Horoskopi ditor 23 tetor 2013 (te 12 shenjat) Dashi (21 Mars - TopicsExpress



          

Horoskopi ditor 23 tetor 2013 (te 12 shenjat) Dashi (21 Mars – 20 Prill)Urani do ndikojë mjaft pozitivisht sot në jetën tuaj në çift. Falë ambicies që kanë pasur kohët e fundit financat do kenë një përmirësim të menjëhershëm. Demi ( 21 Prill – 20 Maj)Venusi do jetë në anën e çifteve sot dhe do iu sigurojë atyre një ditë harmonike dhe plot emocione. E vetmja gjë që mund ta prishte paksa atmosferën do ishte kokëfortësia juaj e tepruar. Binjaket (21 Maj – 21 Qershor)Ditë e mbushur plot me surpriza kjo e sotmja për çiftet. Pasioni do jetë i zjarrtë dhe emocionet gjithashtu do jenë të mëdha. Në planin financiar situata do jetë e vështirë. Gaforrja (22 Qershor – 22 Korrik)Ditë përgjithësisht pozitive për jetën në çift. Do ndiheni mirë pranë atij që dashuroni dhe nuk do keni çfarë të kërkoni më tepër. Në planin financiar do arrini të kryeni transaksione me rëndësi. Luani (23 Korrik – 22 Gusht)Do flisni hapur me partnerin tuaj sot dhe do i tregoni atij disa të fshehta që keni mbajtur prej kohësh. Në planin financiar nuk do ndodhë asnjë gjë për t’u veçuar, prandaj mundohuni të ruani ekuilibrin. Virgjeresha (23 Gusht – 22 Shtator)Marsi do e turbullojë sot jetën tuaj në çift. Mundohuni të mos reagoni pa u menduar nëse nuk doni të keni probleme serioze dhe matini mirë fjalët. Në planin financiar tregohuni të matur dhe të kursyer. Peshorja (23 Shtator – 23 Tetor)Dita e sotme do jetë si një ëndërr për të gjithë ata që janë në një lidhje. Në planin financiar duhet të tregoheni të arsyeshëm që mos keni tronditje. Akrepi (24 Tetor – 22 Nentor)Yjet do vazhdojnë ta mbrojnë edhe sot jetën tuaj në çift. Klima do jetë e ngrohtë dhe mjaft harmonike, prandaj nuk do keni për çfarë të qaheni. Në planin financiar intuita nuk do iu zhgënjejë. Shigjetari (23 Nentor – 21 Dhjetor)Mërkuri do iu riafrojë me partnerin tuaj sot dhe do iu nxitë të tregoheni më të kuptueshëm me të. Situata financiare nuk do ketë ndryshime të mëdha nga disa ditë më parë. Bricjapi (22 Dhjetor – 20 Janar)Jeta në çift nuk do jetë shumë e qetë sot. Plutoni do ndikojë negativisht dhe do iu nxitë të jeni më kërkues. Në planin financiar duhet të shmangni operacionet shumë të rrezikshme sepse do humbni mjaft. Ujori (21 Janar – 19 Shkurt)Nën influencën jo shumë të mirë të Jupiterit, do ndiheni të pasigurt për lidhjen që keni krijuar. Që situata financiare të jetë e qëndrueshme duhet të tregoheni shumë të matur me çdo lloj shpenzimi. Peshqit (20 Shkurt – 20 Mars)Marrëdhënia në çift do jetë shumë më e mirë sesa ata e mendonin. Do kaloni momente të këndshme pranë partnerit dhe euforia do iu pushtojë shpesh. Financat do fillojnë pak nga pak të përmirësohen. #Stela
Posted on: Wed, 23 Oct 2013 05:07:04 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015