Gara për Eto’o, Chelsea në avantazh ndaj Interit Në - TopicsExpress



          

Gara për Eto’o, Chelsea në avantazh ndaj Interit Në numërimin mbrapsht për Samuel Etoo gjithshka do të jetë më e qartë në fillimin e javës së ardhshme. Interi pregatitet për duelin në distancë me Celsin me vetëdijen se luan në kundërsulm. Për momentin klubi londinez është ndalur te oferta për një kontratë një vjecare prej 5 milion eurosh neto në sezon për kamerunasin dhe me perspektivën për një rinovim me paktin që sulmuesi të realizojë një numër të konsiderueshëm paraqitjesh e golash. Është vetëm një provë në mirëbesim, apo në Stemford Bridge duan ti kursejnë paratë për kamerunasin.Te Inter shpresojnë që përgjigja të jetë kjo e dyta, pasi në këtë rast ideja zikaltër për të marrë po-në e Samuel Etoo me një kontratë dy vjecare prej 4.5 milionë eurosh në sezon mund të rezultojë fituese. Por këto janë vetëm detaje, më shumë zikaltërit duhet tju ruhen zhvillimeve të fundit në aksin Abramovic-Kerimov. Dy manjatët rusë poresidentë respektivë të Celsit dhe Anzhit në mënyrë befasuese gjetën mirëkuptimin për Uillian duke lënë me gisht në gojë Totenham. Ndoshta mund të flirtojnë edhe për Etoo dhe Mourinjo nxiton për këtë zgjidhje, por a do të kënaqet portugezi, natyrisht që Interi shpreson që jo.
Posted on: Sat, 24 Aug 2013 19:29:14 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015