Horoskopi - 9 tetor 2013 Dashi Dite goxha e vështirë kjo e - TopicsExpress



          

Horoskopi - 9 tetor 2013 Dashi Dite goxha e vështirë kjo e sotmja për te dashuruarit. Nuk do bini për asgjë dakord me partnerin tuaj dhe do dëshironi gjithmonë te dale e juaja. Mos e teproni. Beqaret me mire te qëndrojnë edhe sot vetëm sepse mundësitë për takime interesante do mungojnë. Financat do i menaxhoni me më tepër kujdes dhe situata nuk do jete aspak e vështirë. Demi Marrëdhënia ne çift do jete e ngrohte dhe harmonike gjate kësaj dite. Do flisni qetësisht me partnerin edhe për disa tema delikate dhe do e gjeni një zgjidhje për problemet e se shkuarës. Beqaret do kenë disa takime, jo vetëm një. Ne vend qe te qëndrojnë duke pritur ata duhet te hedhin hapin e pare. Nëse vazhdoni te shpenzoni kuturu, financat do dobësohen ndjeshëm. Binjaket Venusi do jete planeti qe do influencoje ne rrjedhën e jetës suaj ne çift gjate kësaj dite. Ai do ju nxite t’i kushtoni me tepër vëmendje partnerit ne mënyrë qe lidhja juaj te filloje te përmirësohet. Beqaret duhet ta kontrollojnë veten edhe nëse personat qe do ju dalin para do jene mahnitës. Financat do jene ne një gjendje me te mire se kohet e fundit, mos u merakosni. Gaforrja Jeta ne çift do jete me e qete gjate kësaj dite. Do jeni me te gatshëm për te komunikuar me partnerin dhe nuk do debatoni aspak me te. Për beqaret pritet një takim vendimtar. Ata duhet t’i bëjnë sytë katër dhe te senete vëmendshëm gjithë kohës. Financat do kenë vështirësi te vogla, por asgjë nuk do jete e pakalueshme. Do ja dilni mbanë edhe kësaj here. Luani Dite shume e këndshme dhe e mbushur me emocione kjo e sotmja për te dashuruarit. Do jeni ne humor te mire dhe do provoni eksperienca te reja me partnerin. Beqaret do jene shume te sjellshëm me personat qe do takojnë dhe kjo do i beje me tërheqës. Ne planin financiar mundohuni te ruani ekuilibrin sepse po shpenzuar pa kufi do keni vështirësi te mëdha. Virgjeresha Surprizat ne jetën tuaj ne çift do jete te shumta gjate kësaj dite kështu qe shfrytëzojeni sa te mundni çdo moment. Se bashku me partnerin mund te filloni edhe projekte te përbashkëta. Beqaret nuk do jene me shume fat kështu qe edhe sot do mbeten vetëm. Financat nuk do tronditen edhe pse ju nuk do tregoheni shume te matur me shpenzimet. Peshorja Te shumte do jene planetët qe do influencojnë jetën tuaj ne çift gjate kësaj dite dhe do ju shtyjnë t’i mendoni gjerat me seriozisht. Mendohuni mire para se te veproni. Beqaret d jene shume përzgjedhës dhe nuk do përfitojnë nga mundësitë qe do ju jepen. Financat mund te përkeqësohen ndjeshëm nëse ju nuk mateni para se te shpenzoni. Mos i bëni dem vetes. Akrepi Sot do ia shprehni partnerit te gjitha pakënaqësitë qe keni për te dhe marrëdhënia ne çift nuk do jete aq e bukur sa mendohej. Nga ana tjetër me mire qe e bëtë tani sesa te prisnit qe gjerat te mblidheshin me tepër. Beqaret duhet t’i analizojnë me kujdes personat qe do takojnë, jo te nxitohen e te krijojnë menjëherë një lidhje. Financat do jene te paqëndrueshme. Shigjetari Do keni ide te mrekullueshme gjate kësaj dite sesi t’i shtoni emocionet ne jetën tuaj ne çift dhe te ndiheni me se miri. Partneri do ketë besim tek ju dhe do ua lere gjithçka ne dore. Beqaret nuk do njihen me personat e duhur prandaj do bëjnë mire te mos nxitoheshin. Ne planin financiar duhet maturi sa me tepër. Nuk është ende momenti për te kryer investime. Bricjapi Ne jetën ne çift gjithçka do shkoje ashtu si ju e kishit menduar. Do flisni hapur me personin qe keni ne krah dhe do i zgjidhni te gjitha pikëpyetjet. Beqaret duhet te tregohen me te arsyeshëm dhe te mos krijojnë një lidhje te nxituar. Do merrni kënaqësi për momentin, por ndarja do jete e shpejte dhe do vuani. Ne planin financiar planetët do ju mbështesin fort. Ujori Do tregoheni shume te ëmbël me partnerin tuaj gjate kësaj dite dhe do ja shprehni atij te gjitha ato qe ndjeni. Gjithë dita do jete e mbushur me momente pasionante dhe emocionuese. Beqaret do ja kalojnë mire edhe ashtu si janë kështu qe nuk do kërkojnë me ngulm dashurinë e madhe. Ne planin financiar nuk do tregoheni te kujdesshëm dhe kjo d sjelle probleme serioze. Peshqit Do jeni shume te ftohte me atë qe keni ne krah sot dhe ai do ketë shume ankesa për ju. Mundohuni te reflektoni dhe t’i pranoni gabimet sepse përndryshe lidhje juaj mund te marre tatëpjetën. Beqaret do jene “luftarake” dhe do bëjnë çmos ta bëjnë për vete personin qe do pëlqejnë. Për financat do jete një nga ditët me te bukura te vitit. Mund te shpenzoni edhe shifra me te mëdha.
Posted on: Wed, 09 Oct 2013 05:30:40 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015