Horoskopi Javorë:Java: 11-17 nëntor Dashi Java: 11-17 - TopicsExpress



          

Horoskopi Javorë:Java: 11-17 nëntor Dashi Java: 11-17 nëntor Gjate kësaj jave do jeni me te qarte për atë qe doni te bëni ne lidhjen tuaj dhe do ia shprehni gjithçka partnerit. Ai do ju kuptoje dhe do ju mbështesë për çdo gjë. Nga mesi i javës priten edhe disa surpriza te këndshme. Beqaret do kenë disa takime dhe do nxitojnë te krijojnë menjëherë një lidhje. Kujdes, ky do jete një gabim qe mund t’iu kushtoje shtrenjte. Jupiteri do jete planeti qe do ju ndihmoje ta përmirësoni pak nga pak situatën financiare. Me pak durim dhe këmbëngulje do ja dilni. Shëndeti do jete shqetësues. Mund te keni probleme me qarkullimin e gjakut, varicet apo mund t’iu shfaqen kiste. Ne pune çdo gjë do shkoje sipas planeve. Edhe jeta familjare do jete e qete. Demi Java: 11-17 nëntor Gjate kësaj jave do e keni disa te vështirë te bini dakord me partnerin tuaj dhe here pas here mund te keni debate me te. Kujdes me fjalët qe do thoni sepse mund ta lëndojnë thelle atë qe keni ne krah. Beqaret do joshin gjithkënd qe do kenë pranë, por ne fakt një person qe i sheh nga larg do ju beje një propozim mbresëlënës. Financat mund te përmirësohen vetëm nëse ulni shpenzimet dhe nëse bëni një riorganizim te situatës. Shëndeti do jete delikat edhe për ju. Mund te keni ndonjë problem dermatologjik qe nuk duhet anashkaluar. Ne pune do merrni vlerësime dhe propozime te reja mjaft interesante. familja do ju qëndrojnë pranë dhe do ju mbështesë ne çdo fushe. Binjakët Java: 11-17 nëntor Mos u tregoni kapricoze gjate kësaj jave ne jetën tuaj ne çift sepse partneri nuk do jete gjithmonë ne humor dhe mund te debatoni me te. Nga ana tjetër mos i kërkoni atij gjera te pamundura apo surpriza te jashtezak0oshme. Beqaret nuk do kenë për çfarë te qahen këtë jave. Do takoni personin qe aq shume keni ëndërruar. Financat do kenë here pas here disa tronditje, megjithatë me pak ndihme nga miqtë do ja dilni mbanë. Shëndeti nuk do jete shqetësues, por mire do ishte te hiqnit dore nga yndyra e tepërt, kripa apo edhe sheqeri mbi norme. Ne pune do filloni nje projekt afatgjate qe do ju sjelle mjaft përfitime. Jeta familjare do jete e qete. Gaforrja Java: 11-17 nëntor Gjate kësaj jave do i harroni debatet dhe divergjencat e se shkuarës dhe do filloni një etape te re ne jetën tuaj ne çift. Partneri do ju beje edhe një propozim interesant te cilin ju duhet ta mendoni me kujdes para se te jepni një përgjigje. Beqaret nuk duhet ta humbasin optimizmin deri ne minutën e fundit. Diçka e veçante do ndodhe edhe për ta. Financat nuk do jene ne gjendjen me te mire te mundshme. Kujdes me shpenzimet! Shëndeti nuk do jete i keq. Do ndiheni ne forme dhe plot energji ne pjesën me te madhe te kohës. Ne pune do i habisni te gjithë nga arritjet qe do keni. Do i kaloni sa hap e mbyll sytë edhe pengesat. Me familjaret do ketë vetëm disa debate te vogla. Luani Java: 11-17 nëntor Ndikimi i yjeve do jete shume pozitiv gjate kësaj jave për ata qe janë ne një lidhje. Do kaloni me tepër kohe me njeri-tjetrin dhe do përjetoni emocione te reja. Beqaret dëshirojnë ende te qëndrojnë vetëm dhe nuk do e kërkojnë me ngulm dashurinë. Ne planin financiar do jeni me fat. Jo vetëm qe situata do përmirësohet, por do arrini edhe te kryeni disa investime me tepër. Me shëndetin mos luani shume. Mbrojtja imunitare do jete e dobët dhe mund te prekeni nga ndonjë infeksion. Kushtet ne pune do jene te favorshme për te marre vendime te rëndësishme apo për te filluar një projekt te ri. jeta familjare nuk do jete shume e qete. Kujdes me fjalët qe do ju thoni prindërve. Virgjëresha Java: 11-17 nëntor Kjo jave nuk do jete ashtu si ju e kishit ëndërruar. Nuk do mungojnë debatet me partnerin mbi disa çështje delikate te se shkuarës. Asnjeri prej jush nuk do toleroje dhe nuk do pranoje te kërkojë falje. Beqaret do jene te turpshëm dhe nuk do mund t’i shprehin dot ato qe ndiejnë. Mos prisni qe gjerat te ndodhin vete. Situata financiare nuk do jete e keqe, megjithatë para se te shpenzoni duhet te mendoheni mire. Shëndeti nuk do jete i keq, gjithsesi lodhja dhe ngarkesa ne pune do kenë pasojat e veta. Ne pune duhet te pranoni ndihmën e miqve sepse përndryshe nuk do ja dilni dot mbanë. Marrëdhënia me familjaret do jete goxha e ngrohte. Peshorja Java: 11-17 nëntor Gjate kësaj jave jeta ne çift do ju duket shume monotone dhe dëshironi me çdo kusht ta ndryshoni. Mund te bëni edhe ndonjë sakrifice, por pa i kaluar limitet. Beqaret do jene te pavendosur pe rate qe duan te bëjnë, E mira do ishte te dëgjonit me tepër zemrën. Perspektivat materiale janë te mrekullueshme. Me ne fund do e blini edhe një objekt qe keni dashur për ne shtëpi. Dielli do ju japë me shume energji dhe imunitet ne këto dite. Nuk do keni as problemin me te vogël me shëndetin. Ne pune do ndryshoni tërësisht mënyrën e te vepruarit ne pune dhe do keni disa vështirësi te vogle. Gjithsesi asgjë për t’u shqetësuar. Jeta familjare do jete goxha harmonike. Akrepi Java: 11-17 nëntor Partneri juaj do kujdeset dyfish për ju gjate kësaj jave dhe do mundohet qe ne çdo moment t’iu beje te ndiheni si ne ëndërr. Kujdes, mos abuzoni me dashamirësinë e tij. Beqaret do ndihmohen nga Neptuni dhe do e gjejnë një person te përshtatshëm. Financat do jene shume te paqëndrueshme dhe hera herës delikate. Mos bëni çmenduri nëse nuk doni probleme serioze. rezistenca fizike dhe morale do jene te mira. Nuk do keni shqetësime shëndetësore. Ne planin financiar do i zgjeroni horizontet, por për te arritur atje ku doni do përballeni me disa sfida te vështira. Me pak mundim dhe durim mund t’ia dilni. Marrëdhënia me familjaret do jete delikate. Shigjetari Java: 11-17 nëntor Gjate kësaj jave do kaloni dite shume te vështira për jetën tuaj ne çift. Duhet te përgatiteni shpirtërisht edhe për ndonjë debat te ashpër. Gjithsesi duhet thënë se ditët e fundit do jene me te qeta. Beqaret do e gjejnë personin qe aq shume kane ëndërruar dhe do ndihen te plotësuar për këtë fakt. Për financat do jete periudhe me fat. Mund te kryeni te gjitha investimet e menduara qe prej kohesh. Shëndeti jo vetëm qe nuk do ketë probleme, por do jeni me më tepër energji. Do kujdeseni për ushqimin dhe do merreni me aktivitet fizik. Ne pune do jeni me te frymëzuar. Shefat do mahniten nga arritjet dhe do ju bëjnë propozime interesante. Jeta familjare pa vështirësi. Bricjapi Java: 11-17 nëntor Edhe pse do mundoheni shume qe te ruani një klime te qete këtë jave ne jetën tuaj ne çift, debatet dhe mosmarrëveshjet nuk do ndalen. Duhet te reflektoni me kujdes se çfarë e ka shkaktuar këtë atmosfere e me pas te mendoni si do ta zgjidhni. Beqaret do bëjnë shume përpjekje për ta gjetur dashurinë dhe me shume gjasa do ja dalin mbanë. Shikoni mire kudo qe te shkoni. Financat do jene aq te mira saqë mund t’iu bëni edhe ndonjë dhurate personave tuaj te afërt. Shëndeti nuk do ketë probleme serioze edhe pse here pas here nuk do keni rezistence te mire fizike. Kujdes me ushqimin. Ne pune do jeni shume aktive dhe te vëmendshëm. Familja do ketë një jave normale. Ujori Java: 11-17 nëntor Jupiteri do e influencoje pozitivisht jetën tuaj ne çift gjate kësaj jave. Do qëndroni me tepër kohe me partnerin, do flini hapur, do i shprehni ndjenjat dhe do merrni disa vendime me rëndësi. Beqaret nuk do ndihen gati për te krijuar një lidhje dhe do mundohen t’i mbushin ditët duke u argëtuar me miqtë dhe duke takuar familjaret. Situata financiare do jete me mire se një jave me pare, por nuk rekomandohet te jepni hua te mëdha. Shëndeti do ketë përmirësime te ndjeshme. Do jeni goxha ne forme. Ne pune do jeni ambicioze dhe nuk do ndaleni derisa te arrini atje ku dëshironi. Disa kolege do ju mbështesin fort. Marrëdhënia me familjaret do jete disi delikate. Peshqit Java: 11-17 nëntor Nuk do jeni aspak tolerante dhe te kuptueshëm me partnerin tuaj këtë jave dhe kjo mund te ketë pasoja te renda. Ata qe kane kohe qe janë ne krize mund te vendosin edhe për ndonjë ndarje. Beqaret për shkak te peshës se rende te vetmisë mund te bëjnë gabime fatale. Mos nisni aventura kot se koti. Ne planin financiar situata do ketë përmirësime te vogla, por jo aq shume sa ju te shpenzoni pa u menduar. Nuk duhet as te jepni para hua. Shëndeti do jete me i mire nëse merreni me pak sport dhe nëse ruani një higjiene te mire. Ne pune do jeni me te organizuar dhe me realiste. Këto do jene pikat e forta qe do ju çojnë drejt suksesit. Ne familje do mbizotërojë qetësia.
Posted on: Sun, 10 Nov 2013 21:47:01 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015