Hëna e 23 qershorit, më afër tokës Mbrëmjen e 23 qershorit - TopicsExpress



          

Hëna e 23 qershorit, më afër tokës Mbrëmjen e 23 qershorit qiellin do ta përshkonte një fenomen, i cili nuk mban statusin e të qenit i jashtëzakonshëm, gjithsesi, fenomeni i njohur me emrin superhëna është pothuaj i përvitshëm dhe dëshmon një spaktakël të këtij planeti. Në 23 qershor, njerëzit në mbarë botën panë një hënë të plotë më të madhe sesa zakonisht. Kjo hënë e plotë nuk është vetëm më e madhja që shfaqet, por edhe përballja më e afërt e Hënës me Tokën për të gjithë vitin 2013. Hëna “erdhi” më afër se kurrë Tokës dhe falë kombinimit mes hënës së plotë dhe distancës më të afërt me tokën në orbitën e saj eliptike rreth planetit tonë ishim dëshmitarë të asaj që njihet si super hëna. Ky fenomen, natyrisht që u shfaq edhe në Shqipëri, por përfshirja në ethet zgjedhore e vrau këtë spektakël të hënës, duke e ngrysur atë në një ngjarje rutinë.
Posted on: Mon, 24 Jun 2013 17:15:18 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015