Haxhiu. E takova poshte te tregu. Nuk e njoha fare, ishte - TopicsExpress



          

Haxhiu. E takova poshte te tregu. Nuk e njoha fare, ishte dobsuar, ishte rregjuar, ishte bere me i vogel se sa koha kur e njihja une. Me foli vete, me foli ma ate zerin e tij krejt te vecante. E njoha mmenjehere, u ktheva dhe e perqafova dhe ne vesh i thashe; paske hy ne uje. Qeshi me nje zhurme te cuditshme, zhurme qe nuk e kuptova se nga vinte. E pashe me cudi, dhe desha ta pyesja, por ai, ah ai Haxhiu , qe slinte njeri pa e vene ne loje atehere kur canim brazdat e misrit, tha; kam vone dhom trinj dhe rrine rrine e bojne zhurme , si rrota qerrje te pavaisura. Qesha dhe e shtyva pak, si per ta pare me mire. Cke , tha duke nxjerre qesen e duhanit, cke qe mshef kshtu re cun, qoke thinjur fare, me tha dhe letra e duhanit i rreshqiti nga dora. Ja mora dhe i thashe , hajde ulemi te pime nje kafe, te te degjoj pak se me paska marre malli. Nuk ma prishi dhe shpejt e shpejt , u ulem ne kafen perballe . I bera vend dhe ai duke nenqesheur me tha, ho re mjaft me bore yzmet, se nuk jam plakur kaq shume, apo po tallesh me mua. E kapa nga supet dhe me lezet e ula, duke i rene pak shpatullave. He , me tha, qysh ke qone, qysh e ke plaken dhe nisi ne zakonin e tij te pyeste nje per nje per te gjithe. E nderpreva dhe i thashe qe mjaft, mjaft se me lodhesh dhe ke rruge per te bere, por me thuaj pak se si e pesoi ajo brigadierja atehere kur i shkove ne shtepi. Ej, ja beri, sa e mbake mend dhe ndezi cigaren e trashe sa nje bisht zhelegu. Kishim marre nga nje kafe dhe dy gota bosh, rakine e mbante me vete Haxhiu dhe duke me nxitur qe ta provoja rakine e tij, filloi tma rrefente kete ngjarje , qe ne ate kohe na bente te shkriheshim gazit. Vuri doren tek vetullat e trasha dhe me tha; e bukur ishte dreqi, e mban mend se kur ecte ajo rruges nuk ngelte njeri pa e kthyer koken. Ate darke pasi me mati punen, filloi Haxhiu, ajo me tha qe te kaloja nga shtepia, pasi kishte nje muhabet per tme thene. Ashtu bera dhe gjithe qef , kur dielli kishte hyre, u afrova per nga shtepia e saj. Qeni ishte i zgidhur dhe nisi te lehte pas gardhit, athu ishte afruar dushmani. Doli azganja, i foli qeni dhe duke e mbajtur nga qafa dhe me futi brenda, duke me bere me shenje qe te mos beja zhurme. Erdhi dhe pashe qe ishte ne floket, e kishte hequr shamine. Oh mor cun, mu drodhen leqet e kembeve, aq e bukur ishte. Rri, me tha, rri se ai eshte ne zbor, eshte larg per nja 17 dite, keshtuqe mos u nxito, ulu dhe me vuri per te ngrene. Fasule kishte dhe ngaqe e dinte qe une i haja shume specat djegse, me solli dy apo tre kallinj te holle , dukeshin qe digjnin shume dhe ishin te thare. Kur une me pellembet e mija qe i kisha si dy tapanxha mbushur plot me kallo, i shkermoqa te dy kallinjte me duar, ashtu si shkermoqim grurin kur duam ta provojme, ajo me solli nje faqore me raki dhe u ul perballe meje, duke ma bere me dore qe te haja. Ashtu bera, i hyra fet e fet dhe pasi mbarova se ngreni, ju versulem njeri tjetrit sikur donim jo te benim dashuri, por sikur donim ta shqyenim njeri tjetrin. Nuk kaloi shume kur ajo u ngrit vrik nga krevati ku ishim shtrire, duke bertitur dhe ofshamur sikur dicka i dhimbte shume. Hoj hoj re Haxhi cme bore, hoj hoj re Haxhi cme dogje dhe vajti tek nje legen me uje duke i futur te dyja duart brenda e duke e shpelare zogun e saj. I hidhte uje, i hidhte prape e renkonte si e marre. U tremba, thashe ci bera une kesaj dhe nuk e mora vesh. Ah, more dreq, me tha, duart me spec djeges dhe ma percellove kete dhe vuri doren poshte. Oh, e kuptova. Upupu cdreqin bera, thashe dhe vajta dhe une ti hidhja uje , per tja freskuar placken qe dhe pa spec i digjej. Mori fryme Haxhiu, e ktheu rakine me fund dhe me pa asahtu si di vetem ai te shikonte. Nuk fola fare, heshta, por nje dallge e madhe gazi me mbyti dhe ashtu duke qeshur me te madhe, ai ma mbushi dhe nje gote tjeter. Ndenjem dhe pak, erdhi autobuzi dhe Haxhiu pasi mori trasten e mbushur me sendet qe kishte blere, duke me perqafuar , iku.
Posted on: Sun, 17 Nov 2013 19:41:39 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015