I afërmi apo i largëti? Niçe ka thanë dashuria më e lartë - TopicsExpress



          

I afërmi apo i largëti? Niçe ka thanë dashuria më e lartë asht ajo ndaj të largëtit, se sa ndaj të afërmit. Jo gjithçka që thotë Niçe duhet ta marrim si të padiskutueshme. Gruen duhet me dashtë ma shumë se Megan Fox-in. Vëllaun duhet me dashtë ma shumë se Brad Pitin, njeriun i cili asht në të njëjtën kohë me ne duhet me dashtë ma tepër se dikënd i cili ka jetu dikur ose që do të jetojë në të ardhmen. Sepse së bashku jemi duke e përjetu ekzistencën, të largëtit janë veç fantazma. Këtë e ndërlidhi poashtu edhe me shpëtimin. Së pari duhet me shpëtu ma të afërmin në kuptimin fizik e pastaj ma të largëtin. Shembull: Nëse një anije asht fundosë, dhe ne kemi barkën e shpëtimit, a asht ma mirë t´i lëmë në ujë njerëzit që i kemi disa metra afër dhe të përpiqemi t´i shpëtojmë ata të cilët janë disa kilometra?! Krejtësisht e palogjikshme. Këtu jam me Moisiun "duaje të afërmin"!
Posted on: Fri, 23 Aug 2013 13:00:24 +0000

Recently Viewed Topics




© 2015