Hosni Mubarak, ish-presidenti Egjiptian i rrëzuar nga pushteti - TopicsExpress



          

Hosni Mubarak, ish-presidenti Egjiptian i rrëzuar nga pushteti në revoltën e vitit 2011, do të lirohet nga burgu brenda 48 orësh, pasi prokuroria i hoqi atij akuzën për korrupsion, bëri të ditur avokati i tij për agjencinë e lajmeve Reuters. 85-vjecari Mubarak sidoqoftë do të përballet sërish me gjyqin lidhur me akuzat për urdhërim të vrasjes së protestuesve gjatë revoltës së vitit 2011. "Gjithcka që na ka ngelur është një procedurë e thjeshtë administrative që nuk do të zgjasë më shumë se 48 orë. Ai duhet të lirohet nga fundi i javës," tha avokati i tij. Sidoqoftë njëri prej djemve të tij do të mbetet në burg. Mubarak ka dalë disa herë para gjykatës që pas rrëzimit nga pushteti, ndërkohë që lirimi i tij vjen në një kohë që Egjipti po drejtohet nga një qeveri e përkoheshme.
Posted on: Mon, 19 Aug 2013 11:43:21 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015