Histori e bukur dashurie Matthew Leger dhe Celia - TopicsExpress



          

Histori e bukur dashurie Matthew Leger dhe Celia Rodrigues Historia e pabesueshme e dashurisë së një çifti kanadez fitoi faqet e para të revistave rozë në vendin amerikanoverior, madje së shpejti mund të shndërrohet edhe në skenarin e ndonjë filmi të suksesshëm. Matthew Leger dhe Celia Rodrigues, të dy 24 vjeç dhe banorë të Kebekut, do të kurorezojnë ndienjat për njëri-tjetrin duke u lidhur në martesë muajin e ardhshëm. Por historia e tyre e dashurisë bëhet unike për faktin se të dy u njohën ndërsa merrnin mësime noti në moshën 8-vjeçare, në një pishinë ku prindërit i kishin çuar brenda qytetit. Të shndërruar në shokë të mirë fëmijërie, çifti frekuentohej vazhdimisht deri në moshën 13-vjeçare, ku për shkak të distancës së krijuar nga zhvendosja e prindërve të tyre, u shkëputën për dhjetë vjet. Megjithatë, ndonëse një dekadë më pas, 23-vjeçarja Cecilia nuk e kishte harruar kurrë shokun e saj të fëmijërisë dhe pas një këmbëngulje të gjatë, e rigjeti, këtë herë për t’u dashuruar me shikim të parë… të paktën siç pretendon secili prej tyre. E për të bërë këtë histori edhe më të veçantë, siç mund të imagjinohej, martesa është caktuar për t’u zhvilluar pikërisht buzë pishinës, në të cilën të dy u njohën vetëm atëherë kur ishin tetë vjeç. #Stela
Posted on: Thu, 10 Oct 2013 10:15:20 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015