ynë.Është e domosdoshme të flasësh për disa gabime të cilat prekin qartë autencitetin e biblës dhe mynyrën e konceptimit të Zotit që jep ajo. Ai është i cili krijoi qiejt e tokën brenda gjashtë dite (fazave), e Arshi (Froni) i Tij kishte qenë (më parë) mbi ujë,(Hud 7) Ndryshe nga feja Islame që thotë se froni i Zotit para se të krijohej qiejt dhe toka ishte mbi ujëra ,(Hud 7), bibla e përmend në një mynyrë tjetër duke thënë gabimisht se “Fryma e perëndisë fluturonte mbi ujëra”(Zanafilla 1/3).Në fillim të saj përmendet se gjëja e parë që Krijoi Zoti ishte toka dhe qiejt.Më vonë bibla përmend se Zoti krijoi dritën dhe gabimisht ajo shkruan se mbasi e krijoi dritën Zoti e pa se drita ishte e mirë(Zan 1/3-4).Sipas fesë Islame Zoti i di si janë gjërat para se ti krijoi të mira apo të këqija.Dhe e kundërshton kategorikisht mynyrën që bibla e interpreton sikurse Zoti i njihka gjërat mbasi i krijoka. Bibla gjithashtu flet për krijimin e dritës pa përmendur më parë krijimin e diellit dhe yjeve.Ajo flet për ardhjen e mbrëmjes dhe mëgjesit pa përmendur më parë krijimin e diellit. Ajo përmend se në ditën e dytë u krijua qieli dhe se krijimi i qiellit ishte për të ndarë ujërat nga ujërat. “Pastaj Perëndia tha: Le të jetë një kupë qiellore mes ujërave, që ti ndajë ujërat nga ujërat.(Zan1/6) Se cfarë ujërash do të ndante qielli në këtë verset ështe e paqartë.Më pas bibla thotë se Zotit urdhëron që ujërat të grumbulluan dhe të shfaqet tera.Më pas kjo terë u quajt tokë dhe këto ujëra u quajtën dete.Pastaj sipas biblës u krijuan bimët dhe frutat.Pastaj bibla vazhdon me të njëjtin gabim se mbasi Zoti i krijoi këto i pa se ishin të mira ndërkohë që Zoti si i dituri absolut i dinte se si do të ishin para se ti krijojnte. Më pas Bibla përmend krijimin e diellit dhe hënës ,ajo i quan këto të dy ndricues ndërkohë që hëna është vezulluese e dritës ndërsa dielli është ndricues sipas kuranit.Vazhon gabimi biblik se mbasi Zoti i krijoi këto i pa se ishin të mira ndërkohë që Zoti i dinte para se ti krijonte. Më pas Zoti sipas biblës krijoi kafshët, shpendët, peshqit dhe gjithë krijesat e gjalla.Këto sipas biblës u formuan nga dheu. 19 Dhe Zoti Perëndi formoi nga dheu tërë kafshët e fushës dhe tërë zogjtë e qiellit(Zanafilla 2/19) Mbas kësaj Zoti krijoi njeriun.Kjo përmendet në bibël 26 Pastaj Perëndia tha: Ta bëjmë njeriun sipas shëmbëlltyrës sonë 27 Kështu Perëndia krijoi njeriun simbas shëmbëlltyrës së vet(Zanafilla 1/26-27) Kuptimi i saj është ndryshe nga kuptimi që i japin disa të krishterë të cilët e marrin këtë argument se meqë Zoti e krijoi njeriun sipas shëmbëltyrës së tij atëherë Jezusi që ishte njeri është dhe Zot.Mirëpo ky verset ka domethënie tjetër.Shëmbëtyra ka kuptimin se disa cilësi në kuptimin gjuhësor tek njeriu janë të njësoj me disa cilësi të Zotit.Ne themi qe Zoti shikon dhe kështu themi dhe për njeriun.Ne themi që Zoti dëgjon por këtë e themi dhe për njeriu.Ne themi që Zoti ka dorë dhe këtë e themi dhe për njeriun në kuptimin gjuhësor.Porse ne kuptimin e realtë ne nuk mund të themi që dora e Zotit është njësoj si dora e njeriut ose shikimi dhe dëgjimi i Zotit është sikurse shikimi i njeriut.Pra kuptimi se njeriu u krijua sipas ishëmbëlltyrës së Zotit do të thotë se tek njeriu gjendet disa cilësi në kuptimin gjuhësor të cilat i ka dhe Zoti porse këto cilësi nuk janë të barabarta në madhësi dhe realitet,Zoti është absolut dhe kështu janë dhe cilësitë e Tij ndërsa njeriu është i kufizuar dhe kështu janë dhe cilësitë e tij. Gjithashtu në bibël përmendet se Zoti e krijoi njeriun nga toka dhe i dha shpirtin dhe njeriu u bë qënie e gjallë. “Atëherë Zoti Perëndi formoi njeriun nga pluhuri i tokës, i fryu në vrimat e hundës një frymë jete, dhe njeriu u bë një qenie e gjallë.”(Zanafilla 2/7) Zoti i dha pushtet njeriu mbi cdo krijesë në tokë dhe qiell. Mbasi krijoi tokën dhe qiejt për gjashtë ditë bibla vazhdon të gabojë duke shkruar se: 2 Ndërkaq ditën e shtatë Perëndia mbaroi veprën që kishte kryer dhe ditën e shtatë u çlodh nga gjithë vepra që kishte kryer” 3 Dhe Perëndia bekoi ditën e shtatë dhe e shenjtëroi, sepse atë ditë Perëndia u çlodh nga gjithë vepra që kishte krijuar dhe kryer (Zanafill 2/2-3) Sipas biblës Zoti u çlodh ditën e shtatë ndërkohë që kurani e përmend qartë se Zoti nuk lodhet. Megjithëse ne folëm se në ditën e dytë sipas biblës u krijuan gjelbërimi, bimët etj bibla më vonë flet se në tokë nuk kishtë asnjë bar dhe shkurre. 11 Pastaj Perëndia tha: Të mbijë toka gjelbërimin, barërat të nxjerrin farë dhe drurët frutore të japin në tokë një frut që të përmbajë farën e tij, secili simbas llojit të tij. Dhe kështu u bë. 12 Dhe toka prodhoi gjelbërim, barëra që e bënin farën simbas llojit të tyre dhe drurë që mbanin fruta me farën e tyre brenda, secili simbas llojit të vet.(Zanafilla 1/11-12) Pra si ka mundësi që bimët dhe drurët u krjuan në fillim pastaj thuhet që toka ska bimë. 5 Nuk kishte ende mbi tokë asnjë shkurrëz në fushë dhe asnjë bar nuk kishte mbirë ende në fushë, sepse Zoti Perëndi nuk kishte hedhur asnjë shi mbi tokën dhe nuk ekzistonte njeriu për të punuar tokën.(Zanafilla 2/5) Sipas biblës Ademi u vendos ne Eden dhe jo në xhenet.Në këtë vend përmendet guri i Oniksit që mund të jetë guri i zbritur nga xheneti grui Evs.(Zanafilla 2/12,15) 8 Pastaj Zoti Perëndi mbolli një kopsht në Eden, në lindje, dhe vendosi në të njeriun që kishte formuar. 15 Zoti Perëndi e mori pra njeriun dhe e futi në kopshtin e Edenit, me qëllim që ta punonte dhe ta ruante. .(Zanafilla 2/8,12) Më pas sipas biblës Ademi ia vuri emrat sendeve dhe kafshëve, ndërsa kurani tregon se emrat e sendeve dhe kafshëve ia mësoi Zoti Ademit (Bekare 2/31). Pasi krijoi Ademin Zoti krjoi nga brina e tij Evën. 22 Pastaj Zoti Perëndi me brinjën që i kishte hequr njeriut formoi një grua dhe e çoi te njeriu.(Zanafilla 2/22) Mbas kësaj bibla shprehet se të dy Ademi dhe Eva ishin lakuriq. 25 Dhe burri e gruaja e tij ishin që të dy lakuriq dhe nuk kishin turp prej kësaj.(Zanafilla 2/25) Ndërkohë që këtë gjë më pas bibla thotë se mbas hëngrën pemën e ndaluar pastaj e panë se ishin lakuriq. 7 Atëherë iu hapën sytë të dyve dhe e panë që ishin lakuriq; kështu ata qepën gjethe fiku dhe bënë breza për tu mbuluar.(Zanafilla 3/6-7) Kurani ndryshe nga bibla e tregon këtë gjë duke thënë se pjesët e turpshme te Ademit dhe Evës ishin të mbuluara me dritë vezulluese dhe mbasi hënrën pemën e ndaluar drita ju zhduk. Bibla tregon se mashtruesi i njeriut ishte gjarpëri dhe se ky fliste dhe nuk tregon se çfarë ishte ky gjarpër.Më vonë në fund të biblës tek zbulesa do ta kuptojmë se ky gjarpër ishte Satanai ose Iblisi. 9 Kështu dragoi i madh, gjarpëri i lashtë, që është quajtur djall, edhe Satan, që mashtron gjithë dheun, u hodh mbi tokë; me të u hodhën edhe engjëjt e tij.(Zbulesa 12) Gjarpri sipas biblës mashtroi vetëm gruan në fillim dhe pastaj gruaja ia dha pemën e ndaluar Ademit.Ai i mashtroi duke i thënë se po ta hanin do të bëheshin të pavdekshmë.Mbasi e hëngrën pemën të dy atëherë i doli në pah lakuriqësia dhe filluan të mbulohen me gjethe.(Zanafilla 3/1-7) 12 Njeriu u përgjigj: Gruaja që ti më vure pranë më dha nga pema dhe unë e hëngra. 13 Dhe Zoti Perëndi i tha gruas: Pse e bëre këtë?. Gruaja u përgjigj: Gjarpri më mashtroi dhe unë hëngra prej saj. (Zanafilla 3/12-13) Ndërsa kurani këtë histori e tregon më qartë dhe se sipas Kuranit u mashtrua Ademi në fillim dhe jo gruaja pavarsisht se pemën e hëngrën të dy. 120. Por, atë e ngacmoi djalli duke i thënë: O Adem, a do të të treoj për pemën e pavdekshmërisë dhe të sundimit të pazhdukshëm! 121. Ata të dy hëngrën nga ajo (pemë) dhe që të dy u zhveshën, e ia nisën ta mbulojnë veten e tyre me gjethe që mbldhnin nëpër Xhennet, dh kështu Ademi theu urdhërin e Zotit të ve dhe gaboi.(Taha) Po djalli i bëri që ata të dy të mashtrohen (Bekare 36)(Araf 20) Gabimet e biblës vazhdojnë kur ajo tregon për bisedën e Zotit me Ademin dhe Evën. Së pari ajo e përshkruan Zotin shumë keq duke thënë. 8 Pastaj dëgjuan zërin e Zotit Perëndi që shëtiste në kopsht në flladin e ditës; dhe burri e gruaja e tij u fshehën nga prania e Zotit Perëndi midis pemëve të kopshtit. 9 Atëherë Zoti Perëndi thirri njeriun dhe i tha: Ku je?.(Zanafilla 3/8-9) Zoti është madhështor dhe është larg përshkrimit biblik se shëtiste nëpër kopësht.Gjithashtu Zoti është i dijshëm për gjithçka se ku ndodhet dhe në çfarë gjendje është dhe mynyra e pyetjes “Ku je?” që tregon bibla i jep atij mangësi për të cilat Ai është i pastër dhe absolut në cilësitë e Tij. Më pas në bibël tregohet dialogu midis Zotit dhe çiftit njerzor dhe mallkimi që Zoti i bën Satanait për shkak të mashtrimit që ai i bëri njeriut dhe se ai(Iblisi) dhe qënia njerzore do të jenë në armiqësi në të gjitha brezat. 14 Atëherë Zoti Perëndi i tha gjarprit: Me qenë se bëre këtë gjë, qofsh i mallkuar ndër gjithë kafshët dhe tërë bishat e fushave! Ti do të ecësh mbi barkun tënd dhe do të hash pluhur gjithë ditët e jetës sate. 15 Dhe unë do të shtie armiqësi midis teje dhe gruas, midis farës sate dhe farës së saj; fara e saj do të shtypë kokën tënde, dhe ti do të plagosësh thembrën e farës së saj. 16 Gruas i tha: Unë do të shumëzoj në masë të madhe vuajtjet e tua dhe barrët e tua; me vuajtje do të lindësh fëmijë; dëshirat e tua do të drejtohen ndaj burrit tënd dhe ai do të sundojë mbi ty.(Zan 3) Më pas bibla tregon se Zoti e nxorri gjininë njerzore nga kopështi i Edenit ndryshe nga Kurani kur tregohet se për shkak të ngrënies së Pemës Zoti e zbriti Ademin prej xheneti.Dhe se sipas Islamit Satanai(Iblisi) u mallkua në kohën kur ai nuk iu përkul në formë respketi Ademit mbasi gjithë ëngjëjt iu përkulën.Histori që do ta tregojmë në vijim. Më pas bibla tregon historinë e Kainit dhe Abilit dhe vrasjen që vëllai i bën vëlliat duke qenë kjo vrasja e parë në gjininë njerzore dhe mëkati i dytë mbas mosbindjes së Zotit për mos ngrënë pemën e ndaluar me të cilën u mashtro shejtani.(Zanafilla 4/1-25) Në përmendjen që bibla i bën pasardhësve të ademit ajo përmend vetëm pasrdhësit e Kainit dhe Sethit prej të cilit ka prejardhjen i dërguari i Zotit Nuh(Noe). Një gabim biblik tregohet kur flitet për Enokun dhe Zotin. 22 Mbas lindjes të Methuselahut, Enoku eci me Perëndinë treqind vjet dhe pati bij e bija të tjerë. 24 Pra Enoku eci me Perëndinë, por nuk u gjend më, sepse Perëndia e mori me vete.(Zanafilla 5/22.24) Noeu eci me Perëndinë.(Zanafilla 6/9) Sikurse e theksuam dhe më parë bibla e përshkruan Zotin me cilësi njerzore duke thënë shëtiste, ecte, dhe më pas vjen pendohet.Zoti është i pastër nga këto mangësi që ia vendosin njerzit. Gjitashtu bibla i quan djemtë si bij të Zotit ndërsa vajzat si bijat e njerzve. 2 djemtë e Perëndisë panë që vajzat e njerëzve ishin të bukura, dhe morën për gra të gjitha ato që i zgjodhën vetë. 4 Kishte gjigantë mbi tokë në ato kohë, madje edhe më vonë, kur bijtë e Perëndisë iu afruan bijave të njerëzve dhe këto u lindën atyre fëmijë. Ata janë heronjtë që jetuan në kohët e lashtësisë, janë njerëzit e famshëm të këtyre kohëve.(Zanafilla 6) Zoti nuk ka fëmijë bij ose bija ndoshta këtu është në kuptimin gjuhësor sikurse themi shtëpia e Zotit për të personifikuar vendin ku adhurohet Zoti dhe jo vendin ku ai qëndron.Sikurse themi toka e Zotit, njeriu i Zotit etj.Pra fjala bij nuk ka kuptim real prandaj shprehja e përdorur nuk është e saktë në kuptimin domethënës. Vazhdon bibla të shkruaj gabim kundër madhështisë së Zotit duke thënë. 6 Dhe Zoti u pendua që kishte krijuar njeriun mbi tokë dhe u brengos për këtë në zemër të vet. 7 Kështu Zoti tha: Unë do të shfaros nga faqja e dheut njeriun që kam krijuar, duke filluar nga njeriu deri te kafshët, te rrëshqanorët, te zogjtë e qiellit, sepse pendohem që i kam krijuar.(Zan 6) Kjo është gjëja më e ulët që i thuhet Zotit .Pse do pendohesh Zoti mbasi e krijoi njeriun.Pse nuk e dinte Zoti se çfarë do bëntë njeriu dhe trashgimtarët e tij?Për Zotin nuk ka të shkuar të tashme dhe të ardhme.Ai e di çdo gjë para se ta krijoi.Njeriu pendohet kur zhgënjehet nga puna e tij e keqe.Ndërsa Zotit nuk ka pse të zhënjehet sepse ai e dinte se natyra njerzore është gabimtare dhe mëkatare.Prandaj vlen për tu theksuar se Zoti i vërtetë nuk i meriton këto fjalë dhe cilësi të cilat ia atribon bibla, e cila padyshim nga shtremëbërime dhe është shkruar nga dora njerzore pa qenë në kujdesin Zotit.Biles dhe Zanafilla dhe shumë pjësë të biblës janë transmetime gojore nga brezi në brez dhe nuk ekziston për to ndonjë material i shkruar. Noe ose Nuhu ishte i dërguari i parë në rruzullin tokësor. Mbasi në tokë u hap e keqa atëherë Zoti e urdhëroi Nuhun që të ndërtonte arkën e cila do ta shpëtontë atë dhe pasardhësit e tij bashkë më qëniet e tjera.Nuhu është i dërguari i parë që i erdhi shpallje hyjnore për ti tërhequr vërejtjen populit të tij. 18 Por unë do të caktoj besëlidhjen time me ty dhe ti do të futesh në arkën: ti, fëmijët e tu, gruaja jote dhe gratë e bijve të tu.(Zanafilla 6/18) Gjithashtu në kohën e Nuhut ndodhi dënimi i parë masiv njerëzor kur botën e përmbyti uji. 23 Dhe të gjitha gjallesat që ishin mbi faqen e dheut u shfarosën: duke filluar nga njeriu deri te bagëtia, te gjarpërinjtë dhe zogjtë e qiellit; ato u shfarosën nga toka dhe shpëtoi vetëm Noeu bashkë me ata që ishin me të në arkë.24 Dhe ujërat mbuluan tokën ... (Zanafilla 7/23/24) Më pas mbasi uji ra nga niveli i tij lartë Nuhu ndërtoi një altar dhe bëri kurban për Zotin. 20 Atëherë Noeu ndërtoi një altar për Zotin, mori nga çdo lloj kafshësh dhe zogjsh të pastër dhe ofroi fli mbi altarin.(Zanafilla 8/20) Zoti i vendosi rregull Nuhut që të përdori mirësitë e Zotit në toka, bimët,frutat, kafshët dhe se gjakun e tyre mos ta përdori si ushqim. 4 por nuk do ta hani mishin me gjallërinë e tij, domethënë me gjakun e tij.(Zanafilla 9/4) Zoti do ti kërkojë njeriut llogari për jetën e tij dhe mirësitë që ai ka shfrytëzuar. 5 Unë do të kërkoj sigurisht llogari për gjakun e jetëve tuaja dhe këtë do tia kërkoj çdo kafshe dhe njeriu. Do ti kërkoj llogari për jetën e njeriut dorës së çdo vëllai të njeriut.(Zanafilla 9/5) Zoti e ndaloi vrasjen e njeriut dhe për këtë vendosi ligjin me vdekje. 6 Cilido që derdh gjakun e një njeriu, gjaku i tij do të derdhet nga një njeri, sepse Perëndia e ka krijuar njeriun simbas shëmbëlltyrës së tij.(Zanafilla 9/6) Pra Zoti cakton shpalljen hyjnore për Nuhun dhe se zbatimi i saj nuk do të sjell asnjë dënim prej Zotit më të kundërt Zoti do të sjellë shkatarrime dhe dënime. 8 Pastaj Perëndia u foli Noeut dhe bijve të tij që ishin bashkë me të, duke thënë: 9 Sa për mua, unë caktoj besëlidhjen time me ju dhe me brezin që vjen pas jush, 10 dhe me gjithë gjallesat që janë me ju: zogj, bagëti dhe tërë kafshët e tokës që janë me ju, duke filluar nga tërë ata që kanë dalë nga arka dhe deri te tërë kafshët e tokës. 11 Unë e caktoj besëlidhjen time me ju: asnjë lloj mishi nuk do të shfaroset më nga ujërat e përmbytjes, dhe nuk do të ketë më përmbytje për të shkatërruar tokën. 12 Pastaj Perëndia tha: Kjo është shenja e besëlidhjes që unë përfundoj midis meje dhe jush, me të gjitha qeniet e gjalla që janë me ju, me të gjithë brezat e ardhshëm.(Zanafilla 9) Vzhdon bibla me gabimet e saj ndaj konceptimit të Zotit dhe atribimit ndaj profetëve vepra të cilat ata nuk i kanë kryer pasi kanë qenë të ruajtur prej Zotit. 14 Dhe kur të sjell re mbi tokën, do të ndodhë që harku të shfaqet në retë; 15 dhe unë do të kujtohem për besëlidhjen time midis meje dhe jush .... . unë do ta shikoj për të kujtuar besëlidhjen e përjetshme ... .(Zanafilla 9/14-16) Fjala kujtesë i atribohet njeriut pasi ajo ëstë antonimi i harresës dhe se njeriu kujtohet kur harron dicka.ndërsa Zoti nuk ka nevojë të kujtohet sepse ai nuk harron.Pra shprehja e përdorur nga shkruesit e biblës është e gabuar. Po kështu llogjika e besimtarit nuk e pranon këtë cilësi për një profet të Zotit i cili dehet dhe zhvishet lakuriq. 20 Më vonë Noeu, që ishte bujk, filloi të mbjellë një vresht;21 dhe piu verë e u deh, dhe u zhvesh në mes të çadrës së tij.(Zanafilla 9/20-21) Më vonë tek pasardhësit e Nuhut(Noeut) përmendet profeti Abraham , kulla Babelit, sundimtari Nemrod, shumimi i gjuhëve njerzore etj. 8 Kushit i lindi Nimrodi, që filloi të jetë një njeri i fuqishëm mbi tokë. 9 Ai qe një gjahtar i fuqishëm para Zotit; prandaj thuhet: Si Nimrodi, gjahtari i fuqishëm para Zotit. 10 Dhe fillimi i mbretërimit të tij qe Babeli, Ereku, Akadi dhe Kalmehu në vendin e Shinarit.(Zanafilla 10/8-10) Kulla e Babelit dhe gjuhët e popujve. 1 Por tërë toka fliste të njëjtën gjuhë dhe përdorte të njëjtat fjalë. 3 Dhe i thanë njëri tjetrit: O burra, të bëjmë tulla dhe ti pjekim me zjarr!. Dhe përdorën tulla në vend të gurëve dhe bitum në vend të llaçit. 4 Dhe thanë: O burra, të ndërtojmë për vete një qytet dhe një kullë maja e së cilës të arrijë deri në qiell, dhe ti bëjmë një emër vetes që të mos shpërndahemi mbi faqen e tërë dheut. 6 Dhe Zoti tha: Ja, ata janë një popull i vetëm dhe kanë të gjithë të njëjtën gjuhë; dhe kjo është ajo që ata filluan të bëjnë; tani asgjë nuk ka për ti penguar ata të përfundojnë atë që kanë ndërmend të bëjnë. 9 Prandaj këtij vendi iu dha emri i Babelit, sepse Zoti aty ngatërroi gjuhën e tërë dheut dhe i shpërndau mbi tërë faqen e dheut.(Zanafilla11/4-9) Diku aty përmendet dhe dy emra të cilat na përngjasojnë me dy emra të njohura të ceremonisë së Haxhit. 28 Obali, Abimaeli, Sheba, 29 Ofiri, Havilahu dhe Jobabi. Tërë këta qenë bij të Joktanit. 30 Dhe vendbanimi i tyre qe mali lindor, nga Mesha deri në Sefar.(Zanafilla 10/28-30) Vlen për tu theksuar se në këtë verset përmendet dhe Sheba ndoshta prej tij ka marrë emrin Beer-Sheba. Të cilën do ta përmendim më poshtë. Abrahami Abrahami nuk ishte jehudi.Sipas biblës ai ishte biri i Terahut i cili pati tre femije.Abrahamin,Nahori dhe Harani.Harani kishte si femijë profetin Lot.Tek Zanafilla 11/27-28 tregohet se Abrahami ishte nga Uji i Kaldeasve i cili i bie ne Mesopotami.Me pas Abrahami sipas bibles transferohet për në vendin e Kananëve, mirëpo një farë kohë qëndroi në Haran.(Zanafilla 11/31).Abrahami ndërtoi disa altare.(Zanafilla 12/7-8 dhe 13/18) dhe thirri emrin e Zotit në vendin ku kishte ndërtuar këto Altare.(Zanafilla 12/8 dhe 13/4)Mbasi Abrahami arriti në Kanan në të cilin iu dha dhe premtimi për ta poseduar si vend.(Zanafilla 13/15).Abrahami si profet i Zotit luftoi për të çliruar nipin e tij Lotin i cili ishte zënë rob. 14 Kur Abrami mësoi se vëllai i tij ishte zënë rob, ai armatosi njerëzit e stërvitur, shërbyes të lindur në shtëpinë e tij, gjithsej treqind e tetëmbëdhjetë veta dhe i ndoqi mbretërit deri në Dan. 15 Ai i ndau forcat e tij kundër tyre natën, dhe me shërbyesit e tij i sulmoi dhe i ndoqi deri në Hobah, që ndodhet në të majtë të Damaskut. 16 Kështu ai rimori tërë pasurinë dhe solli me vete edhe Lotin, të vëllanë, dhe tërë pasurinë e tij, si edhe gratë dhe popullin.(Zanafilla 14/14-15) Mbas luftës Abrahami i dha plaçkë lufte Mbretit të Salemit 1/10.(Zanafilla 14/20) Më vonë Zoti bëri një besëlidhje me Abrahamin duke i premtuar si vend nga përroi i Egjiptit e deri në lumin Eufrat.(Zanafilla 15/18) Abrahami ishte i martuar me Sarën të cilët udhëtuan për në Egjipt mbas zisë së bukës që ra.(Zanafilla12/10).Mbas mrekullisë që pësoi Faraoni për të mos e prekur Sarën ai i dhuroi asaj dhe Abrahamit shumë dhurata dhe ndër to një Shërbyese, e cila quhej Agar.Mbasi Sara nuk linde dhe ishte sterile atëherë ajo ia dha burrit të saj Abrahamit shërbëtoren e saj, Agarin për grua.Kështu që Abrahami e la shtatzënë Agarin gruan egjyptase.Kur Agari e kuptoi se ishte me barrë sipas Sarës në biblël përmendet pretendimi i Sarës se ajo e përbuzi dhe kështu Sara u zemrua dhe i tha Abrahamit për këtë.Abrahami i la liri veprimi.Ndërkohë që Sara u soll në mynyrë të ashpër ndaj Agarit dhe ajo donte të largohej prej saj.Një Ëngjëll i Zotit i premtoi Agarit s`e pasardhësit e saj do të shumohen dhe do të lindësh një djalë të cilin do ta quash Ismael.(Zanafilla 16/10) 11 Engjëlli i Zotit i tha akoma: Ja, ti je me barrë dhe do të lindësh një djalë dhe do ta quash Ismael, sepse Zoti mori parasysh hidhërimin tënd; (Zanafilla 16/11) Ndoshta Sara kishte abuzuar me të dhe e kishte akuzuar pa të drejtë prandaj Zoti ia mori parasysh hidhërimin e saj.Kur lindi Ismaeli Abrahami ishte në moshën 86 vjecare. 16 Abrami ishte tetëdhjetë e gjashtë vjeç, kur Agari lindi Ismaelin për Abramin. (Zanafilla 16/16) Zoti bëri katër premtime me Abrahamin.Dy premtime për dy vende për trashëgimtarët e tij dhe dy premtime për dy pasardhësit e tij. 18 Po atë ditë Zoti bëri një besëlidhje me Abramin duke i thënë: Unë u jap pasardhësve të tu këtë vend, nga përroi i Egjiptit deri në lumin e madh, lumin e Eufratit (Zanafilla 15/18) Kjo bëhesh fjalë për vendin e pasardhësve të Ismaelit të cilin dhe iu lajmërua nga Zoti. 4 Atëherë fjala e Zotit iu drejtua duke i thënë: Ai nuk do të jetë trashëgimtari yt(Elizeri i Damaskut shërbyesi Abrahamit), por ai që ka për të dalë nga të përbrendshmet e tua do të jetë trashëgimtari yt. 5 Pastaj e çoi jashtë dhe i tha: Vështro me kujdes qiellin dhe numëro yjet, në rast se mund ti numërosh, pastaj shtoi: Kështu kanë për të qenë pasardhësit e tu.(Zanafilla 15/4-5) Pikërisht këtë premtim Ëngjëlli ia tregoi për Ismaelin. 10 Pastaj Engjëlli i Zotit shtoi: Unë do ti shumëzoj fort pasardhësit e tu aq sa të mos mund të llogariten për shkak të numrit të tyre të madh. 11 Engjëlli i Zotit i tha akoma: Ja, ti je me barrë dhe do të lindësh një djalë dhe do ta quash Ismael, sepse Zoti mori parasysh hidhërimin tënd;(Zanafilla 16/10-11) Më vonë Zoti i premtoi Abarahamit se do ti jepte trashëgim për pasardhësit e tij edhe vendin e Kananëve. 8 Dhe ty dhe pasardhësve të tu pas teje, do tu jap vendin ku ti banon si një i huaj: tërë vendin e Kanaanëve, në pronësi për gjithnjë; dhe do jem Perëndia i tyre. 9 Pastaj Perëndia i tha Abrahamit: Nga ana jote, ti do ta respektosh besëlidhjen time, ti dhe pasardhësit e tu, nga një brez në tjetrin.(Zanafilla 17/8-9) Pastaj i premton për pasardhësin e tij Isakun. 16 Dhe unë do ta bekoj dhe do të bëj që ajo të të japë edhe një bir; po, unë do ta bekoj dhe prej saj do të lindin kombe; mbretër popujsh do të dalin prej saj. 17 Atëherë Abrahami u shtri me fytyrën ndaj tokës dhe qeshi; dhe tha në zemër të tij: A do të lindë vallë një fëmijë nga një njeri njëqindvjeçar? Dhe do të lindë Sara që është nëntëdhjetë vjeç?. 19 Por Perëndia u përgjegj: Jo, por Sara gruaja jote do të lindë një bir, dhe ti do ta quash Isak; dhe unë do të caktoj besëlidhjen time me të, një besëlidhje të përjetshme me pasardhësit e tij. (Zanafilla 17/16, 19) Gjithashtu bibla tregon se kushti për Besëlidhjen midis Zotit dhe pasardhësve të Abarahamit do të ishte rrethprerja(synetlluku) dhe respketimi i ligjeve të Zotit. 9 Pastaj Perëndia i tha Abrahamit: Nga ana jote, ti do ta respektosh besëlidhjen time, ti dhe pasardhësit e tu, nga një brez në tjetrin. 10 Kjo është besëlidhja ime që ju do të respektoni midis meje edhe jush, si dhe pasardhësve të tu pas teje: çdo mashkull që ndodhet midis jush do të rrethpritet. 11 Dhe do të rrethpriteni në mishin e prepucit tuaj; dhe kjo do të jetë një shenjë e besëlidhjes midis meje dhe jush.(Zanafilla 17/9-11) Dhe ishte Ismaeli dhe Abrahami ai që ë zbatoi këtë Besëlidhje të parën dhe Zoti i premtoi se prej Ismaelit do të lindë një komb i madh. 20 Sa për Ismaelin, unë ta kam plotësuar dëshirën. Ja unë do ta bekoj, do ta bëj të frytshëm dhe do ta shumoj fort. Ai do të bëhet babai i dymbëdhjetë princërve, dhe unë do të bëj prej tij një komb të madh.(Zanafilla 17/20) Pastaj Abarahami i mori pasardhësit dhe u bënë sunet(rrethprenë). 23 Atëherë Abrahami mori Ismaelin, djalin e tij, të gjithë ata që kishin lindur në shtëpinë e tij dhe tërë ata që kishte blerë me paratë e veta, tërë meshkujt e shtëpisë së Abrahamit dhe, po atë ditë, 24 Por Abrahami ishte nëntëdhjetë e nëntë vjeç kur u rrethpre në mishin e prepucit të tij. 25 Dhe Ismaeli, biri i tij, ishte trembëdhjetë vjeç kur u rrethpre në mishin e prepucit të tij. 26 Po atë ditë u rrethprenë Abrahami dhe Ismaeli, biri i tij.(Zanafilla /17/23-26) Një tjetër gabim biblik përvec kronologjisë së ngjarjeve, ku shkuarja në Egjipt mbas zisë dhe ndodhia e me Abilemelun i cili donte të merrte Sarën për grua është e njëjta kohë.Ndërkohë që bibla i trajton në kohë të ndryshme .Gjithashtu Agari qe dhuratë nga faraoni i Egjiptit për shkak të ngacmimit që ai i bëri Sarës.Ndërsa bibla këtë e trajton si problem mbas lindjes së Ismaelit.Gjithashtu bibla e thotë se Sara ishte motra e Abarahamit prej babai.Pra këtu ka vende për aludim gabimesh. 11 Abrahami u përgjegj: E bëra sepse thoja me veten time: Sigurisht, në këtë vend nuk kanë frikë nga Perëndia; dhe do të më vrasin për shkak të gruas sime. 12 Përveç kësaj ajo është në të vërtetë motra ime, bijë e babait tim, por jo bijë e nënës sime; dhe pastaj u bë gruaja ime.(Zanafilla 20/11-12) Mbas dënimit të popullit të Sodomës dhe Gomorrës Abraahmi lindi Isakun të cilin e bëri sunet. 2 Dhe Sara u ngjiz dhe lindi një djalë me Abrahamin në pleqërinë e tij, në kohën e caktuar që Perëndia i kishte thënë. 3 Dhe Abrahami ia vuri emrin Isak birit që i kishte lindur dhe që Sara kishte lindur. 4 Pastaj Abrahami e rrethpreu birin e tij Isak kur ishte tetë ditësh, ashtu siç e kishte urdhëruar Perëndia. 5 Por Abrahami ishte njëqind vjeç, kur i lindi biri i tij Isaku.(Zanafilla 21/2-5) Mbas lindjes së Isakut Sara bëhet xheloze ndaj Agarit dhe birit të saj Ismaelit.Prandaj ai i kërkon Abrahamit që ta largoj atë. 10 Atëherë ajo i tha Abrahamit: Përzëre këtë shërbyese dhe birin e saj, sepse i biri i kësaj shërbyese nuk duhet të jetë trashëgimtar me birin tim, me Isakun.(Zanafilla 21/10) Kjo xhelozi e shprehur me fjalë nuk i pëlqeu Abarahamit.Por Zoti e këshilloi që të mos mërzitej sepse cdo gjë ka urtësinë e saj. 11 Kjo gjë si pëlqeu aspak Abrahamit, për shkak të djalit të tij. 12 Por Perëndia i tha Abrahamit: Mos u hidhëro për shkak të djalit dhe të shërbyeses sate; dëgjo tërë ato që të thotë Sara, sepse nga Isaku do të dalin pasardhës që do të mbajnë emrin tënd. 13 Edhe nga djali i kësaj shërbyeses unë do të bëj një komb, sepse është një pasardhës i yt.( (Zanafilla 21/11-13) Zoti e quan Ismaelin pasardhësin e Abrahamit dhe largimi i tij ishte urtësi e Zotit për të formuar një komb tjetër . 13 Edhe nga djali i kësaj shërbyeses unë do të bëj një komb, sepse është një pasardhës i yt.(Zanafilla 21/13) Abrahami e ndihmoi që të përgatisi rrobat Agarin për ta lënë nën urtësinë e Zotit sikurse Nëna e Musait la djalin e saj në lumë nën ruajtjen e Zotit.Duke ecur në shkretëtirën e Beer Shebës djali e zu etja dhe filloi të qajë. 14 Abrahami u ngrit herët në mëngjes, mori bukë dhe një calik ujë dhe ia dha Agarit; vuri gjithçka mbi shpatullat e saj dhe e nisi bashkë me fëmijën. Kështu ajo u nis dhe filloi të bredhë nëpër shkretëtirën e Beer-Shebas. 15 Kur uji i calikut mbaroi, ajo e vuri fëmijën poshtë një kaçubeje. 16 Dhe shkoi e u ul përballë tij, në një largësi sa një goditje me hark, sepse thoshte: Nuk dua ta shoh fëmijën të vdesë! Kështu ajo u ul përballë tij, ngriti zërin dhe qau. 17 Dhe Perëndia dëgjoi zërin e djaloshit dhe engjëlli i Perëndisë thirri Agarin nga qielli dhe i tha: Çfarë ke, Agar? Mos ki frikë, se Perëndia ka dëgjuar zërin e djaloshit aty ku ndodhet. 18 Çohu, çoje djaloshin dhe mbaje fort me dorën tënde, sepse unë do të bëj prej tij një komb të madh. 19 Atëherë Perëndia ia hapi sytë dhe ajo pa një pus uji: kështu vajti të mbushë calikun me ujë dhe i dha të pijë djaloshit. 20 Dhe Perëndia ishte me djaloshin; ai u rrit, banoi në shkretëtirë dhe u bë shenjëtar harku. 21 Ai banoi në shkretëtirën e Paranit dhe nëna e tij e martoi me një grua nga Egjipti.(Zanafilla 21/14-21) Megjithëse bibla nuk e përmend tekstualisht porse Abrahami shkoi tek Agari dhe Ismaeli më vonë për të parë djalin e tij.Këtë e dëshmon dhe vetë bibla. 25 Pastaj Abrahami e qortoi Abimelekun për shkak të një pusi uji që shërbyesit e Abimelekut e kishin shtënë në dorë 26 Abimeleku tha: Unë nuk e di se kush e ka bërë këtë gjë; ti vetë nuk ma ke njoftuar dhe unë vetëm sot dëgjova të flitet për këtë ngjarje. 27 Atëherë Abrahami mori dele dhe qe dhe ia dha Abimelekut; dhe të dy lidhën aleancë. 28 Pastaj Abrahami vuri mënjanë shtatë qengja femër të kopesë. 29 Dhe Abimeleku i tha Abrahamit: Çkuptim ka ajo që ke vënë shtatë qengja mënjanë?. 30 Abrahami u përgjegj: Ti do ti pranosh nga dora ime këto shtatë qengja, me qëllim që kjo të më vlejë si dëshmi që unë e kam hapur këtë pus. 31 Prandaj ai e quajti këtë vend Beer-Sheba, sepse aty që të dy ishin betuar. 32 Kështu lidhën aleancë në Beer-Sheba. Pastaj Abimeleku dhe Pikoli, kreu i ushtrisë të tij, u ngritën dhe u kthyen në vendin e Filistejve. .(Zanafilla 21/25) Abrahami ndërtoi bashkë me Ismaelin Qaben e madhnueshme.Bibla këtë fakt nuk e thotë tekstualisht mirëpo faktet sikurse i përmendëm më lart në lidhje me ndërtimet e tempujve nga Abrahami janë të qartë.Ja si vijojnë. 7 Atëherë u shfaq Zoti përpara Abramit dhe i tha: Unë do tja jap këtë vend pasardhësve të tu. Atëherë Abrami i ndërtoi aty një altar Zotit që i ishte shfaqur. 8 Së këtejmi u zhvendos drejt malit në lindje të Bethelit dhe ngriti çadrat e tij, duke pasur Bethelin në jug dhe Ainë në lindje; dhe ndërtoi aty një altar kushtuar Zotit dhe i bëri thirrje emrit të Zotit. (Zanafilla 12/7-8) vazhdon
Posted on: Tue, 22 Oct 2013 12:45:47 +0000

Trending Topics



had a booth at a health fair. I came up with 3 ways to
UM DIA PRA VC VER COMO SÃO AS COISA UM DIA O GRANDE AMOR DA SUA

Recently Viewed Topics




© 2015