Gadishulli i Krimesë kërcënohet nga katastrofa ekologjike. - TopicsExpress



          

Gadishulli i Krimesë kërcënohet nga katastrofa ekologjike. Është minimizuar programi për riciklimin e armëve kimike të viteve të Luftës së Dytë Botërore, të varrosura në fundin e Detit të Zi dhe Detit Azov. Kabineti i Ministrave të Ukrainës injoroi rinovimin e këtij programi, përkundër faktit se në plazhet shumë popullore të Krimesë janë zbuluar gjurmë të dekompozimit të substancave toksike luftarake. Më shumë se një mijë kontejnerë me kimikate toksike luftarake u fundosën në Detin e Zi përgjatë bregdetit të Krimesë që në vitin 1941, para pushtimit të Gadishullit të Krimesë nga trupat gjermane. Me kërkimin dhe asgjësimin e mbetjeve të armëve kimike në Ukrainë janë angazhuar që nga mesi i viteve 1990. Por deri më sot është arritur të realizohet më pak se gjysma e punimeve të planifikuara. Ndërkohë që kontejnerët mund të përbëjnë një kërcënim real për ekologjinë e rajonit, thotë Kryetari i Komitetit për zhvillimin e punimeve nënujore me destinacion të veçantë, Profesor Tengiz Borisov: - Me kalimin e kaq shumë viteve këto kontejnerë janë gërryer rëndë prej korrozionit dhe nga ato kanë filluar të derdhen në ujin e detit substanca toksike. Dy vjet më parë janë kryer hulumtime dhe në fundin e detit u gjetën më shumë se 500 kontejnerë. Por vendimi se çfarë të bëhet më tej me to nuk u morr. Në Krime e mohojnë informacionin e përhapur në lidhje me ndotjen e brigjeve dhe pellgjeve të Detit të Zi dhe Detit Azov. Informacioni në lidhje me fuçitë e mbushura me kimikate tradicionalisht del në sipërfaqe para fillimit të sezonit turistik në Krime, thotë deputeti i Këshillit të Lartë të Krimesë Oleg Rodivillov: - Këtë vit u dukën njoftime se gjoja janë gjetur disa municione në bordin e një luftanije të mbytur gjatë viteve të Luftës së Dytë Botërore në një thellësi prej më shumë se një kilometër. Askush nuk e ka ngritur anijen në sipërfaqe dhe, natyrisht, në atë thellësi që pretendohet të gjendet ajo nuk mund të jenë ndërmarrë ndofarë studimesh e kërkimesh. Për më tepër se më poshtë se 200-300 metra në Detin e Zi çlirohen aktivisht sulfide hidrogjeni. Si oficer që jam unë mund të vë në dukje se në një thellësi të tillë pas 70 vitesh qëndrimi në mjedisin agresiv të sulfideve të hidrogjenit mbi problemin e municioneve me substanca toksike kimike as që mund të flitet më. Ambjentalistët ndërkohë po u bien kambanave të alarmit. Në Ngushticën e Kerçit përmbajtja e produkteve të dekompozimit të substancave toksike në ujë tejkalon kufirin e lejuar deri në 3.5 herë. Mjafton të pini aksidentalisht një gllënjkë nga ky ujë dhe ju mund të merrni një helmim të rëndë. Duhet thënë se efekti negativ i ndikimit vazhdon për shumë vite me radhë dhe pasojat mund të shfaqen pas disa brezash. Svetllana Kallmikova
Posted on: Sun, 03 Nov 2013 17:39:02 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015