Gjoka bën gati Flamurtarin Pasi jane mbushur plot ditë nga - TopicsExpress



          

Gjoka bën gati Flamurtarin Pasi jane mbushur plot ditë nga fillimi i përgatitjeve për sezonin e ri, trajneri i vlonjatëve, Ernest Gjoka ka bërë një përmbledhje të këtyre ditëve dhe ka folur për Flamurtarin e ri që po bën gati. Trajneri ka analizur punën e kryer duke u shprehur optimist për rritjen fizike të lojtarëve, ndërsa nuk ka dashur të bëjë parashikime për sezonin e ri, duke treguar se ekipi do përpiqet sivjet të bëjë më të mirën e mundshme. Ai ka folur dhe për afrimin e Ribajt, Smajlit, Dushku, Dragoit dhe Likës, si dhe mundësitë e të rinjve vlonjatë për të hyrë në ekipin e parë të Flamurtarit. - Gjoka, mbushen plot dhjetë ditë nga fillimi i seancave stërvitore dhe tashmë mund të kemi një ide se si po ecën ekipi dhe çfarë ka që shkon dhe që nuk shkon… - Kemi ecur mirë këto ditë. Lojtarët po arrijnë formën e duhur dhe më pëlqen që kanë shprehuseriozitet këto ditë dhe i janë përkushtuar stërvitjes, duke dhënë më të mirën e tyre. Por ka akoma punë për të bërë që të vijmë në formën e duhur për kampionat. Kemi hequr një pjesë të përgatitjes ndërsa tani na pret pjesa më e vështirë dhe më e lodhshme. - Janë bërë plot pesë afrime te Flamurtari, Smajli, Dushku, Lika, Dragoi dhe i fundit është Ribaj. Sa mendoni se do e ndihmojnë këto blerje ekipin? - Sivjet me klubin kemi punuar për të sjellë lojtarë të afirmuar nga kampionati shqiptar dhe lojtarët që kanë ardhur janë shumë cilësorë, dhe mendoj se do zëvendësojnë në mënyrën më të mirë lojtarët e larguar. Kemi identifikuar pikat ku kishim nevojë për përforcime dhe kemi zgjedhur sëbashku me drejtuesit ata lojtarë që ne menduam se do ishin më të mirë. Me kaq ditë sa janë stërvitur janë përshtatur mirë me ekipin dhe po punojnë fort, ndërsa Ribaj nesër pritet ta nisë për shkak të problemeve me gjurin. Jemi të dubluar në çdo pozicion dhe kjo është shumë pozitive. - Në Vlorë ka 22 vjet që nuk fitohet kampionati dhe pavarësisht përpjekjeve për ta fituar për 100-vjetor rezultati ishte shumë i dobët, në krahasim me atë që pritej. Mendoni se ky është grupi i duhur për të fituar titullin? - Kemi bërë vetëm dhjetë ditë përgatitje dhe jemi akoma në hapat e para të ndërtimit të ekipit, prandaj dhe nuk dua të bëj asnjë lloj parashikimi. Flamurtari është një ekip që për vetë emrin që ka duhet të pretendojë gjithmonë për më të mirën, dhe ne sivjet atë do bëjmë, do japim maksimumin tonë për të arritur sa më lart, por nuk dua të bëj parashikime dhe aq më tepër të flas për titull ose për trofe. E rëndësishme është që ne të punojmë sa më mirë tani në mënyrë që të jemi të gatshëm për kampionatin. - Në Vlorë, tifozët janë të pakënaqur me faktni se në skuadër ka pak vënd për të rinjtë. A do u jepet mundësia të lojtarë të talentuar këtë sezon të tregojnë vlerat? - Mundësinë për të treguar vlerat e kanë të gjithë, pasi unë i shikoj lojtarët çdo ditë në stërvitje dhe çdo ditë u jap nga një vlerësim. Flamurtari ka të rinj interesantë dhe lojtarë që mund të bëhen vërtetë të mirë dhe t’i shërbejnë ekipit, por duhet sa më shumë punë dhe përqëndrim. Që të konkurrojë një i ri me ata që janë aktualisht pjesë e ekipit të parë duhet të plotësoj shumë kritere dhe të tregoj që e meriton të jetë aty. Për momentin kemi disa të rinj premtues si Bregu apo Nelaj dhe do përpiqemi të nxjerrim maksimumin prej tyre. - Kush mendoni se do jenë rivalët e Flamurtarit këtë sezon? - Varet për çfarë rivalësh bëhet fjalë. Që nga java e para ne e kemi një rival dhe ajo është Vllaznia, ndërsa javën e dytë rivali është Skënderbeu. Nuk mendoj se duhet të ketë një rival në distancë dhe mendoj se çdo ndeshje duhet të japim maksimumin. Për sa i përket objektivave, akoma nuk mund të flas për një rival konkret, pasi duhet të luhen disa ndeshje që edhe në të dimë ku duhet të synojmë, por në të njëjtën kohë të shikojmë dhe kush nga ekipet e tjera konkurron me ne. Mendoj se ekipet që do të jenë pretendente sivjet do jenë Skënderbeu, Kukësi, Teuta dhe Partizani për blerjet dhe afrimet që kanë bërë, por pse jo dhe ndonjë ekip tjetër. Merkatoja nuk është mbyllur ende, prandaj dhe mendoj se mund të ketë ndryshime të tjera tek ekipet.
Posted on: Sat, 27 Jul 2013 12:07:08 +0000

Recently Viewed Topics




© 2015