Historia prekëse: 4-vjeçarja shpëton motrën 2 vjeç Një - TopicsExpress



          

Historia prekëse: 4-vjeçarja shpëton motrën 2 vjeç Një vogëlushe katër vjeç nga Oregoni në SHBA, shpëtoi motrën e saj të vogël, 2 vjeç, e cila kishte marrë plagë të rënda në aksident. Dy vajzat e vogla po udhëtonin bashkë me mamanë e tyre për të marrë babain në punë. Por gruaja, 26- vjeçarja Jessica Marie Rath ra në gjumë ndërsa i jepte makinës, duke shkaktuar një aksident të rëndë. Mamaja vdiq, kurse motra e vogël u plagos rëndë. Por Aryanna trime, e nxori motrën nga makina dhe të dyja u mbështollën me batanije në pritje që dikush të vinte për ndihmë. Disa orë më vonë, dikush mbërriti për ndihmë, pasi makina e tyre nuk shihej nga autostrada. Por dikush pa pemën e dëmtuar nga goditjet e makinës. Babai i tyre kishte dalë për t’i kërkuar, por i dëshpëruar pas dy orësh kishte dërguar një mesazh në Facebook, se i kishte humbur gruaja dhe dy vajzat. Një zyrtar i policisë tha se vajzat e vogla kishin qëndruar në shi dhe në temperatura të ulëta gjatë natës. Ai tha se vogëlushja 4 vjeçare ishte treguar një heroinë. “Ajo shpëtoi jetën e motrës së vogël”. Vajzat u dërguan në spital ku u bashkuan me babain.
Posted on: Sun, 01 Dec 2013 15:40:00 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015