Gjendja e sporteve këto njëzet vite ka qenë dhe është e - TopicsExpress



          

Gjendja e sporteve këto njëzet vite ka qenë dhe është e mjeruar. Nuk e di sesi do të bëhet sepse e kemi përpara gjithë kohën për ta matur, vëzhguar dhe vlerësuar. Këtu jemi ne qytetarët e lirë. E mjeruar gjendja e kulurës fizike në shkolla. E mjeruar kultura qytetare sportive në qytete ku në vend të mjediseve sportive ka "lavazhio" makinash. E mjeruar gjendja e sportit profesionist ndonëse kjo nuk ka asnjë lidhje me arësimin. Fusha të rrjepura stadiumesh... Të treja nivelet mjerim. Ata që nuk e pranojnë këtë dhe faktin se ministri sportesh kemi dhe kemi pa pasur por pa sporte, janë për të ardhur keq. Ata që bëhen nervozuca nga fjala e lirë qytetare le të pijnë uthull dhe mos na ndyjnë faqen me sharjet e tyre bajate sepse menjëherë faqja i fshin vetvetiu. Pa asnjë mëdyshje. Jeta vazhdon. (AF)
Posted on: Sun, 28 Jul 2013 17:43:42 +0000

Recently Viewed Topics




© 2015