Gjesti bujar i një polici. I dhuron çizme të reja një të - TopicsExpress



          

Gjesti bujar i një polici. I dhuron çizme të reja një të pastrehi Një zyrtar i ri i policisë së New York ka kryer një gjest prekës duke i dhuruar një të pastrehi një palë çizme te reja fringo. 25- vjeçari Lawrence Deprimo nga Long Island u fotografua nga një pasagjere e metrosë duke i dhuruar këpucët një personi të zbathur e me plagë në këmbë. Autorja e fotografisë, zonja Jennifer Foster i dërgoi fotografinë Departamentit të Policisë së New York që nga ana e vet e postoi foton në profilin e saj në Facebook. Që prej atij momenti fotografia grumbulloi mbi 2 milionë pëlqime nga përdoruesit e rrjetit social të prekur nga gjesti bujar i agjentit Deprimo. I intervistuar nga “Times” polici tha: Ishte acar atë natë dhe mund të shihje fare qartë plagët në këmbët e atij njeriu. Unë edhe pse kisha dy palë çorape po ngrija së ftohti. Agjenti u prek nga pamja e atij njeriu të pastrehë dhe pa u menduar dy herë hyri në një dyqan këpucësh në “Times Square” dhe bleu një palë këpucë e çorape termike për burrin. Shpenzoi 75 dollarë, falë edhe uljes prej 25% të ofruar nga shitësja. I pastrehi kur e pa policin të vinte me çizmet nuk u besoi syve. “Ishte si t’i kisha falur një milionë dollarë”- rrëfen agjenti që edhe pse nuk nuk ia di emrin thotë se “ishte burri më i edukuar që kishte takuar ndonjëherë”, ndërsa kujton se si fytyra e tij u ndriçua kur pa këpucët.
Posted on: Wed, 17 Jul 2013 09:08:22 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015