Hashim Thaçi, premtoi rritje 100 për qind të pagave për të - TopicsExpress



          

Hashim Thaçi, premtoi rritje 100 për qind të pagave për të gjitha kategoritë Thaçi: Isni Kilaj, njeriu i ndryshimeve Malishevë, 29 tetor Kryetari i PDK-së dhe Kryeministri i vendit, z.Hashim Thaçi, sot premtoi nga vendi i fjalës, i besës dhe vendi i vendimeve të mëdha të UÇK-së, se do të ketë rritje të pagave, deri më 2018, deri në 100 për qind, të gjitha kategoritë, si dhe premtoi se të gjitha projektet e Isni Kilajt, e kanë mbështetjen e fuqishme të tij, si kryeministër i vendit dhe si lidership i PDK-së. “Të nderuar qytetar të Komunës së Malishevës, urime fitorja e Partisë Demokratike të Kosovës dhe kryetarit Isni Kilaj”, tha Thaçi, duke ju drejtuar rreth katër mijë të pranishmëve, në tubimin madhështor, në përmbyllje të fushatës elektorale në Malishevë dhe të gjithë qytetarëve të Malishevës. “Së pari ju uroj për fushatën e juaj, dinamike, aktive, të suksesshme. Malisheva ka qenë rruga e lirisë së Kosovës dhe nga sot është edhe rruga e fitores së PDK-së dhe kryetarit Isni Kilaj. Kryetari Isni Kilaj ka ndërtuar mbi 200 kilometra rrugë, ka ndërtuar shkolla, ka ndërtuar kanalizime e ujësjellës, pra e ka ndryshuar Malishevën, e ka ndërtuar Malishevën, nga një provincë në një qytet me një të ardhme evropiane. Faleminderit i nderuar kryetar Kilaj, për punën e bërë në Malishevë. PDK gradualisht po e mbyll fushatën elektorale dhe dita e madhe e PDK-së do të përfundoj me fitoren e madhe me 3 nëntor, duke u nisur nga Prishtina, e në të gjitha qytetet e Kosovës, duke e kurorëzuar fitoren me Malishevën. Sikur keni qenë Ushtri Çlirimtare e Kosovës të gjithë, vazhdoni sot të mbeteni bastion i fuqishëm i Partisë Demokratike të Kosovës. PDK është partia e juaj, është vlera juaj, është sakrifica juaj, është qëllimi, objektivi dhe vizioni juaj, andaj si kryeministër i Qeverisës ë Republikës së Kosovës, dhe si lidership i PDK, ndihemi krenar dhe ju ftoj ta votoni Isni Kilajn për kryetar të Malishevës. Fitorja e PDK-së do të jetë e fuqishme. Ju jam mirënjohës për fushatën e qetë dhe dinjitoze. Ju bashkëqytetar të mi, bashkohuni si dje si pjesëtar të UÇK, sot në fitoren e PDK-së. Malisheva është bastion, fuqi dhe vizion për Partinë Demokratike të Kosovës. Ndihuni krenar me fitoren e Partisë Demokratike të Kosovës. Deri sot askush nuk ka mundur të ju ligështoj dhe gjithmonë keni qëndruar fuqishëm në PDK. Sot, dëshiroj të falënderoj secilën familje të Malishevës, për kontributin e dhënë në luftën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Partia Demokratike e Kosovës, është në shërbim të të gjithë qytetarëve të Kosovës dhe të Malishevës. Çdo projekt i prezantuar nga Isni Kilaj, e ka mbështetjen e plotë të PDK-së dhe nga unë si kryeministër i vendit. Ju kryetar Kilaj, dalloni nga kundër kandidatët tjerë, sepse ata duan dhe dëshirojnë të marrin pushtetin, ndërsa ju doni ti fitoni zgjedhjet, për ti t’iu shërbyer qytetarëve, për të realizuar qëllimin dhe vizionin tuaj. Do të vazhdoni të qeverisni, pa dallime partiake, kjo mbështetje është konfirmim për qeverisjen tuaj. Ne do të vazhdojmë të punojmë për qytetarët e vendit, për krijimin e vendeve të reja të punës. Nga këtu ju drejtohem, të gjithë qytetarëve të Kosovës, duke kujtuar s ene i mbajmë premtimet, pasi i kemi rritur pagat për 50 për qind, ndërsa sot këtu nga vendi i fjalës dhe i besës, nga vendi i vendimeve historike të UÇK-së, konfirmoj se do të ketë rritje të pagave për të gjitha kategoritë nga mandati 2014-2018 për 100 për qind dhe zotohem për këtë. Urime fitorja e 3 nëntorit. Votojeni Isni Kilajn për kryetar të Malishevës, vazhdoni me qeverisjen e mirë, për Malishevën Evropiane”, tha kryeministri i vendit, z.Hashim Thaçi, në përfundim të fjalimit të tij, në përmbyllje të fushatës elektorale në Malishevë. Në vazhdim, fjalimi i mbajtur nga kryetari Isni Kilaj, në përmbyllje të fushatës elektorale në Malishevë: “Të dashur bashkëvendës, aktivistë e simpatizantë të Partisë Demokratike të Kosovës, Familjarë të dëshmorëve, invalid të luftës, veteranë dhe të gjithë sa jeni këtu; mirëserdhët në tubimin përmbyllës të fushatës elektorale të PDK-së në Malishevë. Në këtë ambient impozant të krijuar nga Ju Malishevas, dua të shpreh falënderim dhe mirënjohje që sot na e nderon çdo familje malishevase, çdo qytetar ndjehet i nderuar me prezencën në mesin tonë te drejtorit politik të UÇK-së, të Kryeministrit të parë të Republikës së Kosovës, themeluesit të Kosovës shtet modern, të ndërtimit dhe të afirmimit tonë në botë, të Kryetarit të PDK-së dhe Kryeministër i Republikës së Kosovës, Z.Hashim Thaçi. Na nderojnë me prezencë dhe mbështetje edhe zv/kryetari i PDK-së, z.Kadri Veseli, zv/kryeministri z.Hajredin Kuqi, deputet të Parlamentit të Kosovës, prezent në këtë tubim madhështor. Të dashur anëtarë dhe simpatizantë të Partisë Demokratike të Kosovës, për tri javë rresht kaluam fshat më fshat duke takuar qytetarët tanë, duke shpalosur programin qeverisës për periudhën e ardhshme katër vjeçare, pamë projektet e realizuara për katër vite, nevojat tuaja dhe objektivat, si dhe premtimet tona. Unë ju falënderoj Ju për mbështetjen që na dhatë, ju faleminderit që na dëgjuat e na pranuat në familjet tuaja, na përcollët fshat pas fshati, e lagje pas lagjeje- Ju faleminderit. Prezenca e Juaj këtu në këtë ambient madhështor tregon për besimin e Juaj. Ky besim u rrit edhe më shumë pasi që për prijës dhe udhërrëfyes patëm Kryetarin tonë të nderuar Z.Hashim Thaçi dhe bashkëpunëtorët e tij. Në fshatrat tona kaluan shumë subjekte politike, disa na kritikuan e na shanë-Ne vazhduam me programin tonë, ne nuk u morëm me ta, të tjerë organizuan tubime të imponuara, e disa të improvizuara me qytetarë jo të Komunës sonë, ne nuk u zhgënjyem. Ju dini të vlerësoni dhe gjykoni, jeni populli që vendos se kush do vjen në qeverisje. Votat ua kërkuam dhe ua kërkojmë me dinjitet e krenari të gjithë qytetarëve të komunës sonë, të dashur e shumë të çmuar, për ne e për ju i nderuari kryeministër, sepse gjatë mandatit tonë arritëm të shtrojmë 200 km. rrugë, afro 100 .km. rrjete kanalizimi, 38 shkolla, shtëpi kulture, Palestër të sporteve, stadium qyteti, muze, parqe të bukura, atyre që ua ndërtuam shtëpitë, atyre që u sollëm ujin e pijes, dhe ju na besuat për të vazhduar qeverisjen e mirë për Malishevën Evropiane ,na besuat në vepra dhe jo në fjalë-Ju faleminderit. Ju faleminderit për besimin qe po na jepni- E ne asnjëherë nuk do u zhgënjejmë. Urime fitorja Malishevë Urime,urime………………………………..”
Posted on: Tue, 29 Oct 2013 19:56:30 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015