Gruaja shkojnë në xhami të ndryshme për namazin e - TopicsExpress



          

Gruaja shkojnë në xhami të ndryshme për namazin e teravive Shejkh Salih bin Feuzan el-Feuzan (Allahu e ruajttë!) Burimi: Mekanetul-Mer’ah fil-Islam, faqe. 620 Përgatiti: perlat-muslimane Pyetje: “A ka ndonjë problem në qoftë se gruaja falë namazin e teravive një ditë në një xhami dhe një ditë në një xhami tjetër, vetëm për tu motivuar në moslënien e këtij sunneti nga zërat e bukur të imamëve të këtyre xhamive?” Përgjigje: “Nëse gruaja dëshiron që namazin e teravive ta falë me xhemat në xhami, atëherë ajo duhet të shkojë në xhaminë e cila është më së afërti nga shtëpia e saj. Është rrezik që ajo të shkojë nga një xhami në një tjetër. Në rast të kundërt, ajo i ekspozohet sprovave dhe për shkak të distancës së gjatë. Kjo mund të nënkuptojë se ajo do të ketë nevojë për veturë, shofer dhe veçim me dikë që i ndalohet. Por, shpeshherë gruaja e tillë dëshiron vetëm të shijoi zëra melodik. Ndërsa nuk brengoset për namaz. Ajo shqetësohet vetëm për të shijuar zërat e ndryshëm. Nëse këtë rast ndalohet të motivuarit e tillë dhe gjithashtu edhe shkuarja në xhami. Ky fenomen për fat të keq është shfaqur në mesin e burrave, grave dhe të rinjve. Shohim shumë prej njerëzve që shkojnë nga xhamia në xhami për të dëgjuar zërat e lexuesve dhe kërkojnë xhamitë ku njerëzit mblidhen me të madhe.” perlat-muslimane.net/al/index.php?option=com_content&view=article&id=2848:gruaja-shkojne-ne-xhami-te-ndryshme-per-namazin-e-teravive&catid=154:namazet-nafile&Itemid=93
Posted on: Mon, 29 Jul 2013 22:08:02 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015