Historia nuk ndryshon! Ajo është e tillë, me anë të errëta - TopicsExpress



          

Historia nuk ndryshon! Ajo është e tillë, me anë të errëta e më pak të errëta, për ndokënd ndoshta edhe të ndritshme. Varet nga pikëshikimi. Megjithatë, si shqiptarë ne nuk mund dhe nuk duhet të injorojmë faktet dhe përshkrimet si këto më poshtë: “Kurse arsyeja e kësaj fushate të dytë në Shqipëri qe se raca shqiptare është bërë e tillë që në karakterin e saj kanë hedhur rrënjë mosbindja, këmbëngulja, rebelimi dhe arroganca... Ata derra qenë nënshtruar dhe kishin pranuar zinxhirin vetëm nga tmerri prej kordhës gjakderdhëse të Sovranit”. “Në përputhje me traditën që ekzistonte që më parë ... të gjithë djemtë e vashat e tyre u kapën dhe u bënë robër, ndërsa meshkujt e rritur u mblodhën dhe i lidhën me zinxhirë. Në çdo vendqëndrim, në prani të Sundimtarit, u ekzekutuan me një të rënë shpate aq shumë të pafe sa qe e pamundur të llogariteshin. Të shtyrë nga kjo frikë, të pafetë që kishin mbijetuar pranuan të bëheshin shtetas të shtruar osmanë dhe të paguanin xhizjen e përcaktuar nga Sheriati, si dhe taksat e zakonshme”. “Atëherë u dha urdhri të shtroheshin në bindje ata harbutë të pafe. Për këtë arsye, në çdo vendqëndrim sillnin para sovranit fitimtar meshkujt e lidhur me zinxhirë që luftëtarët guximtarë e të shkathët të islamit me një të rënë të shpatës, - fap, fap – i ekzekutonin. I bënë kështu ata njerëz që aq të etur e të dëshiruar qenë pas vdekjes, të shijonin verën e rrënimit që derdhej prej shpatës së shndritshme. Pati ndalesa ku u shkuan në shpatë deri në tre mijë, katër mijë, shtatë mijë nga të pafetë. Prej kufomave të shumta, lugina të thella tanimë ngjasonin si të ishin kodra. Prej gjakut të derdhur, rrafshina të gjera tani ngjasonin si Amudarja* që rridhte”. * Amudarja – Lumë në Azinë Qendrore (i gjatë 2743 kilometra). Burimi: “Kronikat e Tursun Beut. Kronikan i Sulltan Mehmetit të II, pushtuesit të Konstantinopojës, Ballkanit dhe Shqipërisë”. (Tursun Beu, i lindur me gjasë më 1420 në Bursa, ishte burokrat dhe historian osman). E.R.
Posted on: Fri, 25 Oct 2013 21:01:33 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015