Gjilan - Poetët nuk vdesin, por ata vetëm e ndryshojnë jetën - TopicsExpress



          

Gjilan - Poetët nuk vdesin, por ata vetëm e ndryshojnë jetën “tjetër”. Pra, me veprat e tyre mbetën të gjallë dhe të pavdekshëm. Jeta e tyre është pak më ndryshe se e njerëzve të tjerë. Nuk janë njerëz të rëndomtë, por janë frymorë të rrallë me dhunti natyrore. Ata përherë janë të trazuar në shpirt e në zemër. Jetojnë me vargje, strofa, fjalë, rima, tinguj e me teknika të tjera. Pse jo? Ja, papritur na vdiq poeti ynë gjilanas, Haxhi Vokshi! Një vdekje e dhembshme. E, dhimbja ta rëndon trupin e mendjen. Të shtangon e të tmerron... T`i ndalë përnjëherë të gjitha ëndrrat e jetës. Kjo e ka vdekja. Vdekjen nuk e do askush, ajo vjen e na merr kurdo.
Posted on: Mon, 21 Oct 2013 07:54:28 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015