Hernia diskale Është shkaku më i shpeshtë i dhimbjeve - TopicsExpress



          

Hernia diskale Është shkaku më i shpeshtë i dhimbjeve lumboshiatalgjike. Disku ndërvertebror përbëhet nga një unazë fibroze (pjesa periferike) dhe nga nukleusi pulpoz. Nga këndvështrimi fiziologjik, nukleusi pulpoz, ngaqë është shumë i pasur me ujë, luan rolin e amortizatorit, rishpërndan forcat dhe shërben si pikëmbështetje për trupat e vertebrave. Gjatë formimit të hernies ky ekuilibër prishet; është e mundur që nën veprimin e faktorëve stresantë të ndodhë zhvendosje e substancës së nukleusit. Pasi disku bën hernie, materiali i herniuar mund të bjerë në kontakt me nervat që ndodhen në brendësi të kanalit vertebral. Në varësi të zhvendosjes së materialit të herniuar, dallohen: ♦ Hernia e përmbajtur (e kufizuar): legamenti posterior i paprekur. ♦ Hernia e dalë: legamenti ndërpritet nga dalja e materialit herniar. ♦ Hernia krejtësisht e dalë: materiali i herniuar del deri në kanalin vertebral. Nga këndvështrimi anatomik, rrënja nervore, nën shtyrjen e hernies, duket e spostuar, e shtypur dhe me vëllim të shtuar, si pasojë e ënjtjes që shkaktohet nga procesi infiamator-mekanik. shtylla kurrizore hernia diskale Simptomat: në varësi të faktit nëse hernia ka lokalizim cervikal apo lumbar, simptomatologjia e dhimbjeve ndryshon, sipas rajonit që nervëzon nervi i prekur. Simptomat ndryshojnë edhe në vartësi të llojit të hernies. Në rastin e hernieve cervikale do të shfaqen dhimbje përgjatë trajektores së pleksit brakial (cervikobrakialgji), mpirje, ulje të forcës muskulare dhe kontraktura muskulare të muskulit trapezius. Në rast të hernieve lumbare dhimbja shfaqet përgjatë trajektores së nervit shiatik ose atij femoral, shfaqen mpirje, ndryshime të ndjeshmërisë së temperaturës (ndjenjë e të ftohtit apo të nxehtit), ulje e forcës muskulare dhe çalim nga mungesa e rezistencës. Në të dy rastet dhimbja është e pranishme edhe gjatë natës dhe në qetësi dhe shpesh është rezistente ndaj mjekimeve me barna. Duhet theksuar që në rastet kur simptomat e mpirjeve apo mungesës së forcës vazhdojnë për një kohë të gjatë, duhet kryer sa më parë një vizitë tek mjeku ortoped apo neurolog. Duhet bërë kujdes: nervi shiatik i dëmtuar për një kohë të gjatë mund të mos kthehet më në 100% të efektshmërisë së tij edhe pas heqjes së shkakut të dëmtimit. Diagnoza: ka shumë rëndësi që pacienti të vlerësohet klinikisht me kujdes nga ana e mjekut specialist. Manovrat diagnostike, si shenja e Dandy, e Lasegue, e Valleix dhe vlerësimi i refleksit patelar dhe akilien mund të japin një orientim të saktë për shkakun e dhimbjeve. shtylla kurrizore hernia diskale shtylla kurrizore hernia diskale Gjithmonë duhet kryer një ekzaminim radiologjik standard (i vlefshëm sidomos për diagnozën diferenciale), një ekzaminim me skaner dhe/ose rezonancë manjetike, me ose pa përdorim të lëndëve kontraste. Ka vlerë edhe ekzaminimi elektromiografik. Terapia: fillimisht tentohet trajtimi konservativ dhe rehabilitues, me barna anti-infIamatorë josteroidë dhe/ose kortizonikë, si dhe pushim në shtrat për të "lehtësuar" shtyllën kurrizore. Nëse problemi akut zgjidhet, këshillohet fillimi i një fizioterapie reabilituese, për forcimin gradual të muskujve paravertebralë dhe të barkut. Nëse gjendemi përballë një hernie të madhe ose të dalë, mundësia e suksesit të mjekimit konservativ është shumë e vogël. Në raste të tilla pacienti i nënshtrohet kirurgjisë, e cila tenton të heqë hernien lumbare apo cervikale nëpërmjet teknikave kirurgjikale të ndryshme (mikrodiskektomi, dekomprimim, diskektomi perkutane etj.). ortopediaitaliane/hernia.htm
Posted on: Wed, 31 Jul 2013 19:57:06 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015