Hajde njerëzi, hajde ! Në VV e paskan të përcaktuar me kë të - TopicsExpress



          

Hajde njerëzi, hajde ! Në VV e paskan të përcaktuar me kë të shoqërohesh dhe me kë të mos shoqërohesh !!! Më trego me kë shoqërohesh të tregoj se cila je ?! - na thojkan këta. Sipas kësaj filozofie edhe unë nuk qenkam unë, por qenkam sidomos ti ! Nëse keni menduar se kjo filozofi ka për bazë paragjykimin primitiv, keni gabuar. Jo ! në këtë filozofi kemi për bazë paragjykimin modern të VV. Këta ishin shumë demokrat dhe parim kishin debatin, vetëm me një kusht : mendimi ytë i ndryshëm duhet gjithëmon të ketë për përfundim mendimin e njejtë me atë të profetit Albin. Përndryshe, rrufeja do të të bjerë mbi kokë. Do të jesh e linçuar, e fyer, e etiketuar, e sharë, të gjitha shpifjet e kësaj bote do të ngjiten për trupi ... dhe të gjitha këto, jo se i deshën ata që i bënë, por sepse i kërkove vet !!! Bile, edhe kur ti shpërndajn grushtat nëpër fytyrë e trup, me dhimbjen më të thellë në shpirt ti shpërndajn !!! VV po na thotë : shtrigat si Alma Lama duhet ti ndjekim, ti zëmë dhe në turrën e druve ti djegim. Me këtë, duhet të tregojm se pushteti jonë është i bekuar nga Zoti dhe është i përjetshëm. Me këtë, kushdo që do të tentoj të na kundërshtoj do ta dijë mirë se çfarë mund ta presë. E moj Alma Lama, me të vërtetat e tua relative pate guximin të dalësh kundër të vërtetës absolute ! Duhet të jesh vërtet e çmendur ! Të qanë gjatë ditës, të vranë gjatë natës ! Hajde Vetëvendosje, hajde !
Posted on: Mon, 08 Jul 2013 23:21:14 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015