Historia : Tung si jeni a jeni mir? flm per ket faqe kaq te - TopicsExpress



          

Historia : Tung si jeni a jeni mir? flm per ket faqe kaq te bukur, me vertet sepse po i lezoj keto historia edhe nganiher po mar vullnet edhe nganiher tham, o zot qa nuk te provon jeta. Edhe une e kam nje histori dashurie dua tju tregoj po te lutem nese ka mundesi me postu anonym. Jam nje vajze 25 vjeqare qe jetoj ne Diaspor. Ne moshen 13 vjet e kam njoftu nje djal nga kosova neper mes msn, (ne at kohe qe eshte kan hit). Ne fillim ishim vetem shoke, kena bisedu po thuj se gjdo nate bashke. Aj mi tregojke hallet e dertet e veta edhe une te miat. Ishte shoki im ma i mir qe e kam pas. Masi qe kan kalu 3 vjet, qe ishin me vertet te lumtura per mua, sepse e kisha personin qe me ndegjojke, kshilojke edhe me jepke vullnet ne jete. Erdhi dita e 21. Janarit 2006 edhe aj hyni ne msn edhe me tha ka me vdek, jam kan te doktori edhe me kan than qe zemra ime eshte shume e dobet edhe duhet qetasht me hy ne operation, edhe nuk di a pshtoj. Kur i kam lezu keto fjalt mu ka ndalu zemra per nje sekond, nuk di si ta pershkruj ket ndjenje eshte kan thjesht tmer. Ja kam nis me kajt ne ze, nuk e kam prit qe nodh kjo. Ne at moment e kam dite qe isha dashuru ne ket djal, qe nuk ishin dhjesht ndjenjat shoqrore por ishite ma shume. Keshtu kaluan dy muj, gjat keto dy muj une ju kam drejt kusherines sime edhe i kam tregu per ket djal sepse nuk e ka dite kerkush qe jena shoke e shoqe ma te ngusht edhe i tregova asaj qe isha dashuru tmeresisht ne ket djal. Mas dy muaj aj hyni prap ne msn edhe me ka shkru edhe me ka tregu qe eshte mir edhe qe ishte 2 muj ne rehabilitim ne Turki. Per fat keq per mu kusherina ime, qe e kisha si moter ka hy ne kontakt me at djalin edhe i ka tregu qe e du edhe i ka tregu rena te kqia per mu. (Rastesisht isha ne compjuterin e saj edhe kam lezu biseden me at djal qa ka fol) Gjdo here kur isha mysafir te ajo une i lezojsha senet qa ka shkru me at djalin, edhe normal qe aj i ka besu qikes edhe dajes, sepse edhe babi i qikes u perzi ne ket pune, (aj i ka besu gjakut ti ma shume se mu) Keshtu erdhi puna qe mas 5 vite te plota pre dites qe jena njoftu, e nderprejti kontaktin djali. Kur e kam pyt vajzen pse ke fol keq ajo vetem me tha nuk je ti per ket djal, aj meriton nje qike me te mir se ty, a nuk je tu e pa veten, je trashe(isha ne at kohe e plot), nuk je e moralshme, (a 25 vjet i kam ba ende e nuk kam leju as nje djal mem prek), nuk ke pasuri, nuk po dukesh mir ajo ma prishi dashurin time te par. Tashme aj djali eshte martu edhe ka femi edhe eshte i lumtur. E une? Mbeta vetun, jo qe e hupa dashurin po e hupa edhe shokin tim ma te mir qe e kam pas. Prej at dite nuk kam leju as nje djal me mu afru sepse po tutna qe po lendohem prap siq jam lendu me ket djal. Ndoshta jam ne gabim po qaq jam deshpru me ket pune. Tash mendoj qe as families nuk munet njeri mi besu, sepse ishin ne gjendje me ta prish jeten. Ju lutem mos ofendoni kjo ishte historia ime, ndoshta jam ne gabim qa mendoj, po kjo keshtu me ka ndodh mua.
Posted on: Wed, 30 Oct 2013 22:19:53 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015