Hoxhaj: Ndiqni shembullin e Kosovës, ndërhyni në Siri Hoxhaj, - TopicsExpress



          

Hoxhaj: Ndiqni shembullin e Kosovës, ndërhyni në Siri Hoxhaj, në një artikull i ka bërë thirrje vendeve perëndimore dhe atyre arabe të ndërhyjnë në Siri, ashtu siç bëri NATO në Kosovë. E shtune 24 Gusht 2013 14:59 Ministri i Punëve të Jashtme i Kosovës, Enver Hoxhaj, në një artikull të botuar në revistën prestigjioze amerikane për politikë ndërkombëtare, “Foreign Policy”, i ka bërë thirrje vendeve perëndimore dhe atyre arabe të ndërhyjnë në Siri, ashtu siç bëri NATO në Kosovë në vitin 1999, për të ndalur vrasjen dhe dëbimin kolektiv të shqiptarëve të Kosovës. “Lajmet dhe imazhet e dhimbshme që vijnë nga Siria, me civilë të vrarë, duke ikur nga shtëpitë e tyre dhe të cilët e shohin jetën e tyre të shkatërruar në duart e regjimit të Bashar al-Asad, kanë ringjallur kujtime pikëllues për ne që kemi përjetuar fushatën e spastrimit etnik në Kosovë në vitet 1990 nga Slobodan Miloshevici”, shkruan Hoxhaj Ai thekson se Kosova me shqetësim të thellë i ka marrë raportet për mundësinë e përdorimit të armëve kimike ndaj civilëve në kryeqytetin sirian, në Damask, nga regjimi diktatorial i Bashar al-Asadit, më 21 Gusht 2013. Ministri i Jashtëm, Enver Hoxhaj, e ka dënuar fuqimisht këtë akt që paraqet një krim të rëndë kundër njerëzimit, gjë që dëshmon barbarizmin e al-Asadit dhe aparatit të tij. Shefi i diplomacisë kosovare i ka bërë thirrje Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara që të përmbush mandatin e vet për të mbrojtur civilët e pafajshëm, ndërsa drejtësia ndërkombëtare të angazhohet për të sjellë para drejtësisë autorët e këtij krimi të tmerrshëm. Sipas Hoxhajt, ndërhyrja në Kosovë afirmoi se edhe pa mandatin e Këshillit të Sigurimit të OKB-së, vendet duhet të veprojnë për të parandaluar abuzimin nga regjimet me të drejtat e njeriut. “Atëherë, ndërhyrja humanitare nga bashkësia ndërkombëtare jo vetëm që i dha fund pastrimit etnik, por gjithashtu tregoi se ideja klasike e sovranitetit shtetëror nuk mund të përdoret si një mburojë për të justifikuar politikat shtypëse dhe krimet kundër njerëzimit”, thotë Hoxhaj. Qeveria e Kosovës, siç shprehet ai, që nga fillimi ka përkrahur vullnetin e popullit sirian për liri dhe demokraci, dhe ka mbështetur përpjekjet e komunitetit ndërkombëtar për t'i dhënë fund vuajtjeve të popullit të Sirisë. “Të drejtat e njeriut janë një objektiv kyç i politikës sonë të jashtme, dhe për një arsye të mirë. Përvoja e tmerrshme e Kosovës me Miloshevicin rezultoi në mijëra civilë të vrarë, shumë prej tyre të masakruar”, vlerëson ministri i Jashtëm Enver Hoxhaj, për “Foreign Policy”.
Posted on: Sat, 24 Aug 2013 22:00:17 +0000

Trending Topics



"margin-left:0px; min-height:30px;"> ON SALE! Bestopยฎ 51180-37 Spice Replace-a-Top(TM) Soft Top
Tony Burke Point at a random person scream your one of them run
Port & Company - Insulated Polypropylene Grocery Tote I found
My anniversary was magical!! You never realize how fast time goes
Today March 30th, is our son Tomi Majeks 1st birthday, one year
WE THE PEOPLE OF TENUKU IFIRA SALUTE YOU AND TAKE OUR HATS OFF....
Extra Big Size Flexfit Cap-Navy W07S42D Wooly Combed Twill by
Ok here are the questions Ive gotten.. I didnt answer them all but
Cobroking done right...equal results..the reverse is however
To start this new year in a loving way, Im participating in a

Recently Viewed Topics




© 2015