HARRESA Unë mbeta ajo Që të zgjoj ende nga ankthet Duke i - TopicsExpress



          

HARRESA Unë mbeta ajo Që të zgjoj ende nga ankthet Duke i fshirë djersët e pendimit Dhe ballin e skuqur nga malli E fshehur diku në tisin e netëve të errëta Duke bërë roje ëndrrave tua Vetmia gdhend fytyrën e vet të zbehtë Thurrë kurora heshtjeje me lulet e rinisë sonë Ti mos e mallko lotin që del padashas Ai e zbulon dhembjen e ndrydhur Dashuria jote ishte si venë E njëjta ngjyrë e njëjta shije e hidhur Që i dehte buzët me mashtrime Dashuria jote si pikë gjaku shkëlqente në vesën e barit kur e vjedhte thatësia e mesditës Si një natë në errësirë që kaltrohej Duke harruar mëngjesin e përgjumshëm Sot kujtimet, gjethe te shkelura Nëpër parqet e braktisura pa mëshirë Fytyra të buzëqeshura e përqafime Në albumet e qëndisura me rrjetë merimangash Lumenjë lotësh ku lundron harresa. S. F
Posted on: Sat, 29 Jun 2013 10:48:10 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015