Hykmtete Bajrami Privatizimi i PTK-se - nje proces i - TopicsExpress



          

Hykmtete Bajrami Privatizimi i PTK-se - nje proces i deshtuar. Tentimi, dështimi dhe ri-tentimi për privatizim të 75% të aksioneve të PTK-së ka historinë e vet, histori kjo e mbushur me mungesë arsyeshmerie ekonomike, jo-transparencë absolute dhe afera korruptive. Kuvendi nuk e ka përkrahë privatizimin e PTK-së sepse Qeveria asnjëherë nuk ka mundur ta arsyetoj një nisëm të tillë, cili është qëllimi, shitja e një aseti fitimprurës nuk mund të jetë qëllim në vete. Kuvendi do të kishte aprovuar shitjen e PTK-së sikur Qeveria të përgjigjej në pyetjen se çfarë do të ndodhë me paratë nga shitja? Sikur Qeveria të dëshmonte se të ardhurat e shitjes do të investoheshin aty ku fitimi do të ishte më i madh se fitimi që gjeneron PTK-ja sot. Në vitin 2011, në mungesë të një vendimi nga Kuvendi, Qeveria e fut Nenin e famshëm 4, në ligjin e buxhetit, në fakt e kontrabandojë lejen e Kuvendit për privatizim të PTK-së. Mirëpo Ligji i buxhetit 04/L-001, është ligj njëvjeçar dhe ky ligj natyrshëm nuk është më në fuqi që nga 1 Janari i vitit 2012. Kështu pa aprovim të Kuvendit, duke u bazuar në Nenin 4 të ligjit të buxhetit të vitit 2011, Qeveria e filloj procesin e privatizimit. Në raundin e parë kemi pasur tërheqje të investitorëve serioz për shkak të procesit të korruptuar dhe aferave korruptive në vetë PTK, i fundit u tërhoq investitori Harvatski Telekom dhe në garë mbeti vetëm Austria Telekom (një ofërtues) ku mandej Qeveria u detyrua të shpallë të dështuar procesin me 17.10.2011 për ta filluar sërish në vitin 2012. Në rundin e dytë prapë ka pasur tri herë shtyrje të afatit të dorëzimit të ofertave. Me një proces ilegal (pa aprovim të Kuvendit) Qeveria shpalli fitues konsorciumin Axos & Najafi, fond investiv jo për 300 milion, as për 277 por për 242 milion euro. Edhe ky proces që shumë jo-transparent dhe shumë dyshues, deri tani kemi arë që Qeveria ka caktuar tri data për nënshkrim të kontratës dhe ka dështuar. Po të kthehemi të baza ligjore: Derisa raundi i parë bazohej në nenin 4, të ligjit të buxhetit të vitit 2011, raundi i dytë i filluar në vitin 2012 është komplet proces ilegal sepse nuk ka aprovim të Kuvendit që e kërkon Neni 9, i ligjit për ndërmarrjet publike (shin nenin 9). Neni 9 - Shitja e Aksioneve 9.1 Aksionet në një NP Qendrore mund të shiten lirisht nëse Qeveria miraton një vendim me shkrim me të cilin autorizohet një Komision Qeveritar për Privatizim për të vazhduar me tenderimin dhe shitjen e aksioneve, me kusht që ky vendim të miratohet me shumicë të thjeshtë votash nga Kuvendi i Kosovës. Pas miratimit të këtij vendimi nga Qeveria dhe Kuvendi, Komisioni Qeveritar për Privatizim është i autorizuar të kryejë një tender dhe t’i shesë aksionet në fjalë. Tani Qeveria ka sjellë në Kuvend për aprovim raportin prej 2 faqeve të punës se KQP -komisionit qeveritar të privatizimit. Deputetet nuk mund të aprovojnë punën e këtij komisioni i cili për pothuaj tri vite punoj pa lejen e tyre. Kjo do të ishte shkelje e rregullores së Kuvendit, ligjit për ndërmarrjet publike dhe e Kushtetutës. LDK-ja është e vetëdijshme se vlera e PTK-së ka rënë dukshëm dhe atë për dy arsye, e para sepse që nga viti 2010 Qeveria ka ndërprerë çdo investim kapital (duke lejuar që disa prej tyre të fillojnë në vitin 2013 me ritëm shumë të ngadaltë) dhe e dyta PTK-në e ka zhvlerësuar shumë procesi manipulues dhe tentimi i Qeverisë që ta shesë me çdo kusht. Çfarë duhet bërë? Procesi duhet të kthehet në pikën zero. Duhet të inicohet hetim nga ana e Kuvendit për tërë punen e KQP. Privatizimi nuk duhet të bëhet as tani dhe as në të ardhëm e afërt. PTK-së i duhet një menaxhment jo politik (ndërkombëtar ose vendor) i cili do të kontraktohej dhe do të paguhej për ta sjellë kompaninë në nivelin e paracaktuar të zhvillimit. Qeveria gjithashtu do të duhet të heqë dorë nga dividenta, mjetet e gjeneruara si fitim do të duhej të investoheshin për të zënë trendet teknologjike, investimet në teknologjinë 3G dhe në rrjetin kabllor optik. Kur kompanisë t’i kthehet imazhi, të vijë në nivelin e kënaqshëm të zhvillimit, të bëhet atraktive për investitor serioz atëherë Qeveria cila do qoftë ajo duhet të vijë në Kuvend me një strategji që arsyeton privatizimin e aksioneve të saj dhe atë jo domosdoshmërishtë 75%.
Posted on: Mon, 23 Sep 2013 19:33:10 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015