Horoskopi javor i datës 02 me 07Dhjetore - TopicsExpress



          

Horoskopi javor i datës 02 me 07Dhjetore 2013 DASHI Ekonomia Do të jetë një periudhë shumë e mbarë për të ardhurat tuaja duke qenë se Afërdita ka bërë një lëvizje të rëndësishme në këtë periudhë. Duhet të mendoheni pak më gjatë në lidhje me një investim që mendoni të bëni. Dashuria Simpatia dhe sinqeriteti juaj do të jenë ato që ju bëjnë më të preferuarin e kësaj jave. Dëgjojeni me kujdes partnerin tuaj dhe atë që ai do t’ju thotë, pasi duhet të merrni një vendim së bashku gjatë javës. DEMI Ekonomia Marrëdhëniet shoqërore janë të rëndësishme për të ndërtuar diçka të re profesionalisht. Nëse merreni me studime, jeni në momentin e duhur për të marrë rezultate pozitive. Pak kujdes me shpenzimet e fundjavës. Dashuria Kjo javë ju sjell mbarësi për të bërë një ndryshim në çështjet tuaja personale, duke ju favorizuar në marrëdhënie me një person mjaft simpatik. Gjatë fundjavës do të merrni lajme pozitive dhe gjendja emocionale në formë të mirë. BINJAKËT Ekonomia Afërdita do të sjellë mbarësi në të ardhurat tuaja, pas një periudhe jo shumë të mirë. Dita e premte është e favorshme për të të filluar një biznes apo për të marrë një shumë të ardhurash të premtuara. Dashuri Të qenit materialist mund t’ju shkaktojë disa përplasje dhe keqkuptime në marrëdhënie me partnerin tuaj, i cili është më i fokusuar më tepër në ndjenja. Dita e shtunë në mbrëmje do të jetë shumë interesante për ju. GAFORRJA Ekonomia Nuk do të keni ide të qarta rreth asaj që mendoni të filloni, ndaj kërkoni edhe mbështetje. Dita e hënë fillon me shumë punë dhe lodhje çka do t’jua bëj javën pak të vështirë profesionalisht. Dashuria Romanca e kësaj jave është shumë e veçantë për mënyrën se si do të sjellë tek ju një person. Nuk duhet të mendoni për asgjë çfarë do të ndodhë, mjafton të jetoni momentin. Fundjava do të jetë e këndshme. LUANI Ekonomia Ndikimi i Afërditës në zonën tuaj të investimeve, do të jetë mjaft i ndjeshëm gjatë javës. Ju krijohet një mundësi mjaft e mirë për të bërë një lëvizje e cila ju siguron gjendje mjaft të mirë ekonomike, por edhe imazh profesional. Dashuria Në dashuri jeni pak tradicionalë dhe komunikimi juaj bëhet pak i vështirë. Gjatë kësaj jave mos veproni me impulsivitet, por mundohuni që të vendosni një marrëdhënie të qetë me partnerin tuaj, sidomos gjatë ditës së dielë. VIRGJËRESHA Ekonomia Komunikimi është fusha ku ju do të ndjeni më tepër siguri, ndaj përdoreni atë si një armë për të dalë nga situata jo e mirë ekonomike në të cilën ndodheni. Mendoni pozitivisht për një projekt që keni filluar. Dashuria Interesat tuaja për një person që keni pranë, do të jenë më të dukshme gjatë fundjavës, kur mendoni t’i bëni një ftesë. Dita e hënë është shumë e mbarë për të bërë celebrim apo për të marrë një vendim serioz për lidhjen tuaj. PESHORJA Ekonomia Shpenzimet do të jenë të shumta gjatë kësaj jave, edhe për disa gjëra që nuk i kishit menduar më parë. Disa dëshira do të duhet që t’i zëvendësoni me punë, pasi kështu keni mundësi që të rrisni të ardhurat tuaja. Dashuria Marrëdhënia me një person të familjes, do të jetë pak e vështirë në fundjavë për shkak të dëshirave të ndryshme që keni për të bërë një ndryshim në shtëpinë tuaj. Lidhja që sapo keni filluar, do të jetë shumë e këndshme. AKREPI Ekonomia Statusi juaj profesional do të ndryshojë gjatë ditës së premte duke qenë se ju caktohet një detyrë e re. Blerjet do të jenë mjaft të favorshme duke ju bërë fitues në çmime, pak kujdes gjatë fundjavës me biznesin tuaj. Dashuri Do të jetë dashuri me shikim të parë lidhja që nis rreth fundjavës. Kujdes të veçantë do të merrni nga partneri çka ju bën të ndiheni mirë. Edhe pse nuk e keni planifikuar, udhëtimi i fundjavës do të jetë shumë çlodhës. SHIGJETARI Ekonomia Pak e vështirë do të jetë kjo javë përsa i përket të ardhurave tuaja. Dita e shtunë ju sjell një mundësi të mirë për të bërë disa blerje apo bashkëpunime biznesi. Përfitoni gjatë favorizimit të ditës së hënë për të luajtur në llotari. Dashuria Afërdita është vendosur në romancën tuaj duke ju bërë më të ndjeshëm dhe të afeksionuar pas partnerit tuaj. Një propozim që ju vjen në fundjavë, është shumë i këndshëm, por mos merrni vendime që mund t’ju mërzisin. BRICJAPI Ekonomia Tashmë jeni në kohën e duhur për të bërë diçka pozitive profesionalisht, e cila do t’ju sjellë mjaft mbarësi. Bashkohuni me një grup kolegësh për të arritur qëllimet që ju aspironi, duke filluar prej ditës së hënë. Dashuria Do të zbuloni gjatë fundjavës ndjenjat e vërteta që një person ka për ju. Karakteri i tij do t’ju bëjë për vete pavarësisht se ndjenjat tuaja nuk janë shumë të qarta. Shëndeti juaj nuk do të jetë shumë i mbarë. UJORI Ekonomia Zgjuarsia dhe intuita juaj do të jenë shumë të favorshme për të zgjidhur një situatë në punën tuaj. Dita e premte ju bën të reflektoni disi në lidhje me punën dhe pasionin tuaj, nuk do të ecin në një vijë të drejtë. Dashuria Do të tërhiqeni emocionalisht nga një person me të cilin punoni. Kjo do të jetë pak e vështirë, por Afërdita me lëvizjen e saj ju sjell favorizime për tu ndier mirë në këtë lidhje. Marrëdhënia me fëmijët do të jetë e veçantë. PESHQIT Ekonomia Aventurat profesionale ju tërheqin më shumë gjatë kësaj jave. Nuk duhet të tërhiqeni nëse guxoni për të bërë diçka të re. Duke filluar prej ditës së martë keni mundësi pozitive në çështje studimesh apo arsim. Dashuria Humori dhe shoqëria e mirë janë ato që ju bëjnë të ndiheni të kënaqur gjatë kësaj jave. Fundjavën do të preferoni ta kaloni larg vendbanimit tuaj ose në udhëtim. Megjithatë në ndjenjat tuaja, nuk do të ketë shumë ngjarje.
Posted on: Wed, 04 Dec 2013 11:57:38 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015