Gerrard: Dua të bëhem trajner i Liverpoolit Steven Gerrard e ka - TopicsExpress



          

Gerrard: Dua të bëhem trajner i Liverpoolit Steven Gerrard e ka zbuluar ëndrrën e tij. Ylli anglez i futbollit synon që një ditë të bëhet trajner i Liverpoolit. 33 vjeçari është legjendë e Reds dhe shpreson që eksperiencën tek klubi i zemrës ta vazhdojë edhe si trajner.“Ëndrra që bëhet realitet do të ishte ajo që të bëhem menaxher i Liverpoolit, kur ky post do të jetë i lirë”, ka thënë përfaqësuesi anglez për magazinën TwentyFour 7 Football.Sidoqoftë, Gerrard ka bërë me dije se nuk po mendon të pensionohet për momentin. Një tjetër ëndërr e tij është që ta fitojë titullin e kampionit në Premierligë, të cilin nuk e ka fituar asnjëherë në karrierë.
Posted on: Fri, 06 Sep 2013 09:18:53 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015