I ka thënë më shumë se një herë vetes ‘boll, nuk mundem - TopicsExpress



          

I ka thënë më shumë se një herë vetes ‘boll, nuk mundem më’... Por megjithatë, dashuria për muzikën dhe publikun që e ka përkrahur gjithnjë, kanë bërë që t’i vërë kryqin këtij mendimi. Kaltrina Selimi, këngëtarja e suksesshme e skenës shqiptare, tregon në intervistë për shtesën Summer pages të Gazeta Shqioptare të rejat nga jeta e saj profesionale dhe personale. Ajo zbulon përmes këtij rrëfimi se Adelina Ismaili ka qenë frymëzim për të në fillimet e karrierës si këngëtare, ndërsa mes këngëve të verës, e preferuara e saj është ajo e Dafina Zeqirit. Bukuroshja nga Kosova rrëfen gjithashtu edhe bashkëpunimin me kompozitorin që i ka dhuruar hitet e karrierës së saj, Flori Mumajesin, si dhe ndan disa copëza nga jeta private... Siç është për shembull marrëdhënia që ka me punët e shtëpisë dhe ‘dashuria’ për jetën e natës. Ke bërë pushime, apo ende jo? Nuk e di nëse mund ta quaj pushim, por gjatë xhirimeve të videoklipit në Kotor, bëra edhe disa ditë plazh. Ndërthura punën me qejfin. Vera është gjithmonë shumë e ngarkuar me punë. Ke menduar ndonjëherë t’u thuash ‘jo’ ofertave të koncerteve, për t’iu përkushtuar vetes dhe familjes? Më ndodh shumë shpesh të mos i pranoj ftesat për koncerte, pikërisht për shkak se dua ta shfrytëzoj verën edhe privatisht, pa u marrë me punë. A jetohet duke bërë muzikë? Nuk po flas në përgjithësi, sepse ka këngëtarë që vetëm investojnë në klipe pa pasur koncerte dhe duke marrë parasysh që muzika kërkon goxha investim, nëse nuk ke të ardhura nga mbrëmjet, natyrisht që nuk mund të jetosh me të… Por, nisur nga vetja, mund të them se po, jetohet me këtë profesion. Së fundmi, ke publikuar bashkëpunimin me grupin kosovar “Enton”. Si lindi ideja? Kush ia bëri ftesën tjetrit? Me Gencin dhe Milotin kemi shoqëri shumë të mirë dhe gjithmonë kur jemi takuar kemi biseduar për një bashkëpunim të mundshëm dhe ja që më në fund u realizua. Në klip ti je femra që merr vendimet, a ndodh edhe në jetë kështu? Nëse do të flas për profesionin, mund të them se gjithmonë kam kërkuar mbështetjen e familjes dhe shoqërisë së ngushtë kur vinte puna tek vendimet. Kështu ndodh edhe sot. Ndërsa në jetën private marr vendime, por jo shumë të prera (qesh). Përveç bashkëpunimit ke sjellë edhe një singëll... Është e vërtetë. Sapo kam lansuar projektin tim të radhës. Në fakt është pak vonë, mirëpo më është dashur të punoj shumë për të. Me kë ke bashkëpunuar? Kam bashkëpunuar me kompozitorin, që mendoj se më ka krijuar disa prej këngëve më të suksesshme të karrierës… Flori Mumajesi ka bërë kompozimin dhe orkestrimin e këngës “Zemër”, nga puna me të cilin jam ndarë shumë e kënaqur. Teksti është shkruar nga Endrit Mumajesi, kurse videoklipi është xhiruar nga bashkëpunëtorët e mi të ngushtë, nga produksioni ASHA, me të cilët kam punuar në tre klipet e fundit dhe meqë kam mbetur shumë e kënaqur nga puna me ta, vendosa që të jenë sërish bashkëpunëtorët e mi edhe për këtë klip. Cila nga këngët e publikuara deri tani nga artistët shqiptarë është e preferuara jote? Është e vështirë t’i dallosh, se ka shumë, por më pëlqen dhe më bën të kërcej shumë kënga e Dafinës. Cila prej këngëtareve shqiptare ka qenë frymëzim për ty në fillim e karrierës? Nuk diskutohet që ka qenë Adelina Ismaili. Po tani cila është e preferuara jote? Një pyetje pa përgjigje të prerë, sepse nuk mund të them dot vetëm një emër, pasi ka shumë që më pëlqejnë dhe këtë e them shumë sinqerisht. A ke një peng në karrierën tënde? Po, e kam një peng... Kënga “Ditëlindja”, që është një prej këngëve që jo vetëm unë, por shumë njerëz e duan, më ‘shpëtoi’ pa i realizuar një videoklip… Edhe sot e kësaj dite, pas kaq vitesh e mendoj t’ia bashkëngjis një klip, por ende nuk e kam vendosur përfundimisht se çfarë do të bëj. Si po ecën martesa? Martesa si gjithmonë shumë mirë, edhe pse në largësi me Dritonin… Po i mungojmë shumë njëri-tjetrit. Kur do ta bëni dasmën? Nuk po them asgjë konkrete, sepse dëshira për një dasmë sa vjen e më largohet. Po plan për fëmijë keni? Plane për fëmijë kemi si asnjëherë më parë (buzëqesh)
Posted on: Sat, 03 Aug 2013 15:11:34 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015