Historia e familjes Dokumentacioni arkivor dëshmon se, - TopicsExpress



          

Historia e familjes Dokumentacioni arkivor dëshmon se, megjithëse pas vdekjes së Skënderbeut kështjella e Krujës ra në duart e pushtuesve osmanë, Principata e Matit, sikurse edhe Mirdita, nuk u dorëzuan kurrë, madhje edhe pas pushtimit të të gjithë Shqipërisë së asaj kohe. Shumë herë matjanët dhe mirditorët u përgjakën në luftrat e parreshtura me pushtuesit, por njëkohësisht po aq herë triumfuan mbi armikun, duke e thyer dhe zbrapsur andej nga kishin ardhur. Zemra e krahinës së Matit ka qenë Burgajeti, në lartësinë më dominuese ne të cilen ishte ndërtuar kështjella e Familjes Zogolli, ku u preh përjetësisht shpirti i motrës së Gjergj Kastriotit – Skënderbeut, Mamica Kastriotit - Zogollit, sipas gojedheneve. Rrebeshe të panumërta të tërbimit osman u derdhën mbi këtë fortesë të pamposhtur, ngulitur thellë në kodrën e Burgajetit. Ajo u dogj dy herë radhazi nga hordhitë serbe, për të provuar rrënimin përfundimtar pas Luftës Dytë Botërore, teksa regjimi komunist e shkatërroi plotësisht dhe i shkuli deri edhe themelet. Por megjithëse diktatura arriti ta zhbëjë fizikisht kështjellën legjendare të Zogollëve, nuk mundi të zhbëjë gurët e saj, të cilët matjanët i morën dhe i përdorën për të ndërtuar kinemanë dhe trotuaret e qytetit të Burrelit, qytet ky i krijuar dhe i ndërtuar si qendër administrative nga Mbreti Zog gjatë kohës së Mbretërisë. Treguar nga Haxhi Rifa, fisi i Kolajve, në moshën 98 vjeçare (Burrel) (1987) Diku rreth 300 vjet më parë, kur Mark Kola zbret në Burrel, kërkon një mareveshje me derën e Zogollëve pas një kërcënimi nga familja e Allamanëve nga Kurdaria. Sipas treguesit, dy burra nga fisi i Kolajve së bashku me pesë burra nga fisi I Zogollëve ndeshen me 13 burra nga fisi i Allamanëve dhe në përleshje mbetet i vrarë Allalman Aga. Nga krahu i Zogollë - Kolajte nuk pati humbje. Si rezultat i kësaj zona rreth Burrelit ndahet në shtatë pjesë, ku dy i takuan Kolajve dhe pesë Zogollëve. Thuhet se nga fundi i shekullit XV familja Zogolli zbriti nga Veriu i vendit në krahinën e Matit, (trevë kjo tejet e fortifikuar nga vetë natyra), dhe më së fundmi u vendos në Burgajet, ku dhe pati fillesat Dinastia Zogolli. Prejardhja e fisit Zogolli është e veshur me mister dhe ka qenë subjekt i mjaft gojëdhënave, të cilat kanë kaluar brez pas brezi. Një nga versionet më të sakta dhe që është i përhapur edhe sot e kësaj dite në Mat, është se fisi Zogolli ka qenë një nga tre fiset më të mëdha në Kosovë dhe ka qenë vendosur në zonën e Rrafshit të Dukagjinit. Zogu i Madh - nje lider i lavdishëm Pas pushtimit të Kosovës nga osmanllinjtë, fisi Zogolli u detyrua të largohej dhe të vendosej në Mat. Lufta kundër osmanllinjve i bashkoi Zogollët me Kastriotët dhe ata lidhën aleancë lufte kundër pushtuesve. Zogu i Madh pas vdekjes së Skënderbeut u tërhoq nëpër male, në qytetin Varosh të Matit, në Burija të Lurës dhe në qytetin e Bulqizës, duke i sulmuar vazhdimisht pushtuesit dhe duke i raskapitur me luftime të pandërprera, të cilat mundësuan që krahina e Matit të mbetej pothuajse autonome. Asokohe, me të drejtë osmanllinjtë e etiketuan Zogun e Madh si “Furia e Zotit”. Paskëtaj rezidenca e familjes u zhvendos për mjaft kohë në Varosh Vike të Matit, ku edhe sot gjenden rrënojat dhe gjurmët e mureve të shtëpive dhe të qytetit. Pas shumë luftimesh në treva të tjera Zogu i Madh më në fund sulmoi garnizonin turk të Burgajetit, ku dogji dhe shkatërroi Ballaban Pashën me enturazhin e tij dhe vrau guvernatorin otoman, Gazi Begun (ngaqë midis të tjerash guvernatori kishte kërkuar që familjet e zonës t’ia dërgonin vajzat në saraje, si robina). Pas këtij suksesi, Zogu i Madh rimori pushtetin dhe mblodhi popullin e Matit, të cilit i kërkoi marrjen e një qëndrimi të përbashkët, për luftë kundër pushtuesit. Matjanët e pranuan thirrjen për luftë, pasi ishin betuar ta shkatërronin sundimin e Ballaban Pashës, kujtimi i të cilit u ndërmendte tradhtarin renegat me origjinë nga Mati, i cili nën flamurin e pushtuesit luftoi kundër Skënderbeut dhe bashkatdhetarëve, duke djegur atdheun për llogari të pushtuesit. Në përmbushje të këtij zotimi mbarëpopullor, Ballaban Pasha më në fund u vra në luftimet e fundit që u zhvilluan në Ledhet e Krujës, dhe u varros në Petrelë të Tiranës, ku edhe sot gjenden gjurmët e varrit të tij. Paskëtaj Sulltani jashtë dëshirës u detyrua ta njohë Zogun e Madh si sundimtar të Matit, por megjithëse osmanllinjtë ia bënë atij të ditur vendimin e Sulltanit, Zogu i Madh i vazhdoi luftimet me tërbim, duke arritur fitore të njëpasnjëshme. Trimëria dhe zotësia e Zogut të Madh mundësuan që njëzëri matjanët dhe familjet bujare ta njohin për Prijës të Matit në luftërat për liri, në administrimin dhe jetësimin e autonomisë. Pas kësaj Mati kurrë nuk u shkel nga këmba e ushtrive turke dhe deri në fund të sundimit pese shekullor mbeti nën administrimin e dinastisë Zogolli, me autonomi të plotë, të njohur zyrtarisht nga Porta e Lartë. Ndërkohë Zogu i Madh e shtriu influencën edhe në Dibër dhe në mbarë Shqipërinë e Mesme, duke mbetur tmerri i otomanëve dhe duke qeverisur sipas ligjeve kanunore, traditave dhe zakoneve të vendit. Por shumë shpejt në qytetin e Peladhisë pranë Bulqizës nga gryka vërshuan hordhitë otomane, çka u pasua me luftime shumë të ashpra, teksa forcat shqiptare komandoheshin nga Muzhak Topia. Por teksa Zogu i Madh ishte duke luftuar në Fushë-Çidhnë të Dibrës, u njoftua se Muzhaku u vra dhe se forcat shqiptare u tërhoqën në Qafë-Buall. Zogu u nis menjëherë për në Qafë-Buall dhe Klos, duke lënë si zëvendës në Fushë-Çidhnë djalin e tij, Ymer Zogun dhe pasi organizoi forcat, sulmoi nga krahët dhe pas shpine forcat otomane, nga drejtimet e Malit Plakth dhe nga Dhoksi. Trupat otomane u tërhoqën në panic nëpër grykat e qytetit Peladhisë, por pas 9 ditësh u rikthyen të përforcuar fuqimisht dhe pas luftimesh tejet të ashpra u vra Zogu i Madh bashkë me shumë komandantë të tjerë të shquar.
Posted on: Tue, 29 Oct 2013 22:35:51 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015