Historia Dashurite e medha nuk veshin fustane nuserie (Pjesa - TopicsExpress



          

Historia Dashurite e medha nuk veshin fustane nuserie (Pjesa 55) -Henr e pe? -pyeti Era ne gjithe ate rremuje. -Jo, -foli Henris duke qare dhe u shkeput. Ne fakt pa dike por dhimbja qe po kalonte ne keto momente ishte me dhimbsur se cdo dhimbje. Qendroi gjate funeralit vetem ne krahe te mamit te saj, vellait dhe kusherinjeve dhe vellezerve te mamit. Krijonin 1 portret te dhimbshem, kur shikoi lotet e tyre dhe peshperitjet per gjyshen e tyre qe kish vdekur. Tashme funerali kish mbaruar, dreka po ashtu. Shumica e njerezve ishin shperndare dhe ne shtepine e gjyshes ishin me familjaret me te afertit. Kish ardhur darka. -Henr dil pak qetesohu mam. Vertet kishte nevoje per pak ajer. -Ok po iki afer Viles por nuk do futem brenda, -i tha te emes dhe te pranishmeve aty dhe doli. Bente goxha fresket ate nate shkurti ndaj dhe ajo shtrengoi pallton rreth trupit dhe mbuloi gojen me duart e saj. U mbeshtet tek bordura dhe imazhi i gjyshes i dilte. Sa do me mungosh moj, mendonte dhe qante nen ze. Syri i zinte afishet qe ishin vendosur ne lagje. I vinte ti griste, ti bertiste cdo muri qe mbante te ngjitur ato afishe, qe gjyshja e saj ish gjalle..ajo ishte gjalle ende ne zemren e vogel te Henrises. Nuk mund te ulerinte ndaj shpertheu ne ngasherim. -Me vjen shume keq per kete qe ndodhi. Heshtje. -Henr dhe mund te flasesh, e di qe je shume e merzitur por me beso.. -Nuk kam cfare te te besoj. E di? Nena ime kishte te drejte, ti nuk je ai qe dukesh. Ti je i pafytyre, maskara. Ti vjen ne mes gjithe kesaj dhimbje dhe me lendon me shume. Cfare do? Nuk kam cfare te te jap.. Nuk kam se ti i krise pak nga pak dhe ikja e nenes tashme ne rruge pa kthim, i shembi. Te humba ty, humba ate. -Henr qetesohu te lutem. -Per cfare dreqin te qetesohem? Mos valle po te qetesohem ajo do ngjallet, po te qetesohem ti do jesh ai qe ishe dhe jo ky njeri i ndyre mashtrues qe kam perpara? Me thuaj? Nuk ke cfare te thuash, e di. Ehe e di shume mire, sepse ajo qe iku nuk do vije me kurre. Dhe sikur te uleras me gjithe fuqine time, ajo nuk do vije. Dhe sikur te ulem te pergjerohem ndaj ketij qielli, ajo nuk vjen, vdiq.. Vdiq dhe une nuk e putha! Po edhe per ty? Hhh, ti nuk do behesh me i mire. Ti prape do jesh ky njeri pa cipe, pa burreri, pa dinjitet. Me thuaj cfare do ndryshoj kjo dreq fjale Henr qetesohu. Tashme dhimbja e saj ish kapluar ne 1 ulerime dritheruese qe te kallte cdo qelize. -Henr te lutem boll. -Aaaa tani me lutesh te pushoj? Po une e di sa jam lutur qe ti te mos ishe ky qe je bere? A e di se sa nete kam kaluar pa gjume kur lutesha per fytyren tende te ndyre tashme , qe te te kisha prane? E di sa here jam lutur te te mos te dua kaq shume sa te dua? E di? Jooo, ti nuk e di she nuk ke per ta ditur kurre. E di pse? Se ne te 2 nuk mund te jemi me bashke, se ti nuk me do dreqi ta haje. Bertiste mes lotesh dhe gjuante ne kraharorin e tij. Per Olsin nuk kish ngelur asnje fjale cfare te thoshte ndaj mori guximin mes asaj vorbulle mllefi, dufi qe zjente tek Henris, ta perqafonte. Dhe ajo u bind. U bind si cdo here me pare. U derdh ne krahet e tij, pa folur, vetem lot. U ulen te 2 perqafuar tek ajo bordure, ku muaj muaj me pare qeshnin dhe ishin te lumtur. -Ne nuk do jemi kurre...bashke. Nuk mundemi. -Jo ne do jemi. Serish u bind ne perqafimin e tij. Naiviteti i saj ne ate dhimbje kishte nevoje ta dashuronte ate dhe pse me egoizmin e tij mashkullor, genjeshtren, tradhetine, ajo kish nevoje ate nate qe ta dashuronte serish.
Posted on: Fri, 01 Nov 2013 19:11:13 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015