Historike, #Kukësi bën mrekullinë në Bosnjë dhe kualifikohet - TopicsExpress



          

Historike, #Kukësi bën mrekullinë në Bosnjë dhe kualifikohet në turin e tretë të #uropaLeague. Skuadra veriore arriti dje në mbrëmje një barazim pa gola në Sarajevë. Kaq i mjaftoi për të qenë në turin tjetër, pasi ndeshja e parë në “Qemal Stafa” kishte përfunduar me fitoren 3-2 të Kukësit. Të besuarit e trajnerit Armando Cungu bënë një paraqitje heroike, në një stadium të tejmbushur. Portieri Argent Halili ishte heroi i ndeshjes, teksa në minutën e 68-të priti një penallti, e cila vendosi shumë për fatet e sfidës. Sikur të mos mjaftonte hyrja në Superiore dhe vendi i dytë në kampionat si debutues në elitën e futbollit shqiptar, Kukësi tashmë i habit të gjithë, pasi arrin të kap Flamurtarin e rekordeve në Kupat e Europës. Atë që nuk bënë për 25 vite klubet legjendë të futbollit shqiptar e bëri dje Kukësi, duke thyer kështu tersin dhe kaluar dy ture. Shikoni #Video
Posted on: Fri, 26 Jul 2013 12:05:26 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015