Histori personale Pershendetje! Une jam Genta. Jam 27 vjec nga - TopicsExpress



          

Histori personale Pershendetje! Une jam Genta. Jam 27 vjec nga qyteti i tiranes. Kur isha nje foshnje e porsalindur nena ime me braktisi ne befotrof. Dhe u adoptova nga nje cift qe besonin se smund te benin femije. Besonin,sepse 2 vjet pas adoptimit tim atyre ju lindi nje vajze. Gjate gjithe femijerise time nuk e kam ditur qe isha e adoptuar. Prinderit me trajtonin mire dhe kisha nje jete te lumtur. Une edhe motra ime ishim shume te aferta me njera tjetren. Duheshim ne kulm. Por gjithcka ndryshoi kur u bera 18 vjec. Prinderit e mi adoptive me treguan te verteten. Nuk donin qe une ta zbuloja vete me vone e te ndjehesha e tradhetuar. Megjithate kjo nuk ndryshoi asgje tek mua. Ata kisha njohur si prinder. Ata me dhane dashuri. E une i doja,ndoshta me shume se me pare. Vendosa ta gropos te kaluaren. As qe doja ta dija kush ishte nena ime. Por motra ime qekur u morr vesh qe nuk ishim motra te verteta,nisi tme largohej. Kur u bera 23 vjec u dashurova me nje djale. Ai banonte ne pallatin tone. Njiheshim qe femije. Vinte shpesh ne shtepi e keshtu u afruam. E desha shume. Kalonim netet pa gjume duke folur ne tel apo duke shkembyer sms. Por dicka qe se kisha imagjinuar kurre ndodhi. Nje dite motra ime me kerkon pak celularin per 5 min dhe ja dhashe. Ate pasdite takohem me te dashurin ne kafene. Ai me merr celularin nga dora e hap mesazhet. Aty kishte mesazhe qe une nuk i kisha shkruajtur kurre drejt nje numri qe se njihja. Mesazhe dashurie. Mesazhe ku une tallesha me dashurine e te dashurit tim. E shume gjera te tjera. Fatkeqesisht personi qe kishte shkruajtur dhe derguar mesazhet. Motra ime. Kishte ndryshuar daten ne celular ne cdo sms qe kishte derguar. Dhe datat ishin te ndryshme. Madje kishte dhe sms te ardhur nga ai numer. Ne emer te nje djali qe se kisha njohur kurre. Ai me la pasi lexoi ato sms. Me tha se me urrente. Kur vete ne shtepi gjej vetem motren aty. E pyeta perse ma beri kete. Mu pergjigj sepse me urrente. Sepse une i kisha marre djalin qe dashuronte. Ajo me pas i tha prinderve te mi se une desha ta rrihja. Sepse ajo kishte ndermend tju tregonte qe une bridhja naten me djalin e komshinjve. Ata u merziten me mua. Me bertiten. Dhe kur nisa te mbroj veten babai im me goditi. Ika ate nate nga ajo shtepi. Nuk morra asgje. Vec rrobat e trupit. Per disa kohe u strehova tek nje shoqe. Sot kam nje pune. Kam nje shtepi me qera. Jam e zonja vetes. Kam marre vesh qe motra ime u martua me ate djale qe dashuroja. Me dhimbset ai. Mund ta imagjinoj me cfare intrigash e ka futur ne gracke ish motra ime e dashur. Me prinderit e mi adoptiv nuk flas me. As ata nuk me kerkojne. Dhemb. Dhemb shume sepse vetem ata njoh si nene edhe baba. Kam vendosur te kerkoj nenen time. Nuk pres shume. Megjithate mund te them dicka. Te ardhmen e kam perpara. #Stela
Posted on: Tue, 08 Oct 2013 06:37:03 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015