Hahahhahaha i shkreti :p Tiranë, kallëzimi i rremë: E sajova - TopicsExpress



          

Hahahhahaha i shkreti :p Tiranë, kallëzimi i rremë: E sajova për bashkëshorten, s’e di që luaj bixhoz . Një 27-vjeçar që kishte humbur 3 mijë euro në kumar, ka sajuar në Policinë e Tiranës një histori grabitjeje, të ngjashme filmat aksion, vetëm nga frika e gruas. Ai ka arritur deri aty sa t’i ngulë vetes një thikë në kofshë, në mënyrë që historia të bëhej sa më e besueshme dhe të ngjante si një përleshje me grabitësit. Gjithçka e ka bërë në mënyrë që e shoqja të mos e kuptonte që ai luante bixhoz, duke rrezikuar edhe arrestimin, pasi të njëjtën gënjeshtër i ka treguar edhe policisë. Ngjarja e supozuar fillimisht si grabitje ka ndodhur mesditën e së enjtes, në banesën e shtetasit Myslim Domi, në rrugën “Karl Gega” në kryeqytet. Vetë i “dëmtuari”, që kishte lënë në bixhoz kursimet e grabitjes, ka telefonuar në sallën operative të Policisë së Tiranës, duke pretenduar se në banesën me qira në rrugën “Karl Gega”, pasi kishte dalë nga banja, kishte përballur brenda në shtëpi me dy persona me syze dhe kapele. Këta persona, sipas tij, e kanë kërcënuar me thikë duke e detyruar që t’u jepte të gjitha paratë që kishte në shtëpi dhe për këtë arsye ata e kanë qëlluar me thikë në kofshë, pasi ai ka shfaqur rezistencë dhe është përleshur me ta. Veç lajmërimit të Policisë, ai ka kërkuar edhe një autoambulancë, pasi kishte nevojë për ndihmë mjekësore, sepse sipas tij, plaga ishte e thellë. Policia, pasi ka shkuar menjëherë në vendngjarje, ka gjetur edhe thikën që ai pretendonte se ishte e grabitësve, ndërsa i plagosuri u dërgua për të kuruar plagën në Spitalin Ushtarak. GRABITJA E SAJUAR Myslim Domi, 27 vjeç, menaxher i një kompanie shitblerjesh, nga frika e gruas sajon një histori grabitjeje, pasi kishte humbur në bixhoz rreth 3 mijë euro, para të kursyera nga ai dhe e shoqja. Për ta bërë ngjarjen sa më të vërtetë dhe për të qenë sa më bindës, ai i ka ngulur thikën vetes, duke shkaktuar një plagë 8 centimetra në kofshë. Këtë veprim e bëri në mënyrë që e shoqja, me të cilën kishte vetëm 2 vite martesë, ta besonte se ai u ka bërë rezistencë grabitësve për të mbrojtur paratë e kursyera, madje edhe është përleshur me ta. Mëngjesin e së enjtes, kur e shoqja ishte nisur për në punë, ai ka tërhequr nga sirtari paratë e kursyera, rreth 3 mijë euro, dhe në vend që të shkonte në punë, është futur në një kazino. Ndryshe nga ç’shpresonte, se do ta shtonte shumën e parave, ai i ka humbur të gjitha dhe sapo ka dalë nga kazinoja ka nisur të thurë planin se si do ta justifikonte mungesën e kursimeve tek e shoqja. Këtë shpjegim ai e ka dhënë pasi është marrë në pyetje për 8 orë në polici, pasi fillimisht edhe aty kishte mbajtur të njëjtin qëndrim. Etleva Delia/PANORAMA
Posted on: Sat, 17 Aug 2013 22:25:07 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015