HUMB JETËN NË NJË AKSIDENT FATAL DEPUTETI SOKOL OLLDASHI - TopicsExpress



          

HUMB JETËN NË NJË AKSIDENT FATAL DEPUTETI SOKOL OLLDASHI TIRANË, 20 Nëntor/ATSH/ Një aksident i rëndë automobilistik ka ndodhur sonte në aksin rrugor Tiranë- Elbasan, ku një automjet ka dalë nga rruga duke u përplasur tragjikisht. Me këtë mjet udhëtonte deputeti i Partisë Demokratike, Sokol Olldashi, dhe një person tjetër. Përplasja e automjetit tip Audi Q7 ka qenë fatale dhe sipas burimeve policore dhe sipas reporterëve në vendgjarje makina është përmbysur duke shkaktuar humbjen e jetës së deputetit të Partisë Demokratike, Sokol Olldashi. Në vendngjarje kanë mbërritur një numër i konsiderueshëm deputetësh të të dy krahëve politikë, kryetari i Parlamentit, Ilir Meta, si dhe ministri i Brendshëm, Sajmir Tahiri. Ende nuk dihet shkaqet e aksidentit, por paraprakisht mësohet se koha e keqe dhe terreni i rrëshqitshëm ka ndikuar në humbjen e kontrollit të automjetit. Aktualisht policia po nxjerr trupat e pajetë nga automjeti i aksidentuar./y.pa/
Posted on: Wed, 20 Nov 2013 23:19:51 +0000

Trending Topics



min-height:30px;">
The Kericho County Public Service Board wishes to recruit
Hand Painted Blue Wheat Penny Cufflinks Want to find Hand
Please Join me Tonight in 30 minutes at 10:30 EST( 9:30CST)
(San Pablo Guelatao, México, 1806-Ciudad de México, 1872)
FM zorgt voor een nieuw begin! Via een innovatief marketingplan
APPRECIATING SPIRITUALITY It is difficult to understand the
Dany: Schiacciato al suolo Se non mi scrivi tu ho le

Recently Viewed Topics




© 2015