Hyji Atë: Asnjë vlerësim shkencor nuk do të ketë kuptim kur - TopicsExpress



          

Hyji Atë: Asnjë vlerësim shkencor nuk do të ketë kuptim kur dy diej të shihen E Djelë, 10 Nëntor 2013, ora 15:00 Bija Ime më e dashur, Dëshira Ime është të mbledh të gjithë fëmijët e Mi së bashku, së shpejti, për të dëshmuar Premtimin Tim. Dhurata Ime e Madhe do të vij në mes të persekutimit të tmerrshëm shpirtëror, kur gjithçka që Unë Jam do të mohohet. Zota të rinj, ku asnjë prej të cilëve nuk egziston, do të sillen në botë. Të mbuluar me një perde vezulluese ato do të krijohen për të ndaluar gjithë besimin në Egzistencën Time. E gjithë kjo herezi do ta shuaj Dritën e Zotit. Së shpejti, yjet nuk do të ndriçojnë më me forcën e tyre të madhe. Së shpejti, shenja të reja, të papritura, që do të sfidojnë gjithë kuptimin njerëzor të shkencës, do të tregohen nga Unë, ndaj një bote jobesimtare, kur fillimet e Ndërhyrjes Sime të shfaqen. Asnjë vlerësim shkencor nuk do të ketë kuptim kur dy diej të shihen. Asnjë shpjegim, sipas njohurive të kufizuara të njeriut, nuk do të ketë kuptim. Prapë se prapë, ata do ta marrin çdo shenjë, të dhënë botës nga Qielli, dhe do të thonë se kjo jetë tjetër njerëzore egziston në univers. Unë Jam Krijuesi i gjithë jetës. Unë e krijova njeriun. Unë e krijova botën. Kurrë mos e mohoni këtë, sepse kur ju e bëni këtë ju ndiqni një doktrinë të rreme. Çdo ndërhyrje nga Qielli – dhe do të ketë shumë – do të shpjegohet ndryshe. Kur të shikoni këto shenja, dijeni se Dita e Ardhjes së Dytë është afër. Unë ju kërkoj, fëmijë të dashur, që kurrë të mos më mohoni Mua apo të mohoni Premtimin Tim për t’i sjellë botës paqen dhe pajtimin përfundimtar, që është e juaja nëse ju e pranoni atë sipas Kushteve të Mia dhe jo tuajat. Vullneti Im është gati të kryhet më në fund. Për t’ju pregatitur ju, Unë do t’i tregoj botës shumë mbrekullira në qiell, në univers dhe në sistemin planetar. Kur ju të dëshmoni këto ngjarje, Unë dua që ju të jeni të gëzuar, sepse ju do ta dini se Unë Jam duke lajmëruar kthimin e Birit Tim për të përfunduar Premtimin Tim për shpëtimin e përjetshëm. Fshihini lotët nga sytë tuaj. Unë e di se sa të vështira do të jenë sprovat tuaja. Unë i referohem të gjithë Fëmijve të Mi, përfshi besimitarë dhe jo-besimtarë, si dhe ata që janë fajtor për mëkatin e tmerrshëm – asnjë prej jush nuk është i përjashtuar. Kur ju bashkoheni me Birin Tim, ju do të bëheni pjesë e Tij dhe ju do të mbretëroni me Atë në Parajsë, përgjithmonë. Ati juaj i dashur Hyji Më I Larti Mesazhi origjinal ne anglisht: thewarningsecondcoming/god-the-father-no-scientific-evaluation-will-ma
Posted on: Tue, 19 Nov 2013 08:35:10 +0000

Trending Topics



ided venue for CONSORTIUM to
So beautiful and honest. Thank you Jennifer Pastiloff for sharing
(Watch in HD) I must say Tonights class is leaving me w/ a huge
DB-Tech Wireless Remote Control 110V AC Outlet Switch Socket - 5

Recently Viewed Topics




© 2015