Hoxhaj dhe Cliff kanë biseduar lidhur me përgatitjen e - TopicsExpress



          

Hoxhaj dhe Cliff kanë biseduar lidhur me përgatitjen e zgjedhjeve lokale të 3 nëntorit E enjte 15 Gusht 2013 18:24 Ministri i Jashtëm, Enver Hoxhaj, ka biseduar me ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Ian Cliff, të cilin e ka njoftuar për progresin e gjithanshëm në Kosovë, për avancimin e proceseve integruese evropiane, si dhe për fuqizimin e vazhdueshëm të subjektivitetit ndërkombëtar të Kosovës. Lidhur me zhvillimit e fundit në Kosovë, Hoxhaj ka folur edhe për përgatitjet për mbajtjen e zgjedhjeve lokale të 3 nëntorit, të cilat sipas tij do të zhvillohen në të gjithë territorin e Kosovës, do të mbahen në përputhje me ligjet në fuqi në Republikën e Kosovës. Gjatë takimit, Hoxhaj ka shprehur mirënjohjen e popullit dhe Qeverisë së Kosovës për përkrahjen e vazhdueshme që Mbretëria e Bashkuar ka dhënë dhe po vazhdon të japë për Kosovën. Ministri i Jashtëm i Kosovës po ashtu theksoi interesimin e Qeverisë së Kosovës për fuqizimin e mëtutjeshëm të marrëdhënieve bilaterale me Mbretërinë e Bashkuar, si një ndër partnerët kryesor strategjik të Republikës së Kosovës. Ambasadori Cliff, vlerësoi progresin në Kosovë, duke konfirmuar përkrahjen e mëtutjeshme të Mbretërisë së Bashkuar për Kosovën, me theks të posaçëm në proceset integruese.
Posted on: Thu, 15 Aug 2013 18:00:53 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015