Galliani: Nuk jemi ekip i dështuar Adriano Galliani ia ka - TopicsExpress



          

Galliani: Nuk jemi ekip i dështuar Adriano Galliani ia ka përkujtuar Leite Kakas se nuk ka ardhur te një ekip i dështuar, por te ekipi më i mirë italian për momentin. Juventusi e ka fituar Scudetton dy herë radhazi, por kjo nuk i lë përshtypje Gallianit, që thotë se ekipi i tij është më i miri në Itali. Galliani thotë se ekipi i tij është më lart në ranglistën e UEFA-s (një gjë e pavërtetë pasi Interi është para Milanit) dhe se kjo duhet të shërbejë si motiv krenarie për të gjithë. “Ne jemi klubi i parë në Evropë, shikoni ranglistën e UEFA-së”. “Milani nga këta që luajnë në fazën grupore, është ekipi që ka realizuar më shumë pikë në pesë vitet e fundit: Milani 378, Juve 358, Interi 354”. “Nuk më pëlqen që ne të etiketohemi në mënyra të ndryshme. Ne e fituam Scudetton tri vjet më parë. Ne ishim të parët deri në prill dy vite më parë. Më pas, vitin e kaluar, ne përfunduam në vendin e tretë”. “Unë flas me krenari edhe për të kaluarën, por edhe për të tashmen e Milanit. Ricky, po t’i them këto gjëra sepse nuk ke ardhur te një ekip dështakësh”, ka deklaruar Galliani në prezantimin zyrtar të Kakas si lojtar i Milanit.
Posted on: Thu, 05 Sep 2013 21:28:12 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015