Historija jone e dashurise do te mbetet. Do te mbetet perjete. Per - TopicsExpress



          

Historija jone e dashurise do te mbetet. Do te mbetet perjete. Per kete u largova nga ty. Po te qendroja ajo do te shuhej. Do te merrte fund. Kishim arritur ne nje pike ku te dy flisnim dhe asnjeri prej nesh nuk arinte te kuptonte. Dikur na mjaftonte heshtja dhe kuptoheshim. Filluam ti thoshim njeri tjeterit gjerat me te shpifura dhe u lenduam. Per kete ika. Per mos tu bere e merzitshme, e lodhshme. Per mos tu qene e tradhtuar. Preferoj keshtu te ndare. Por e di qe ti cdo nate para se te flesh mendon mua se te mungoj dhe une mendoj ty se me mungon. Ika, sepse dhe dashuria lodh. Kjo eshte e verteta qe asnje nuk na thote dhe na duhet kohe ta zbulojme. Disave me pak, disave me shume por do e zbulojme te gjithe. Dashuria lodh dhe duhet te besh dicka per ta shpetuar ose ta lesh te mbaroj. Une te shpetova perseri. Une shpetova perseri ne. Ndoshta akoma se kupton por ti me dashuron ende si i cmendur sepse une nuk jam me e jojta. Fakti qe ai prek trupin tim ty te shkaterron, dhe me kedo femer te jesh ti me mendon. Me mendon se ndryshe smund te besh, me mendon se e di qe jam pafajsia dhe se kurre sma the. Me mendon se zemra te urdheron. Me mendon se jam ajo gjeja qe vjen nje here ne jete. Mes nesh, ka sintoni, ka dashuria, ka embelsi, pasjon, egersi por jo meshire. Ti je xheloz, une e cmendur, por ne te dy duhemi. Dhe se jemi me te tjeret te gjithe do shpresojne pakez qe ne te dy do jemi perseri bashke. Dhe ne genjejme veten qe do te jemi. Por jo. Ne sdo jemi kurre bashke. Une do dashurohem me ate, ti me te dashuren tende te re. Do e duash shume, do e dua shume. Por kurre sa u deshem ne. Dhe ne kete do ta mbajme ne zemer. Do jete sekreti dashurise tone. Jete te lumtur shpirti im. Ec i sigurt ne mes te njerezve, ke dashurine time. Mos ki frike une jam me ty. Une jam forca jote qe nuk do e humbesh kurre. Ti je motivi im per te qene me suksesshme, me e bukur, me e forte. Fli i qete zemra ime, asnje nuk e shkaterron dot me dashurine tone. Lamtumir, mirupafshim ne enderrimet tona. - Lorela
Posted on: Fri, 01 Nov 2013 09:08:06 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015