Gjuha e Familjes 2 Tetor, 2013 | Postuar në: Editorial | Shkruar - TopicsExpress



          

Gjuha e Familjes 2 Tetor, 2013 | Postuar në: Editorial | Shkruar nga: TemA Select Language▼ meroNga Mero Baze Nuk është më problem çfarë thotë Sali Berisha. Nuk është më problem as pse e thotë. Gjuha e tij publike nuk ka ndryshuar dhe as logjika me të cilën mendon se “dërrmon” kundërshtarin. E vetmja gjë e re që po lind pas gjuhës së Berishës, është “gjuha e Familjes”. Kjo dukuri e re ka nisur të shfaqet sidomos pas 23 qershorit dhe fillon që tek djali dhe vajza e tij, tek Luli e deri tek mbesa ende shkollare. Pasi e kanë parë veten pa pushtet pas 23 qershorit, përveç çmendjes publike të Berishës, u pa një lajthitje familjare dhe gjuhësore e tyre. Filluan të shajnë në rrjetet sociale dhe medie, mbesa, dhëndëri, vajza, djali, nuset e djalit dhe dhëndri brenda në PD, Lulzim Basha. Por ajo që e bashkon gjithë gjuhën e urrejtjes dhe vulgaritetin e Familjes është dëshira e tyre të kacafyten direkt me Edi Ramën. Këtë dëshirë e ka e bija dhe e shpreh publikisht. E ka dhëndri dhe e shpreh publikisht. E ka i biri, dhe me aq sa i kë dhënë Zoti, e shpreh dhe ai. Dhe si për t’i vënë kapak çmendjes familjare, kanë futur në valle dhe një adoleshente, që në vend që të argëtohet dhe të shikojë ndonjë ëndërr me “princin e kaltër”, shikon ëndrra me Edi Ramën. Kjo “gjuhë”, e panjohur më parë në publikun shqiptar, as nga familja e Mbretit kundër komunistëve, as nga familja e Enverit kundër demokratëve, as nga familja e Nanos kundër Berishës dhe as nga familja e Metës kundër rivalëve që i ndryshojnë, është tipike vetëm për familjen Berisha. Në asnjë rast në historinë e këtij vendi nuk ka ndodhur, që pasi babi sundon 22 vjet me intriga, prapaskena, vrasje, plaçkitje, pabesi dhe vjedhje votash, kur humbet dhe poshtërohet nga 1 milion shqiptarë, në vend që të ulë kokën dhe të heshtë, ndërsen kulishët e vet në familje t’i turren atij që e ka mundur dhe poshtëruar, pa pyetur nëse janë gra si burra, burra si gra, apo adoleshente si plaka të këqija. Më tej akoma në përpjekje për ta militarizuar gjuhën publike, edhe dhëndri brenda që ka marrë në PD, fillon e flet me terminologji municioni, dominuar nga plumba, bomba, thika, etj. Pyetja e vetme dhe e drejtë që shtrojnë qytetarët në këtë rast është se çfarë e detyron Familjen të klonojë gjuhën e Berishës dhe ta mbajë atë gjallë në opinion publik? Çfarë e detyron dhëndrin të flasë për homoseksualizëm, duke përfshirë në mes dhe Obamën, kur vetë është anekdotik dhe për seksualizmin e vet? Çfarë e shtyn një njeri si ai, që ka tetë vjet që mban në qafë një çelës ku thotë se ruaj një studim për bregdetin me qëllim që askush të mos ndërtonte dhe investonte në perlën e Shqipërisë pa lejen e Familjes? Çfarë e detyron një adoleshente të flasë si plakat e dikurshme të sofateve duke marrë në gojë kundërshtarin e gjyshit? Çfarë e detyron të bijën, që pretendon se paguhet si pedagoge, të flasë me një gjuhë dhe fjalor që do ngelte në klasë çdo nxënëse injorante? Çfarë e detyron Lulëzim Bashën, një njeri që askush nuk e merr seriozisht kur trash zërin apo kreh flokët si Enveri, që të bëjë sikur po viktimizohet nga bomba, thika dhe çadra- pistoletë? Ka vetëm një shpjegim. Familja në pushtet, që u poshtërua publikisht nga shqiptarët më 23 qershor, ndjen nevojën të jetë e bashkuar për t’u përballur me atë që kanë bërë. Shumë nga ne ende nuk e dimë se çfarë kanë bërë. Nuk e dimë nëse dhëndri i ka marrë apo jo gjithë njollat e studimeve turistike nga Ksamili në Lezhë, që i mbante peng në sirtar. Nuk dimë në e ka marrë Gjipenë, Kalanë e Borshit, Bazën e Nëndetëseve, tokën e Gardës, Kavalishencën, Karaburunin, pronat e çifligut Vlora etj. Por ata e dinë vetë çfarë kanë marrë. Për të kuptuar këtë, shikoni si reagon Berisha ndaj çdo VKM që shfuqizohet, shikoni si kërcen përpjetë dhe shpjegon arsyet përse Rama i ka shfuqizuar. Ne nuk dimë akoma se çka bërë e bija me influencën e saj mbi tatimet dhe doganat, kush kanë qenë klientët e saj dhe kush është favorizuar, kush janë evazorët e mëdhenj që ia kanë firmosur kontratën e saj tip me tre për qind “fee” suksesi. Ne shikojmë vetëm se si reagojnë gratë e Familjes ndaj grave të Edi Ramës, që po emërohen në krye të sistemit financiar. Ne nuk dimë çka bërë Lulzimi më 21 Janar dhe as në dosjen e Rrugës së Kombit, nuk dimë çka firmosur dhe lënë pa firmosur në historinë e zezë të 21 Janarit, por shikojmë se ai është i tmerruar mos i prekin disa njerëz, me të cilët ka bashkëpunuar. Familja në tërësi po reagon me gjuhën e kryefamiljarit Berisha, jo thjesht se janë shumë familjarë me atë fjalor, por mbi të gjitha se duan të bëhen të gjithë protagonistë opozitarë, pasi ka faje dhe mëkate për secilin prej tyre. Por ka dhe një kuriozitet mbarëkombëtar për këtë gjuhë, që shumë miq të mi më pyesin dhe mua se çfarë bisedohet brenda asaj familjeje? Çfarë thonë ata kur ulen përreth tavolinës në mbrëmje dhe janë të lirë të bisedojnë përse të duan? Vërtet janë aq të frustruar seksualisht sa të mendojnë se kur dy meshkuj i japin dorën njëri- tjetrit, janë homo? A janë ata të tronditur nga ish- martesa brenda fisit e djalit të tyre dhe tani nga ekstremi tjetër jashtë fisit? A është e vërtetë se ata mendojnë natë e ditë se me kë është palluar Edi Rama gjithë jetën dhe ç’po bën me to? A është e vërtetë që dhe mbesat adoleshente, të vetmet përralla që dëgjojnë nga gjyshi janë historitë për gratë e Edi Ramës? A janë ata të detyruara nga Berisha, të flasin publikisht këto marrëzira apo i mendojnë? Janë shumë pikëpyetje të mëdha, të cilave sido që t’u përgjigjesh, dëshmon se është një Familje e sëmurë. Gjuha e tyre flet më shumë se gjithçka!
Posted on: Thu, 03 Oct 2013 16:54:18 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015