Horoskopi ditor 16 tetor 2013 (Te 12 shenjat) Dashi Yjet e - TopicsExpress



          

Horoskopi ditor 16 tetor 2013 (Te 12 shenjat) Dashi Yjet e ditës së sotme janë duke ju dhënë një aftësi të mahnitshme për të lexuar përtej asaj që duket së jashtmi, si edhe për të kuptuar dinamikën e konkurrencës delikate që vërtitet rreth jush në mjedise të ndryshme. Trajtojeni veten me diçka të ndryshme në këtë ditë. Do të ndiheni të ndikuar pozitivisht në sferat e metamorfozës, mendimit dhe rigjenerimit. Demi Disa nga problemet që ju rrethojnë, tani do të duken më të lehta për tu marrë me to. Falënderojeni ndihmën e një miku të së shkuarës, teksa ajo që keni kaluar dikur me të dhe ju ka lënë një shije të hidhur, tashmë mund të zhduket dhe të mbetet një kujtim i largët. Gjyqet e mëdha të jetës, nuk duhet që t’ju trembin aspak. Binjakët Mos harroni se energjitë që ju ofrohen sot nga kuadri yjor, nuk janë të pashtershme. Dhe se duhet që t’i ruani mirë ato, veçanërisht nëse kryeni një punë dinamike e nëse ju duhet të udhëtoni për biznes. Kjo periudhë ju ofron gjithashtu mundësi të mira për të bërë kontrata dhe për të punuar me shumë kënaqësi. Mos i lini dyshimet t’ju sulmojnë duke u kthyer në të dëmshme. Përkundrazi, do të ndiheni të kapur nga vibracionet pozitive të disa yjeve të cilat janë në gjendje të rinovojnë mendjen tuaj të shqetësuar. Gaforrja Ngjarje të papritura dhe të një rëndësie të caktuar mund të përfshijnë jetën tuaj profesionale gjatë ditës së sotme. Teksa një ftesë e papritur për të marrë pjesë në një mbledhje të caktuar, dëshmon të jetë si trampolinë për bashkëpunime të frytshme. Tani ju jeni më optimist dhe të vendosur se kurrë, e duhet të jeni të tillë. Ditë e përkryer për të zgjeruar horizontin e jetës suaj. Luani Konfigurimi yjor i ditës së sotme, ju jep të dhëna për një metamorfozë në jetën tuaj. Lëreni pra atë që t’ju ndihmojë për të bërë një ndryshim në aspektin tuaj ekzistencial. Ai parashikon gjithashtu edhe mundësitë e punësimit, si edhe përmbylljen e shansit për të punuar me njerëz që mundësojnë rritjen tuaj profesionale. Ju gjithashtu mund të llogarisni edhe disa ngjarje të papritura dhe të volitshme në jetën tuaj që kanë për të ndodhur sot. Virgjëresha Aftësia dhe gatishmëria për tu angazhuar në punë dhe studime, do t’ju bëjë që të mos i humbisni aspak ato. Si Virgjëresha, do të ndjeni dëshirën për të pasur më shumë kohë të lirë për t’iu kushtuar gëzimeve tuaja të dashurisë. Jini më të organizuar dhe merrni avantazhin e ndikimeve pozitive të kësaj periudhe për të bërë atë që ju pëlqen me personin që ju doni. Kërkoni dialog në jetën tuaj në çift. Peshorja Nëse keni nevojë të hartoni një draft apo projekt, duhet që të jeni të fokusuar në aspektin e të qenit i shoqërueshëm dhe mjaft krijues. Ju keni gjithashtu mundësi të mira për t’i rritur fitimet tuaja dhe të krijoni kontakte të dobishme. Deklarata të mundshme profesionale, integrim i suksesshëm nëse jeni duke kërkuar për një punë dhe sukses në zgjedhjet e detyruara. Shfrytëzojeni pra energjinë e kësaj dite për të rregulluar disa pika në favorin tuaj. Akrepi Yjet e ditës së sotme, ju sjellin si dhuratë një natyrë të ndritshme e cila ju çon drejt dashurisë, duke ju dhënë edhe një shije të shëndetshme për kënaqësitë e jetës dhe natyrisht, një dozë të mirë të fatit në aspektin material. Kush e ka zemrën të lirë, i ka sakaq të gjitha premisat për të takuar një person i cili mund të ndryshojë rrjedhën e ditës suaj. Një rrufe në qiell të hapur, në mes të tetorit. Shigjetari Pavarësisht nga një Hënë aspak e favorshme, parashikimet astrologjike të diëts së sotme, paraqiten shumë të bukura. Yjet ju japin sakaq sigurinë në marrjen e vendimeve, sidomos atyre të shpejta duke vepruar në mënyrë mjaft efektive. Iniciativa të reja, të cilat do të realizohen me kalimin e kohës dhe me mjaft aftësi prej jush. Nevoja juaj për të lëvizur, për të bërë diçka të re do të jetë e kënaqur plotësisht. “Jo” idesë së shpenzimeve që ditën e parë me partnerin. Bricjapi Energji të shkëlqyeshme ju falin yjet gjatë ditës së sotme në shenjën tuaj. Duke ju garantuar sukses në çdo fushë, sidomos në sektorin publik. Të qenit i shoqërueshëm, si edhe performanca e mirë e aspektit tuaj të përditshëm, do t’ju japin një kënaqësi të jashtëzakonshme. Ndiheni më të frymëzuar se kurrë. Lejojeni veten që të bini në dashuri. Dhe mos i fshihni aspak fantazite tuaja. Ujori Puna dhe biznesi janë në plan të parë gjatë ditës së sotme. Ju i keni kartat e duhura në mënyrë që të arrini të realizoni projekte konkrete, si edhe për të kënaqur dëshirën për një udhëtim jashtë programit, ose ta hidhni veten edhe në kënaqësi të kota. Kjo duket se është dita e drejtë për ta finalizuar situatën tuaj financiare. Peshqit Pa dyshim, që kjo ditë sot është e mbushur me momente dinamike, krijuese, kulturore dhe risi që jo vetëm do të arrijnë t’ju bëjnë euforikë, por në të njëjtën kohë, edhe ta rrisni çmimin tuaj në aspektin e prestigjit social dhe profesional. Sakaq, urtësia dhe ndjeshmëria që keni në kultivimin e ideve më të zgjuara, është e theksuar tashmë nga Hëna që shfaqet në shenjën tuaj në marrëveshje të mirë me Mërkurin (shenja e inteligjencës, tregtisë, udhëtimeve). Fat në fushën materiale. #Stela
Posted on: Wed, 16 Oct 2013 05:19:26 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015