Hafidh Ibn Tejmije e shkruan: Disa njerëz erdhën tek varri i - TopicsExpress



          

Hafidh Ibn Tejmije e shkruan: Disa njerëz erdhën tek varri i Pejgamberit tonë (s.a.v.s.), dhe kërkuan diçka, dhe kërkesa e tyre u plotësua. Në mënyrë të ngjashme, edhe njerëzit e devotshëm (evliatë) munden poashtu të përmbushin nevojat e njerëzve - dhe ne nuk e mohojmë këtë. [Iktida es-Sirat al-Mustekim, - fq. 373, Hafidh Ibn Tejmije] Hafidhh Ibn ul Kajjim shkruan: Pas vdekjes, Ruhu (shpirti) mund të bëj gjëra që nuk mund t’i bëj gjersa personi është gjallë në dynja, siç një ose dy shpirtra kanë mposhtur një ushtri të madhe. Shumë prej sahabëve transmetojnë që ata e kanë parë të Dërguarin e Allahut (s.a.v.s.), Ebu Bekrin dhe Umeri (r.a.) në ëndrrat e tyre gjatë natës duke luftuar me ta kundër jobesimtarëve dhe duke fituar betejën. Pastaj (kjo gjë) u bë realitet: ditën tjetër, një ushtrim e vogël e muslimanëve e mundi një ushtri me shumë, shumë jobesimtarë. [Kitab er-Ruh, kapitulli 15, Hafidh Ibn ul Kajjim]
Posted on: Sun, 21 Jul 2013 12:40:43 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015