Gjici e Halili , garantojnë sezonin futbollistik. Në një - TopicsExpress



          

Gjici e Halili , garantojnë sezonin futbollistik. Në një bisedë të zgjeruar në KUKËS TV, presidenti i FK Kukësit, z. Safet Gjici, ka siguruar gjithë tifozët e Kukësit kudo që ndodhen se ai së bashku me kryetyarin e bashkisë, Hasan Halilaj , do të vijojnë të mbështesin maksialisht ekipin e Kukësit drejt rrugës së suksesit. “ Ne kemi hyrë në këtë rrugë , jo për të fituar , por për t’i dhënë një emër të mirë qytetin tonë dhe krenari gjithë kuksianëve kudo që janë . Ekipi ka kaluar tashmë një fazë jo të mirë , dhe ne kemi hyrë në rrugë të mbarë. Në nuk heqim dorë asnjëherë nga objektivat tona madhore , dhe për këtë ekipi , stafi e gjithë tifozëria do kenë mbështetjen tonë maksimale . Rezultatet na japin kënaqësi dhe një imazh shumë të mirë , por kur disa tifozë nuk mbajnë qëndrim korrekt në stadium , atëherë e pëson i gjithë Kukësi, ndaj duhet që të tregohemi të duruar e me përgjegjësi qytetare ”- ka thënë Gjici. Ndërkohë , kryebashkiaku , Hasan Halilaj, ka veçuar faktin se Kukësi ka patur traditë në futboll se është klub që është krijuar që në vitin 1030, por rezultate për shumë arsye kanë munguar. “Bashkia do të jetë krahu i djathtë i presidentit Gjici në ecurinë e mëtejshmë të ekipin. Ne si bashki do të përmbushim gjithë detyrimet që kemi në mënyrë që Kukësit të mos bjerë më nga elita e futbollit shqiptar. Ekipi i futbollit e bëri qytetin tonë të njohur dhe në Europë. Në kemi ngritur flamurin tonë sportive , por mbi të gjitha atë kombëtar në shumë qyetet të rëndësishme të Europës dhe këtë e kemi bërë me dinjitet. Këshilli Bashkiak , me vendimet e tij do jetë gjithënjë ën mbështetje të ekipit dhe vendimi më fundit për të mos ia dhënë me qira stadiumin klubit , por falas është një tregues për këtë mbështetje “- ka thënë Halili, duke kërkuar që dhe lojtarët të justifikojnë besimin dhe pagat që marrin. Nga ana e tyre tifozë dhe ish-futbollistë , kanë siguruar mbështetje maksimale për ekipin. Junuz Hallaci
Posted on: Wed, 13 Nov 2013 09:03:06 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015