Horoskopi ditor 17 tetor 2013 (Te 12 shenjat) Dashi Hëna në - TopicsExpress



          

Horoskopi ditor 17 tetor 2013 (Te 12 shenjat) Dashi Hëna në shenjën tuaj sot, arrin që të formojë një aspekt të shkëlqyer me Venusin. Së bashku, ato do të rrisin dëshirën tuaj për të dashuruar, si edhe për të krijuar gjëra apo situata në një nivel të lartë artistik. Ju mund të zbuloni sakaq, se jeni më romantikë se kurrë dhe se duhet të gjeni fjalët dhe gjestet e duhura për të shprehur ndjenjat ndaj personit që ju doni. Erosi sot merr ngjyra të ndritshme, ndjenjat bëhen të prekshme dhe aspak sipërfaqësore. Dashuri në shikim të parë. Mos e lini këtë të enjte pa bërë diçka të veçantë. Demi Pse të bëni skrupuj të panevojshëm në lidhje me një person i cili nuk ka asgjë të përbashkët me ju? Kur ju thjesht mund ta hiqni nga mendja dhe ta largoni nga jeta juaj pa patur asnjë vështirësi. Kujdesuni për ata që ua punojnë pas krahëve. Mos kini frikë gjithsesi se nuk janë njerëz të këqinj ata që ju ngrejnë kurthe, vetëm se kanë frikë prej jush dhe nuk ju duan nëpër këmbë. Harmoni të mira me bashkëpunëtorëve. Binjakët Lëvizjet e favorshme yjore ju sugjerojnë një të enjte të bukur, në gjendje për të shfrytëzuar burimet tuaja. Organizojini siç duhet mendimet tuaja, duke u fokusuar në projektet e interesave të reja, nëse kjo është ajo që ju mendoni se keni nevojë. Takime të preferuara me miqtë e vjetër dhe realizim i një ëndrre. Asgjë nuk do t’ju jepet nga rastësia, por nga gjëra që mund të arrihen vetëm me vendosmëri dhe këmbëngulje. Gaforrja Aftësia juaj për të mësuar dhe për të vënë në praktikë atë për të cilën ju keni studiuar, paraqitet shumë e mirë dhe në një masë të tillë që mund të rrisë efikasitetin tuaj. Fitime të shkëlqyera për ata që punojnë në fushat e kulturës, gazetarisë dhe tregtisë. Ku ka njerëz, atje jeni edhe ju. E kjo, do t’ju ndihmojë për të larguar ndjenjën e të qenit vetëm. Mjedisi i punës dhe interesat e dashurisë, janë të ndërthurura gjatë ditës së sotme. Luani Me Hënën në shenjën tuaj, elementi juaj i favorshëm yjor, kjo ditë paraqitet të jetë mjaft bujare dhe e hapur për shumë mundësi që do t’ju sjellin paqe në jetën tuaj të dashurisë dhe bashkëpunimeve. Sytë e tu janë më pak të hapur sot për të metat e partnerëve dhe miqve. Udhëtimet të preferuara, sikundër edhe zgjerimi i mëtejshëm i horizonteve të jetës. Virgjëresha Merrni përparësi sot nga ndikimi i qetë i yjeve për ta bërë më fitimprurëse rutinën tuaj të përditshme. Si e tashmja, ashtu edhe e ardhmja, do të paraqiten në rrethana të favorshme për ju, por nëse ju nuk i jepni edhe vetë një dorë fatit, ai i vetëm nuk mund të bëjë gjithçka. Në sferën ekonomike, nuk ka shenja të krizës apo të rënies. Peshorja Me një lehtësi më të madhe se zakonisht, sot do të paraqiteni në gjendje të përfitoni nga rrethanat që kanë avantazhe të konsiderueshme ndaj jush. Mos lejoni askënd ose asgjë që ta ngadalësojë ecurinë tuaj dhe mos i dëgjoni shantazhet emocionale të të tjerëve. Përkundrazi, duhet që të jeni të tronditur vetëm nga emocionet. Dashuria sot do t’ju japë momente të paharrueshme. Megjithatë, duhet të keni shumë kujdes gjatë takimit me partnerin tuaj, në qoftë se dëshironi që ai të mbetet sekret. Akrepi Të vendosur më shumë se kurrë për ta ngritur veten tuaj në një nivel profesional të caktuar, sot do të keni pse jo, edhe tendencën për të enë pak më mendjemadh se zakonisht. Por ju duhet që t’i dini përgjegjësitë tuaja dhe të ndiqni ritmin e nevojshëm të punës dhe të studimit, për t’i kompletuar detyrat tuaja në kohë. Mbështetuni nga një qartësi e gjykimeve tuaja, si edhe një sjellje diplomatike e nivelit të caktuar, sidomos nëse jeni duke vepruar në fusha që lidhen me komunikimin dhe botimin. Shigjetari Sensualiteti dhe ndjenjat dominojnë sot në fushën tuaj të dashurisë. Teksa paraqiten mundësi takimesh të reja. Jeni ende vetëm? Këto ditë ju do ta keni shumë të lehtë që të gjeni një partner të gatshëm në aspektin dashuror. Hëna dhe Venusi, favorizojnë rritjen e bukurisë suaj. Bricjapi Bashkëpunimi me të tjerët për ju duket se është një gjë mjaft e vështirë, veçanërisht nëse ju punoni në një biznes familjar. Të vendosni dhe të mendini vetëm me kokën tuaj, është një gjë e cila nuk mund të lejohet gjithmonë duke nënshkruar kushtet e veçanta të punësimit. Përshtatuni edhe ndaj nevojave të të tjerëve dhe kjo ka për të qenë zgjidhja më e mirë. Ujori Ju keni sot një energji të mirë dhe të mjaftuesh,e për të rregulluar çështjet e pazgjidhura nga e kaluara. Krijimtaria juaj tani do të nxitet nga predispozita e mirë e yjeve për t’ju ndihmuar në punët tuaja të përditshmë dhe dëshira për të bërë zbulime të reja. Sa i përket sektorit të dashurisë, bëhet fjalë për një përfshirje të mirë erotike dhe një rilindje e mundshme për ato marrëdhënie që kanë qenë të dëmtuara. Peshqit Ky është një moment i mirë për përvoja të reja, të cilat lehtësojnë zgjerimin e të ardhurave tuaja profesionale dhe të atyre financiare në të njëjtën kohë. Në jetën tuaj, do të ndiqni një kurs veprimi më koherent dhe të vendosur, duke treguar besim dhe këmbëngulje, pa e lejuar veten që të dominoheni nga të tjerët apo të ndikoheni nga idetë e tyre. Do të jeni vlerësuar në dy sektorë, si në atë profesional, edhe social në të njëjtën kohë. #Stela
Posted on: Thu, 17 Oct 2013 04:31:59 +0000

Recently Viewed Topics




© 2015