Hiperpigmentimet e lekures Per te patur nje lekure te bukur - TopicsExpress



          

Hiperpigmentimet e lekures Per te patur nje lekure te bukur dhe te shendetshme duhet te kujdesemi ne menyre te vazhdueshme gjate gjithe vitit. Ne periudhat e rrezatimit diellor pra ne pranvere dhe vere krahas perkujdesjeve te tjera nje kujdes te vecante duhet ti kushtojme dhe mbrojtjes se lekures nga dielli. Dielli i tepërt mund të na shkaktojë më shumë dëme se thjesht një djegie të lëkurës. Një ekspozim i zgjatur nën rrezet e diellit mund të shkaktojë njolla kafe, të kuqe, tharje dhe ashpërsi të lëkurës, rrudha e madje në raste ekstreme edhe kancer të lëkurës.Per te shmangur keto efekte te demshme rekomandohet perdorimi I kremra fotombojtes gjate gjithe vitit . Ne periudhen e vjeshtes dhe te dimrit rekomandohen perdorimi I kremrave fotombrojtes me SPF (filter mbrojtes) 10 ose 15 kurse ne pranvere dhe vere kremrat fotombrojtes duhet te jene me SPF 30 deri 50.Perdorimi I kremrave fotombrojtes jo vetem mbron lekuren nga plakja por parandalon formimin e njollave kafe (hiperpigmentimet ose melasma ) ne fytyre te cilat shpeshhere shkakojne stres te shpehur ne personat tek te cilet shfaqen . Cilet jane shkaktaret e hiperpigmentimeve? Njollat kafe ose hiperpigmentimet shfaqen si rrjedhim I shtimit te pigmentit normal te lekures,te melanines . Hiperpigmentimet mund te jene te gjeneralizuara ose te lokalizuara ,primare ose sekondare.Hiperpigmentimet e gjeneralizuara shkaktohen nga demtimet e aparatit endokrin si semundjet e gjendrave surenale,disfunksion I hipofizes,I tiroides etj Faktori kryesor që ndikojne ne shfaqien e hiperpigmentimeve sekondare eshte rezatimi diellor që është një faktor prezent në pothuajse ne pjesen me te madhe te rasteve,faktore te tjere permendim shtatzania, crregullimet hormonale ,disa medikamente si kontraceptivet,disa produkte kozmetike të cilët përmbajnë faktorë që ndihmojnë në shfaqen e melasmës. Hiperpigmentimet mund të jenë te vetme ose te shumta në numër. Ato lokalizohen në përgjithësi në mënyrë simetrike në ballë, faqe, shpinën e hundës, buzën e sipërme, mjekër dhe në qafë. Ato kanë tendencë të persistojnë gjatë dhe nuk zhduken gjatë dimrit. Shfaqen zakonisht tek personat me lëkurë të bardhë, por janë gjithashtu të shpeshta tek personat që nxihen lehtë dhe që kanë lëkurë të errët. Kryesisht preken femrat por ne 10% te rasteve shfaqen dhe ne meshkuj. Megjithate sic e permendem dhe me siper shkaku kryesor eshte rrezatimi diellor . Me kalimin e kohës, si pasojë e mbiekspozimit në diell, dhe mos perdorimit te kremrave fotombrojtes të tilla njolla shfaqen kryesisht në fytyrë, por edhe në trup. Lëkura jonë është përherë e më shumë subjekt i mjaft dëmtimeve nga dielli. Pjesa më e madhe e dëmtimit nga dielli ndodh kur udhetojme me makinë. Xhami i makinës bllokon 100% rrezet UVB (të cilat shkaktojnë djegien e lëkurës) dhe aspak ato UVA, rrezet shkaktare të plakjes së lëkurës dhe të krijimit te hiperpigmentimeve Trajtimi i hiperpigmentimeve Mjekimi I hiperpigmentimeve ështe i vështirë. Eshte me e lehte te parandalohet formimi i hiperpigmentimeve sesa te trajtohen. Evitimi i ekspozimit ne diellit dhe përdorimi ditor i kremrave kundër diellit është i domosdoshëm për te penguar forminim e njollave te tjera . Femrat duhet të ndalojnë kontraceptivët oralë nese perdorimi I tyre ka shkaktuar hiperpigmentime . Mbas shtatzanise hiperpigmentimet mund të largohen pa mjekim. Mund të përdoren kremrat zbardhuese si hydroquinoni 2-4%, vetëm ose në bashkveprim me tretinoinën 0.05% . Veprim zbardhues kanë edhe përbërjet fenolike, vitaminat C dhe E, acidi azelaik, etj. Sot per trajtimin e hiperpigmentimeve pervec kremrave perdoren dhe metoda te tjera mjekimi te cilat japin rezultate me te mira : si mikrodermoabrazioni, mesoterapia ,laseri fraksional.Nje procedure me efikasitet te larte ne trajtimin e hiperpigmentimeve te lekures eshte dhe piling kimik.Nepermjet kesaj procedure e cila praktikohet ne dimer behet e mundur eliminimi I shtresave sipërfaqësore të lëkurës dhe stimulimi I lëkurës së re. Keshillat qe rekomandohen per tu mbrojtur nga rezatimi diellor. Mbrojtja nga dielli është dicka për të cilën duhet të jeni të vetëdijshëm në çdo kohë . -Perdorni kremrat kunder diellit me faktor mbrojtes se larteSPF 30 dhe 50 duke filluar nga marsi deri ne fund te shtatorit dhe me faktor mbrojtes me te ulet ne muajt e tjere te vitit. -Perdorni kremin 30 minuta para daljes ne diell dhe perseriteni cdo 3 ore . -Pasi keni perdorur kremin fotombrojes mos perdorni produkt tjeter kozmetik mbi te (puder ose krem puder). -Ne kohen e pllazhit,perdorni kremrat kundra diellit sa here qe dilni nga deti, duke shpelare me pare fyfyren me uje, pasi uji I kripur lejon qe rrezet e diellit te depertojne me lehte ne lekure duke bere te mundshme shfaqien e njollave kafe. -Mos haroni te perdorni syze,pse jo dhe ne periudhen e dimrit duke parandaluar shfaqien e rrudhave te diellit por dhe te njollave kafe ne zonen rreth syve . Perdorimi I ne menyre korekte I kremit fotombrojtes dhe I pershtatshem sipas tipit te lekures do te ndihmonte ne parandalimin e formimit te hiperpigmentimeve. Duhet theksuar se çdo rast me hiperpigmentim përbën një rast specifik dhe, si i tillë, duhet trajtuar në mënyrë specifike dhe vetëm nga një mjek dermatolog. Dermatologu është trajtuesi i vetëm që merr përsipër të trajtojë problemin dhe pasojat që mund të rrjedhin nga trajtimi. KLINIKA DERMATOLOGJIKE dhe ESTETIKE DERMOVITA Dr.Albana Lufi Mjeke Dematologe
Posted on: Wed, 11 Sep 2013 16:10:44 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015