Gruaja me te zeza Episodi i rradhes - TopicsExpress



          

Gruaja me te zeza Episodi i rradhes pJp ========== SHPËRBLIMI Shumë mendime dhe andralla m’u ngjallën deri sa të vinte e shtuna, ku do të darkonim me Ksenjën, e cila, me sa shikoja, ishte eprorja jonë, e Andrejevit dhe imja. Shërbimi sekret përdorte në shumë raste hallexhinj si puna ime, që për çështjen e madhe të tyre mund të linja edhe kokën. Isha mësuar me det dhe jeta larg “Zaparoshec”-it do të ishte vdekje për mua, atje mirrja fryme lirisht, çanim dete dhe oqeane, bluja e tyre më qëtësonte dhe më bënte të ëndërroja edhe ditën, mendja për çdo çast më rrinte këndej, dija që kisha lënë një grua dhe një vajze që i desha si jetën time, por fatkeqësisht m’i mohuan, ashtu siç më mohuan edhe atdheun. Akoma pas kaq vjetësh nuk dija me saktësi dhe bindje se si ika prej atdheut, përse dhe në favor të kujt. Vërtet dalja hapur kundër vendimit të udhëheqies së PPSH dhe E.Hoxhës për prishjen me sovjetikët përbënte një precedent të rëndë në jetën time, vërtet për këtë akt isha i rrezikuar të shkoja kur të duash në burg ose në plumb, por pse udhëheqia shqiptare dhe sigurimi i shtetit, në vend të burgut a plumbit, më treguan e imponuan rrugën e “hedhjes “ te rusët?!. “Mision i fshehtë në favor të atdheut “ – e quajtën, loja u zhvillua bukur, rusët më pranuan të shkoja në Rusi bashkë me ta e si njeri i tyre, por fakt është se, sa mbrita në Moskë, ata ma përplasën fytyrës “fshehtësinë e misionit shqiptar”! Kishin fakte e prova të pakundërshtueshme se kush isha në fakt, pse isha nisur, e pas kësaj më vunë në shërbim të tyre. Çudira, dilema e enigma sa të duash në këto misione të miat, prej të cilave nuk po shpëtoja dot që prej vitit të mbrapshtë 1960... Thellë në ndërgjegje e ndjeja dhe e dija se po të mos largohesha, herët a vonë do ta pësoja si nuk ka më keq dhe, ndofta këtu është një nga arsyet se pse pranova të hyja për shërbim në arrati. Por ama, si e pse u pregatit arratisja bashkë me rusët, kush e pregatiti, nga e mësuan zbulimet sovjetike ekzaktërisht misionin që më ngarkohej, madje edhe bisedën e incizuar në zyrat sekrete të Ministrisë së Brendshme, - këto e plot të tjera, mbetën enigmë edhe për mua. Rusët më hoqën nga dara e sigurimit shqiptar e më vërvitën në morsën e tmerrshme të sigurimit sovjetik. Kisha vendosur të bëja një replikë të vogël me Ksenjën, desha të kthehesha sërish në vapor, dhe kurrë më të mos shërbeja për ta. Vetëm te vapori, Zaporozheci im i dashur, ishtë shpresa ime për të çarë këtë rrethim të hekurt...! Ngjarjet politike, tani mbas kaq vjetësh të prishjes së madhe kishin ndryshuar; as Bashkimi Sovjetik s’kishte më interes për ne, por edhe ne nuk kishim asnjë lloj lidhje më ta. Megjithatë sovjetikët donin të dinin gjithçka, edhe pse ne nuk ishim më në anën e tyre, si anëtarë të familjes së madhe socialiste. Shqipëria kishte dalë plotësisht nga ndikimi i kampit socialist, qeveria shqiptare ishte larguar prej kohësh duke denoncuar publikisht Traktatin e Varshavës, miqtë e rinj kinezë, donin të kishin sa më shumë aleatë nga të ish kampit socialist,gjithmonë për interesa të tyre. Ndiqja me kujdes ecurinë politike të Shqipërisë dhe të miqve të paktë të saj; mbyllja hermetike e shtetit shqiptar më priste të gjitha shpresat e rikthimit në atdhe dhe nuk dija akoma se, kur të ndodhte kjo, çfarë pasojash do të kisha. Unë nuk u arratisa, por as më dërguan. Nga shërbimet ruse e kisha kategorikisht të ndaluar çdo lloj lidhje me atdheun, në rast se do diktohesha duhet të jepja llogari,por edhe mundësitë nuk ishin, çdo gjë ishtë e ngrirë dhe e pa jetë. Me këto mendime jetoja ditë e natë;ëndrrat e çuditshme e me llahtar që shikoja më kthyen në një tip të papërqëndruar, por akoma më të vendosur për të arritur me çdo kusht kthimin në atdhe, sikur edhe jetën të jepja! Ikja nga vapori më shuante çdo shpresë! Megjithëse ajo e shkreta shpresë vdes e fundit. Me këto mendime, të mpleksura lëmsh, prisja jo pa ankth takimin dhe darkën me Ksenjan. ...Të shtunën e caktuar u takuam me Ksenjen, e cila kishtë ardhur së bashku me oficerin e lartë të KGB, Vitali Mihaillovin. U takuam në dukje përzemërsisht. Andrejevi nuk e kishte pare ndonjëherë Vitalin. Vitali Mihaillov në pamje të linte përshtypjen e një njeriu dinak, hundë e fytyrë hollë, me syze optike, kuqalosh. Fliste pak dhe në çdo rast i jepte tonit të vet karakter zyrtar. Ishte një darke më tëpër se zyrtare, e ftohtë dhe serioze. Ksenja dhe oficeri na komunikuan një urdhër që kishte ardhur nga lart. Ne do të na çonin në burgun e madh dhe të tmerrshëm në pjesën Veri-Lindore të Rusisë e, pikërisht në rrethinat e Magadanit, një vend me dimër të llahtarshëm.Ishte i banuar kryesisht nga njerëz të përndjekur e që punonin kryesisht nëpër minierat për rreth. Andrejevi dhe unë, gjoja si të dënuar, do të kryenim dënimin për disa kohë, aq sa ta mendonin të arsyeshme organizatorët e misionit. Ne atë burg ishin të dënuar një grup i madh politikanësh dhe intelektualësh, ndër ta edhe ushtarakë të lartë, të akuzuar për tradhti karshi atdheut. Dënimi i tyre ishtë bërë më dyer të mbyllura, bile atje kalbeshin prej disa vitësh edhe disa oficerë që shërbenin dikur në Shqipëri si këshilltarë, njeri prej të cilëve kishtë punuar si këshilltar pranë udhëheqjes se Ministrisë se Mbrojtjes. Detyra e Andrejevit dhe imja ishte që, mbasi të njiheshim e të miqësoheshim me ta, të survejonim dhe të provokonim këta persona që të nxirrnin të dhëna rreth veprimtarisë se tyre, ose të lidhjeve të tyre jashtë burgut. Unë do prezantohesha si ish student shqiptar që, kur u prishen marrëdhëniet me sovjetikët, nuk kisha denjuar të kthehesha në atdhe, mirëpo, gjatë qëndrimit tim në Moskë, nuk paskësha qëndruar në rregull dhe mbas kaq vjetësh, më akuzonin e më dënonin për një rol të dyfishtë. Me pak fjalë, unë do vazhdoja sërish të vuaja, të bëja punën e fëlliqur të provokatorit dhe hafijes nëpër vënde të internimeve e burgimeve. I ashtuquajturi gjyqi ynë zgjati gati një javë. Unë u akuzova së bashku me Andrejevin se prej kohësh ne kritikonim udhëheqjen Sovjetike që prishi marrëdhëniet me Shqipërinë, duke propaganduar e denoncuar kudo situatën që i krijoi Shqipërisë kjo prishje e madhe, si mungesa e bukës, e sigurisë, rënie e ekonomisë dhe, në përgjithësi, se akti i Qeverisë e udhëheqies sovjetike nuk ishte gjë e ndershme, se ishte papjekuri dhe megalomani lenia në baltë e një populli të vogël e mik nga një superfuqi siç ishte Bashkimi Sovjetik. Nuk u çudita nga gjithë sa na “akuzuan”, siç nuk u habita kur në “gjyqin” tonë dolën dëshmitarë, përveç Borisit dhe Ljudmillës, edhe disa miq tanët të Zaparoshecit, të gjithë ish agjentë të sigurimit Sovjetik, mjeshtër të alibive. Ishte një skenar më tëpër se real. Nga instruktazhet që pata marrë kur u njoha me dosjen, dhe me ndihmën e avokatit, protestova tek të drejtat e njeriut, se po më thurej një intrigë. Por dëshmitaret më “provuan” të kundërtën në gjyq. Andrejevi pranoi plotësisht se në bashkëpunim me mua ishte kundër qëndrimit të Bashkimit Sovjetik ndaj Shqipërisë. Ai tha se me të vërtëtë akuza qëndron, unë e desha Shqipërinë si atdheun tim, unë pashë tek ata njerëz një popull trim, besnik, bukëdhënës, më plot virtyte dhe cilësira që ne duhej patjetër t’i mbanim miq... Qeveria jonë është treguar jo serioze që prishi këto marrëdhënie.Andrejevi foli gati 20 minuta, unë po dridhesha, ashtu siç isha me kokë të qëthur gati më ra të fiket në sallën e gjyqit. Ne kishim qëndruar plot dy muaj në hetuesi. Hetuesit na instruktuan për gjithçka. Kjo ndodhi pikërisht mbas pushimeve që na dhanë për rrëmbimin e shkencëtarit Gregori Davidov. Ky ishtë shpërblimi! Gjyqi vendosi që mua të më dënonin më katër vjet heqje lirie, dhe dy vjet edukim në kampet e edukimit, ndërsa bashkëpunëtori e miku im Andrejevi, me plot 6 vje burg dhe 3 vjet intërnim! vijon ...........
Posted on: Thu, 07 Nov 2013 19:45:06 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015