Historia Dashurite e medha nuk veshin fustane nuserie (Pjesa - TopicsExpress



          

Historia Dashurite e medha nuk veshin fustane nuserie (Pjesa 56) Ne gjithe ate nevoje qe kish Henrisa per dashuri, i duhej te cohej. Nuk u dha asnje puthje, asnje shprese per ditet qe do lindte neser, asgje. Thjesht disa hapa ne drejtime te kundert, u degjuan. -Naten e mire. -Naten e mire. 1 ndjenje e pafundme perhumbej ne 1 pershendetje kaq te thjeshte. Ndjenjte neveri kur i degjonte ato hapa, por tradhetia i trokiste shpesh ne mendje. Gjithsesi kish hyre ne shtepi dhe ishte shtrire. U shtri ne krevatin e gjyshes se saj. Dhe per cudi nuk qau, beri 1 gjume te qete. -Faleminderit qe me dhurove q gjume si qingjat, -falenderoi tashme nenen qe e shihte ne 1 fotografi varur, teksa kish aguar. Ditet si ajo dhe ne vazhdim ishin te ngarkuara. Njerez pafund, vizita te shumta. Doli per pak ne sheshpushim me kusherinte. -Hajde bejme 1 xhiro deri poshte dhe vijme prape. Pranuan dhe dolen neper lagje. Syte e saj ndeshen po ate njeri qe jo vetem ate nate, por sa here e shihte ndjente nevojen per tu dashuruar. Nuk i foli, thjesht i dhuroi 1 shikim. -Ej ulemi te kjo pizzeria hame ndonje gje? -pyeti njeri nga kusherinjte. -Ok, -pranuan te gjithe. U ulen dhe porositen. -Po vdes per te ngreneeeeee, -foli Henris shume e uritur. -Yttt llupse ti do qofte, -ja pret kusheriri. -Jo, nuk i ha me qoftet ma shpifin, -foli ajo serioze. Ai nuk e zgjati me shume. Eshte per te qeshur por te mendosh qe dhe qoftet tashme ate i kujtonin Olsin. Picat tashme kishin ardhur bashke me coca colat dhe ndodheshin ne tavoline gati per ti ngrene me 1 fryme. -Ncncnc e shef me Olso sa llupesa jane? -Hahahaha he mer burre se ishim tu vdek dhe ti, -ja pret kusheriri. -Lejeni me llafet se duke fillu me motren time dhe duke perfundu te ju, dukeni qe ne fytyre qe dhe tavolinet do e hanit, -fliste duke bere shaka i vellai Henrises. -Hahaha, -qeshen te gjithe pervec Henrises qe ngeli e shtangur. I vellai kish ardhur aty bashke me Olsin. -Ej po ecni uluni ju, hani. -Po per Zotin se dhe mua me futet nepsin tani, -foli Olsi. -Po prit 1 here te takoj kete mistrecen, foli serish duke u drejtuar tek Henris. -Aa Ols ca ben ti? -pyeti ajo me 1 buzqeshje fallco. -Mire, ja rrime. Ngushellime per nenen, -ja kthen ai duke e perqafuar. -Idiot ca bennnn? -i foli Henris ne vesh duke e perqafuar, kur ne te vertete e donte ate perqafim. -Leje mi cunin te haje se i erdhi picaaaa, -foli njeri nga kusherinjte. Dhe ashtu duke qeshur, iu bashkuan dhe ata te 2 tavolines. -Mmmmmm mmmm shiko kush erdhiiiiii, -fliste Henris me gojen plot. -Ueeee kush ka ardh, -foli Olsi. Te tjeret vetem shikonin duke ngrene pice, pervec te vellait te saj qe u cua nga tavolina. -Te vdes une per ty qe ke ardhur tiii, -fliste Henris tere gezim ne mes gjithe atij trishtimi. Andri ishte kthyer. -Zemra lalit vet se me kishte marre malli per kete surratin tat. Andri dhe Henris vetem perqafoheshin, asaj vertet i kishte munguar ai. -Po Enin si e kaaaaaaaaaam? Kam 1 muaj pa folur, -foli ajo. -Eee Eni o lal eshte fut ne pune dhe nuk ka kohe fare. -Vdekshaaaaaa qe eshte bere punetore ajo. Nderkohe qe ishin afer tavolines. -He mer cun ne kur folem bashke dhe nuk me the gje qe do vije, -i foli Olsi. -I njeh surprizat ti apo je njeri pylli? -ja kthen Andri me te qeshur nderkohe qe po takohej me vellain e Henrises. -Shyqyr qe erdhe mer cun se mi kishe tha syte motres, e bere me qesh, flet dhe ai em te qeshur. -Ne kenaqeeeet eeeeeee, -ja kthen Henrisa me ironi dhe duke qeshur. Dhe ashtu u ulen te tavolina. Andri takoi dhe njerezit e tjere aty dhe u ul afer Henrises. -Jo lale mos porosit fare, ja se haj cik ke kjo llupesja se nuk dua per Zotin se hengra ne avion, -i flet Andri te vellait te Henrises qe po behej gati te porosiste per te. -Ok, -ja kthen ai. -Nuk ju shoh mire ketej une, -i foli fshehurazi Andri Henrises teksa afroheshin tek pica. -Ah mo zemer, mua me ka vdekur nena.. -Ca thu ti meeee, bej be? -foli tashme Andri shume i habitur. -Ueeee ngushellime, -foli serish duke i dhene doren te vellait te Henrises dhe kusherinjve te saj dhe me pas perqafoi Henrisen. -Rrofsh, -iu pergjigjen ata. Dhe pasi mori vesh se si kish ndodhur gjithcka, e vazhdoi muhabetin aty ku e kish lene. -Po me khe khe? -Keq fare, kur te tregoj nuk ke per ta besuar. -Jeni ndare mesa shoh. -Po kemi muaj qe jemi ndare, qe per Vit te Ri, as per ditelindjen time dhe te atij madje nuk ishim bashke. Dhe me e forta eshte se per ditelindjen e atij ne vend ti jepja une dhurate, ma dha i mua..dhe ca dhurate thuaj. -Ej llafet e veshit mes sheshit, -i nderpreu Olsi qe e kish kuptuar qe po flisnin per ate. -Shume dakort jemi dhe ne, -foli i vellai Henrises. -Nuk eshte ndonje gje me rendesi, keshtuqe dhe ne po e nderpresim muhabetin dhe vazhdoojme me ju, -foli Henris duke shkelur syrin dhe me 1 buzqeshje pasi mbaroi fjaline. Te tjeret ja pasuan me 1 te qeshur, Olsi e pa shume serioz. Ajo i shkeli syrin serish. Dhe keshtu u mbarua dhe ajo darke dhe u bene gati per ne shtepi. -Po vij dhe une pak me ju, foli Andri Henrises dhe vellait te saj dhe kusherinjeve. Donte te ngushellonte dhe mamin e Henrises, sepse ajo e kishte shume perzemer Andrin dhe ai gjithashtu. -Hajde, futu brenda. E ke tek ai divani aty, -i foli Henrisa. -Mirmbrema! -Ooo Andrii paske ardhur, -i foli e ema Henrises duke treguar gezim per ardhjen e tij. -Po erdha sot dhe ja u bera surprize ketyre, -foli ai. -Shume mire bere, Henrisen e ka marre malli? Te shtepise mire, Enin si e kam? -Mire te gjithe, Eni ju puth shume fort. Une erdha papritur dhe nuk e dija cfare kishte ndodhur, Henrisa me tregoi qepare. Ngushellime dhe me vjen shume keq, ajo nuk ishte vetem nena Henrises por ishte nena jone. Sa here ikte dhe vinte tek dyqani na thoshte gjithmone: A mistreca, mistreca dhe tundte koken sepse e kuptonte qe po pinim cigare fshehurazi. Dhe pastaj kur u rritem gjithmone na linte amanet Henrisen. E donim shume te gjithe dhe kjo me te vertet qenka dhimbje. -Ehhh nena ke nuk donte. Te falenderoj shume per keto fjale dhe Henrisa duhet te jete e lumtur qe ka 1 shok si ti. -Jam shume, -pasoi Henrisa qe ish mbeshtetur tek dera dhe ish perlotur nga fjalet e Andrit. -Ngushellime te gjitheve, tani mund ta marr une pak Henrisen dhe e sjell une? -Mos merr fare leje, merre se me ty e di qe e kam te sigurt. -Falemiderit, -tha Andri dhe e perqafoi. -Gjyshi ngushellime, me vjen shume keq por behu i forte, -i foli dhe gjyshit teksa po kalonin ne korridorin e shtepise. -Faleminderit o bir, faleminderit,-ja kthen gjyshi Henrises. -Gjysh une po iki pa me Andrin, mora leje tek mami. -Mire por kujdes. Tashme ishin jashte shtepise. Andri i hodhi doren ne qafe. -Tani shprehu, -qeshi nderkohe ai. U ulen tek bordurat ku rrinin te gjithe grup. -Si jemi shperndare, ca grupi ishim dhe si jemi tani, -foli Henris. -Po Malvina nga behet? -pyeti ai. -Pfff se di fare, di qe ka ngel ne ca provime se eshte hardallos fare. Une nuk i kam fol qe atehere kur ishte Eni ketu qe filloi te merrte kot me ca cuna. -Mire e le bere. Po tani me ke rri? -Rri me 2 goca, Eren dhe Marsi. Marsi eshte maturante, goc e mire shume po e eger, bishte hahahaha. Ndersa Era eshte 21 sa une po eshte ca te te them. Eshte cik e bredhur po prape me vjen keq dhe perderisa mua nuk me ben gje, nuk kam pse te flas keq. -Eee kjo eshte ajo qe hyn e del ne shtepi se ju njihen prindewrit? -Po por ti nga e di? -Me ka treguar Olsi kur kemi fol ne tel. -Shiiif shif te paska treguar, hh, - foli ajo e acaruar. -Ej me thuaj 1 here ca ishte ajo puna dhurates, ca me ngaterrove. -Aaaa, cate them ama. 1 dite para se Olsi te kishte ditelindjen i bleva 1 super byrzylyk qe kushtonte, por ai e meritonte, keshtu mendoja. Dhe ate dite kjo Era qe te tregova po takonte poshte kafes ku rrime ne 1 cun por qe per koicidence njihte Olsin, Aldin. -Uuu Aldin ate me motorra mi? -Po aiii. -Ehe e njoh dhe une ate. Vazhdo ca kishte ky? -Ky me tregoi qe Olsi kishte 1 bjonde dhe 1 brune. -Si kishte 1 brune dhe 1 bjonde mi ca po thu? -Olsi eshte i lidhur, me ka tradhetuar. Brunja jam une, bjondja eshte 1 gjimnaziste. -Je ne terezi ti mi? Mos te ka rrejt ose ka bere shaka? -O Andriiii ai nuk e dinte fare kush isha une dhe madje me eshte lut 100 here mos ti tregoj Oslit dhe madje as ti nuk ke per ti tregu gje. -Si mi si, Olsi nuk di gje per kete dhe ti flet me ate? -Po ai nuk di gje, nuk ka per ta ditur kurre. Andri e pa sa serioze ishte Henris dhe ne fund te fundit ai ishte vendimi i saj. -O Henr mendo mire se kjo nuk eshte gje qe falet kollaj, une te du fort dhe ate e du fort. Po ty te kam pike te dobet, me verte une te njoha nga ai, por nuk kaaaaa nuk kam ca te bej. Per me teper qe te kam merak nga Eni. Henris qeshi. -Te vdes, e di qe kjo gje nuk falet por nuk ta merr mendja sa e dua. -E di o zemra lalit qe e do, por e kupton qe je tu shkaterru veten? -Prape po te theme dua, ca te bej une qe ky fat me ra, ai me ra per pjese e? -fliste me te qeshur. -Aaaaaa ti duhet qe te vdesesh. -Qe ju te hani pilaf falas tek une eee? -Hahahahaha mortje qe je. Te qeshuren e tyre e ndaloi dikush. -Qenkeni mbledhur ketu te 2 dhe nuk lajmeroni e? -Ca thu mer Ols po e mora cik kete ketu me u qetesu dhe po rrinim ketu nuk te pame. -Ncncnc -Nuk kam pse te te lajmeroj te vish. Je i zene ti, ke pune, -foli Henrisa me kunja. -Po edhe pune kemi muk jemi si disa qe ja ben te gjitha mami dhe babi. -Po ca te bejme, ca jane me fat, ca pa fat. -Fat i madh mooo. -Varet si e sheh ti? -Mir mir ok, u kuptuam qe jeni zene me njeri tjetrin po cik me kujdes se do thereni ndonje dite dhe do vdisni ne duart ne njeri tjetrit. -Nuk e gjen gje gjene e keqe o Ander, -ja kthen Olsi me te qeshur. -Foii ky qe e ka te keqen ne gjak, - pason Henris me nerva. -Nejse une po iki, beni muhabet ju, naten. -foli Henrisa duke puthur Andrin en faqe. -Se mos na puth dhe ne te tjereve? -ja pret Olsi. -Ty ik se te puth... -nuk e vazhdoi por u kthye dhe vazhdoi ne drejtim te Olsit. -Thuaje dhe 1 here se nuk e degjova, -foli Olsi sepse vertet nuk e kishte degjuar. -Thashe qe ik vdis o Olsiiiiii, -ja kthen ajo. -Po po vdiqa une ca do besh ti? -Do vdes, por ja pa bere nja 50 vjet feste per surratin tat te vdekur. Andri qeshi me kete pergjigje sepse ai perbrenda e dinte qe Henrisa po vdiste ta puthte. -Hahhahaha kur them une qe nuk ka rob me te perkedhelur nuk me beson njeri, -foli Olsi duke pare nga Andri dhe tashme kishte kapur doren e Henrises. -Njenjeneje, -e perqesh Henrisa. -Ik tani ne shtepi se u be vone per Zotin e kam pa shaka kete dhe ti e di qe e du fort. Henrisa per momentin u drodh perbrenda dhe Andri e kuptoi. -Zemra lalit mire e ka, ik se neser do vij te marr une. -Naten, -foli Henrisa ne te ikur dhe ne vesh i kumbonte ti e di qe une te du fort e Olsit. -Erdhe mam, ta kam bere gati krevatin. Pune gjera nuk ke per te bere keshtu qe shtrihu se do cohesh prape heret neser. -Mire nateeeen, ju dua te gjitheve shume atyyyy, -foli me koken qe kish nxjerr tek dera. I vellai kish ikur ne shtepi bashke me babin dhe disa te aferm, po ashtu dhe kusherinjte ne shtepite e tyre. Henrisa, mami saj, gjyshi dhe tezja Henrises rrinin tek shtepia e gjysherve deri ne te 40- at. Beri 1 dush, mbaroi gjerat e saja vetjake dhe u shtri. Sa po behej gati per tu shtrire, ndaloi sepse dicka degjoi te kerciste ne dritare. U afrua. -Hahahahahaha ju keni ikur nga mendt e kokes, qeshi sapo pa Andrin dhe Olsin tek dritarja. Shtepine nena Henrises e kishte ne kat te 1 ndaj dhe cunat e kishin me te lehte. -E sheh ca cunash qe jemi mii? Na se te bleme 1 cokollate nga ajo qe ke qejf ti, fliste Anddri me ze te ulet. -Aaaaa sa te mire qe jeniiiiiiii. -Ne fakt idea Olsit ishte. -Faleminderit kafshe, -i flet Henrisa Olsit me 1 buzeqeshje. -Asgje llastice, -ja kthen ai me te qeshur. Henrisa pasi degjoi kete fjale, pa Andrin me 1 shikim dyshues, ai ja ktheu me 1 te shkelur syrin. -Ikni tani se mos me vjen njeri ne dhome, -foli Henris. -Ikem, ikem, -folen cunat. -Ju kam shume te mire, faleminderit per cokollaten,-foli serish Henris duke i dhuruar 1 puthje me dore. -Hahahaa na jep neser pak neve, normal po ngeli ndonje cope. Naten zemta lalit, -qeshi Andri. Olsi nuk foli, vetem i kapi doren dhe ja puthi. Henrisa u prek. -Ik tani nateeeennnn, -foli duke mbyllur perden. Aaaa te vdes, po pse nuk me tregon per ate bjonden idiote se kuptoj? mendonte nderkohe qe puthte vendin tek dora ku e kish puthur Olsi. E sigurt qe do flinte dhe sonte e lumtur. Faleminderit nena peshperiti nen ze. Nderkohe cunat ishin serish tek bordurat. -Pse ja ben kete Henrises? -As vet se di. -A e sheh sa te do? Ca keni qe vetem ziheni, gebjeni, ndaheni? Une ty te quaj vella po dhe ate goc flori e kam dhe nuk e hedh poshte per asnje, as per ty. -E di qe eshte goca me e mire qe kam njohur por o Andr, e kupton qe kena familjet ne mes? Per mua do ishte ulje dhe per ata zhgenjim se kujtojne se une me ate jena si moter e vella? -Ols, mos i mendo gjerat kaq negativisht. -Ca te tha qepare, se ajo duket sikur di dicka por nuk flet. E njoh une ate. -Une i jam betuar qe nuk di ta them ,por zbuloje vet. Vetem se 1 gje duhet ta dish, te dashka fort per Zotin dhe ti i mungon shume. Kaq.. Olsi uli koken nga keto fjale qe Andri tha. Cfare do bente ai tani? Do tregohej i sinqerte apo do vazhdonte i tille me Henrisen, me femren qe e adhuronte.
Posted on: Fri, 01 Nov 2013 19:53:25 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015