Hyji Atë: Unë e di se plani i abortit nëpër botë është i - TopicsExpress



          

Hyji Atë: Unë e di se plani i abortit nëpër botë është i kontrolluar E Enjte, 4 Korrik 2013 Bija Ime më e dashur, Koha Ime ka ardhur për të ndërhyrë, me forcë, në botë, në një kohë të mëkatit të madh kundër Meje. Durimi Im po vihet në sprovë dhe Zemërimi Im është trazuar, ndërsa dëshmoj fyerjet më të mëdha, që po kryhen kundër Meje. Si Krijuesi i të gjitha qënieve të gjalla, Unë Jam Autori i jetës. Unë e Krijoj atë ashtu si Unë dëshiroj dhe Unë i jap fund asaj sipas Vullnetit Tim të Shenjtë. Është atëherë kur njeriu përpiqet të ndërhyj me Vullnetin Tim, që Unë godas, sepse Unë nuk do ta toleroj ligësi të tillë. Ju që vrisni ndonjë nga fëmijët e Mi, jeta juaj do të marri fund. Unë do ta marr jetën tuaj, jo vetëm në trup, por edhe në shpirt. Asnjë jetë e përjetshme nuk mund dhe nuk do t’ju dhurohet ju. Jeta që ju merrni do të jetë rrënimi juaj. Një jetë për një jetë do të jetë ndëshkimi juaj. Mbani vesh, ju që vazhdoni të shkatërroni jetë në çdo formë. Unë e di se çfarë ju jeni dukë bërë. Unë e di se plani i abortit nëpër botë është i kontrolluar nga një grup mes jush. Unë e di se ato vënde, që nxitojnë drejt legjislacioneve të turpshme për të justifikuar abortin, janë thjesht kukulla. Ata mbahen prej fijesh ndërsa kërcejnë sipas muzikës së Grupit për Një Botë, i cili i bindet vetëm një zotërie. Besnikëria e tyre është ndaj bishës, plani më i madh i të cilit, për të shkatërruar qindra miljona jetë, po ecën me sukses, përmes mëkatit të abortit. Të palindurit janë një shënjestër e lehtë në sytë e tyre. Ata përdorin abortin për të ndërhyrë me Ligjet e Mia dhe Dhuratën më të madhe që Unë i kam dhuruar njeriut – Dhuratën e jetës. Arroganca e njeriut, i lidhur kokë e këmbë me bishën dhe e atyre mes jush që ai mashtron, më krijon Mua neveri. Dashuria Ime është e Fuqishme, por qëllimi juaj djallëzor, për të shkatërruar çfarë është e Imja, do të vij drejt një fundi të papritur, sa ju do të ulërini për jetën tuaj. Nëse ju nuk më thërrisni Mua me anë të Dhuratës së Rrëfimit, do t’ju tregohet fare pak Mëshirë. Për secilin prej jush që e shpërfill, e përkrah apo merr pjesë në marrjen e jetës së një të palinduri, ju do të pësoni të njëjtin ndëshkim. Shkatërroni këto jetë të pafajshme dhe jeta juaj do të merret. Unë kam vështruar, me dhimbje të tmerrshme, sa shumë ju më keni fyer Mua për kaq gjatë. Kohës suaj po i vjen fundi, sepse ju do të ndëshkoheni ashpër tani, për këtë vepër të rëndë kundër Hyjnisë Sime. Kujtoni, ka fare pak kohë për ju ta braktisni pranimin tuaj të abortit. Zemërimi Im shpejt do të bier mbi katër cepat e Tokës. Është për shkak të mëkatit të abortit, që njeriu do të pësoj ndëshkimin më të keq. As edhe një vënd nuk do të përjashtohet nga këto ndëshkime. Vetëm ato që nuk e pranojnë abortin do të kursehen nga dhimbja e tmerrshme që Unë do të shkaktoj në botë. Si Autori i jetës, asnjë njeri nuk e ka të drejtën të dali kundër Meje. Asnjë. Ai që guxon të mos më bindet Mua, duke më imituar Mua në marrjen e jetës, do t’i hiqet e gjithë jeta. Ati juaj Hyji Më I Larti
Posted on: Sat, 13 Jul 2013 10:42:19 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015