Gjate nje bisede midis nje mashkulli dhe nje femre , mashkulli - TopicsExpress



          

Gjate nje bisede midis nje mashkulli dhe nje femre , mashkulli pyet : -" Cfare lloj mashkulli kerkon ? " Gruaja pasi hesht nje fare kohe , e shikon burrin ne sy dhe e pyet : " Vertet do ta ta dish ? " Burri jo me shume deshire " Po " i thote. Dhe gruaja fillon te shpjegoje... "Sot ne kete moshe jam ne gjendje te pyes se cfare mund te beje nje mashkull per mua , me shume se cfare mund te bej un per veten time. Shpenzimet e mia i perballoj vete , pa pasur nevojen e nje burri ose te nje gruaje tjeter menaxhoj shtepine time. Dhe duke qene ne kete pozicion un jam ne gjendje te shtroj pyetjen " Cfare shtron ti ne tavoline ?" Burri shikon gruan dhe mendoi se ajo po fliste per lekun. Grruaja e kapi menjehere kete mendim dhe filloi te shpjegonte mendimin : " Nuk po flas per lekun . Dua dicka me teper se leku . Kam nevoje per nje mashkull qe kerkon perfektesine ne cdo aspekt te jetes." Burri mbeshtet mbas karriges dhe kerkon nga gruaja qe ta shpjegoje pak me mire mendimin duke kryqezuar krahet. Dhe gruaja vazhdon te shpjegoje : "Dua nje burre qe mundohet te perfeksionoje mendjen e tij , sepse dua te eksitohem nga bisedat dhe mendja . Nuk kam nevoje per nje mashkull te thjeshte. Kerkoj nje mashkull qe mundohet te perfektesohet shpirterisht pasi nuk kam nevoje per nje bashkim te pabarabarte. Njerezit qe bashkohen duke mos pasur te njejtat mendime , i pret nje fund fatkeq. Dua nje mashkull qe te jete ne gjendje te kuptoje se cfare po jetoj un si femer dhe qe te jete aq i forte sa te me tregoje dhe ndihmoje te hedh hapa te sigurte. Kerkoj nje burre qe te kem respekt per te . Per tju perulur atij duhet te kem respekt per te. Aq sa e sinqerte dhe e hapur un me te , aq i sinqerte dhe i hapur duhet te jete ai me mua. Nuk mund te perulem para nje mashkulli qe nuk di te menaxhoje veten dhe jeten e tij. Nuk kam problemem me peruljen , mjaft te jete dikush qe e meriton kete. Perendia e ka krijuar femren si ndihmese dhe bashkshorte e mashkullit. Nuk mund te ndihmoj nje mashkull , qe nuk mund te ndihmoje veten e tij." Gruaja pasi i thote te gjitha mendimet e saj shikon burrin ne sy . Burri me nje pamje te qete dhe te shashtisur i thote : " Kerkon shume .." " Vlej shume " pergjigjet gruaja..!!....
Posted on: Tue, 17 Sep 2013 15:04:47 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015