Gjyqtarët, të papërgatitur për edicionin e ri Federata e - TopicsExpress



          

Gjyqtarët, të papërgatitur për edicionin e ri Federata e Futbollit e Kosovës si gjithmonë, edhe sivjet është zotuar se do të përmirësojë gjendjen e futbollin tonë. Ajo ditë më parë bëri një sërë ndërrimesh në komisionet e saj, me qëllim që garat të kenë rrjedhë sa më normale. Madje, ata kanë vendosur që edhe përfaqësuesit e klubeve t’i tubojnë dhe t’i bëjnë me dije se do të jenë rigorozë dhe nuk do të bëjnë lëshime. Megjithatë, këto duket se janë vetëm fjalë. Gjërat në terren vazhdojnë të jenë të njëjta. Njëra nga pikat më delikate në lojën e futbollit, ndarja e drejtësisë vazhdon të mbetet pika më e dobët e saj. Të rikujtojmë skandalin e kaluar, kur 90 për qind e tyre nuk e kaluan testin teorik, madje u tha se edhe ata që e kaluan shfrytëzuan disa “rrugë” tjetra për të ardhur te ai rezultat. Kjo gjë duket se nuk ka lënë shumë përshtypje te FFK-ja. Me 10 gusht gjyqtarët e Superligës do të testohen për kampionatin e ri i cili nis më 17 gusht. FFK dhe këshilli profesional i gjyqtarëve do t’i dërgojë gjyqtarët në ato teste pa asnjë seminar të organizuar dhe me një literaturë të stërvjetruar. Madje kur i pyesim arbritrat se si do të hyjnë në teste pa seminare, ata çuditshëm përgjigjen: “pse kur kemi mbajtur seminare që të mbajmë sivjet”. “Nuk e di si mund të presim rezultate të mira, kur asnjë seminar nuk e kemi mbajtur. Me këtë formë të organizimin nuk mund të presim përmirësim”, tha një arbitër kosovar, duke mos dashur të zbulohet për shkak se një gjë e tillë mund t’i ndikojë në karrierë. “Do të kemi probleme të njëjta sikur herën e kaluar me viedotestin. Literatura shqipe nuk na ndihmon shumë në këtë drejtim, pasi që kjo literaturë që është tash është shumë e vjetër. Që nga koha kur Shinasi Berisha e Ismet Shurdhani e kanë shkruar librin, nuk ka pasur më asnjë lëvizje, ndërsa ndryshime në rregulla prej atëherë ka pasur bukur shumë”, tha Ai. Sido që të jetë, gjyqtarët duket se nuk po çajnë kokën shumë. Nga sot nis kontrolli mjekësor i tyre, derisa një përqindje e madhe është nëpër pushime. Ka disa që këtë profesion e marrin me shumë seriozitet. Edhe gjyqtari Bejtë Fejzullahu ishte në pushime, por ai thotë se ato i ka bërë me herët, pasi që e kishte parasysh se i pret punë e madhe në këtë muaj. Edhe ky e pranon që situata e tyre nuk është e mirë. “Është fakt se mosmbajtja e seminareve është dështim. Sikur të kishim shoqatë të gjyqtarëve dhe të posedonim buxhetin tonë, atëherë seminaret nuk do të ishin problem”, tha Fejzullahu duke folur më pas edhe për punën e testeve. “Unë nuk do të kem problem për vete. Kaherë nuk shërbehem nga literatura shqipe, shërbehem nga interneti, pasi që e njoh shumë mirë gjuhen gjermane dhe kjo më ndihmon të mësoj për çdo risi”, tha Fejzullahu duke shtuar se është mirë që arbritrat që funksionojnë jashtë të ftohen dhe të kërkohet ndihmë nga ta. “Zakonisht për çdo risi konsultohem me arbitrin Bekim Zogaj i cili sivjet do të gjykojë në Superligën zvicerane. Ne duhet t’i shfrytëzojmë këta njerëz. Ai ka shprehur gatishmëri të na ndihmojë kurdo që të kërkojmë”, përfundoi Fejzullahu. Një është e sigurt. Nëse është e vërtetë që këngëtari i keq, dasmën ta bën pazar, e njëjta gjë mund të thuhet edhe për një arbitër të futbollit.
Posted on: Tue, 30 Jul 2013 17:47:37 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015