HYJI KËRKON FLI Sonte më është trazuar Hyji Në të - TopicsExpress



          

HYJI KËRKON FLI Sonte më është trazuar Hyji Në të pasqyrës galdim Në dritarën e pagjumësisë Hëna verdh rreze lëshon Në fyt më lidhen porsi gjarpërinj Në këtë natë të vjeshtës së vonë Me kthetra mbi bebëza Korb i Edgar Alan Posë Mbi të blerta brigje Ëndrrën më gjakos Kalorësit e Apokalipsës Nxjerrin ujë të zi Në gjunjët e tu Kosovë Hyji kërkon fli Prapë ajo kafshë e zezë Zgjidhet në natë Në prag të çel vezë Në gojë zjarrë e shtrëngatë Versajë e Berlin Zbresin në Bruksel e Paris Errëson natë e shekujve Ajo ngrinë e ngrinë Në balkon lule të zeza Në kokë leh qen i zi Fluturojnë e bien do zogj Jusuf Mbi qiellin tonë gri Në gjunjët e tu Kosovë Hyji kërkon fli Mehmet Breznica
Posted on: Fri, 29 Nov 2013 09:07:04 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015